Izolimi i Kosovës? Kosova – Afganistani: 5:22
19 November 2009
Berlin – Pristina
Click here to view this document as a PDF file in A4 format. To download the PDF file to your computer, right-click here, select "Save Link/Target As..." in the contextmenu and choose a destination on your hard disk. If you are having problems opening this PDF file, please click here for help. Please note that the PDF version of this document also contains footnotes that are not used in its web version.
BE-ja dhe izolimi i Kosovės

Nė shkurt tė vitit 2008, Kosova shpalli pavarėsinė. Franca ishte shteti i parė i BE-sė qė njohu shtetin e ri, pasuar nga Gjermania, Britania e Madhe, si dhe gjitha shtetet tjera tė BE-sė pėrveē pesė sosh (Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja).

Nė maj tė vitit 2008, Bashkimi Evropian filloi procesin e liberalizimit tė vizave pėr Ballkanin Perėndimor. Ai pėrcaktoi listėn (udhėrrėfyesin) me afro 50 kushte strikte – nga kufijtė mirė tė siguruar deri tek procedurat e rregulluara tė azilit, nga pasaportat e pafalsifikueshme deri tek pėrmirėsimi i bashkėpunimit ndėrkombėtar policor – qė Shqipėria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do tė duheshin t'i pėrmbushnin pėr tė pėrfituar nga udhėtimet pa viza. BE-ja gjithashtu krijoi njė mekanizėm pėr vlerėsimin e pėrparimit nė tė cilin pėrfshihen ekspertė nga Komisioni dhe shtetet anėtare. Ideja themelore ishte qė tė sigurohet qė procesi i liberalizimit tė jetė strikt dhe i drejtė, ngase si i tillė do t'i shėrbente interesave tė BE-sė dhe tė rajonit.

Nė dhjetor tė vitit 2008, BE-ja dėrgoi Misionin pėr Sundimin e Ligjit (EULEX) nė Kosovė. Aktualisht, ai punėson nė terren mė se 1,622 tė BE-sė dhe 1,021 punėtorė vendorė (gjithsej: 2,643 sish). Me njė buxhet vjetor mbi 200 milionė Euro, ėshtė misioni mė i madh i llojit tė vet qė ėshtė ngritur ndonjėherė. Synimi i tij ėshtė tė ndihmojė zhvillimin e institucioneve tė sigurisė dhe atyre gjyqėsore tė Kosovės. Ashtu siē u tha nga Havier Solana, gjatė shpalljes sė zbarkimit tė EULEX-it nė dhjetor tė vitit  2008:

"Misioni i EULEX-it po vendoset pėr t'i asistuar Kosovėn nė pėrparimin e saj drejt arritjes sė standardeve evropiane nė fushat e policisė, drejtėsisė, doganave dhe shėrbimeve korrektuese … Ky Mision ėshtė dėshmi e pėrkushtimit tė fuqishėm tė BE-sė pėr Ballkanin Perėndimor, si dhe do tė kontribuojė nė avancimin e stabilitetit nė gjithė rajonin."

Kėto tri zhvillime, tė cilat zunė vend brenda njė periudhe prej disa muajsh, ngritėn pritjet nė Kosovė. Kishte shpresė qė periudha e paqartėsisė dhe izolimit qė kishte filluar me shpėrbėrjen dramatike tė Federatės Socialiste Jugosllave mė 1991 po i afrohej fundit. Njė tjetėr shpresė ishte qė pengesat tejet tė mėdha pėr udhėtim tė lirė me tė cilat pėrballeshin gjithė banorėt e Kosovės – pengesa qė ishin vėnė qė mė 1991 – pėrfundimisht do tė tejkaloheshin. E gjithė kjo nuk do tė arrihej lehtė, dhe kėtė e pranonin njerėzit. Do tė nevojiteshin institucione e reforma, si ēdokund tjetėr nė Ballkan – por tani sė paku do tė kishte njė perspektivė qė kosovarėt t'i bashkoheshin sėrish rrymės evropiane.

Vendi mė i izoluar nė botė

Megjithatė, deri tash, kėto shpresa nuk janė realizuar. Qytetarėt e Kosovės janė mė tė izoluar tani, nė kuptimin e kushteve pėr viza, sesa nė cilėndo periudhė tė gjysmė-shekullit tė fundit. Kosova mbetet njė prej vendeve mė tė izoluara nė botė.

Njė mėnyrė pėr matjen e masės sė kėtij izolimi ėshtė duke shikuar numrin e vendeve nė tė cilat mund tė udhėtojnė pa viza bartėsit e pasaportave kosovare. Pasaporta e re e Kosovės, qė u lėshua pėr herė tė parė nga Qeveria e Kosovės nė korrik tė vitit 2008, ėshtė aktualisht njė prej dokumenteve tė udhėtimit mė sė paku tė dobishme qė ėshtė prodhuar ndonjėherė. Pronarėt e kėtyre pasaportave mund tė udhėtojnė nė vetėm 5 vende pa vizė: tek fqinjėt Shqipėria, Mali i Zi dhe Maqedonia, Turqia dhe Haiti. Edhe qytetarėt e Afganistanit – vendit me pozitėn mė tė ultė nė "Indeksin e Kufizimeve tė Vizave" tė Henley & Partners pėr vitin 2008 – mund tė udhėtojnė nė mė shumė vende pa viza.

Tabela: Henli e partnerėt, "Indeksi i kufizimit tė vizave", 2008

Vendi

numri i destinacioneve ku udhëtohet pa viza

Denmark

157

Finlanda
Serbia dhe Mali i Zi
Somalia
Afganistani

Kosova*

156
50
25
22

5

 

*Kosova nuk gjendet nė kėtė Indeks, por ėshtė shtuar nga ESI.

Njė mėnyrė tjetėr e matjes sė izolimit ėshtė tė shihet se sa e lehtė ėshtė tė merret viza. Frustrimi dhe pasiguria qė pėrcjell procesin e kushtueshėm tė aplikimit pėr vizė Shengen ėshtė buka e pėrditshme e shumė qytetarėve tė Ballkanit. Nė Kosovė, situata ėshtė edhe mė e keqe sesa nė vendet tjera tė Ballkanit. Sė pari, nė Prishtinė ekziston njė numėr i kufizuar i konsullatave: mė pak se 10 nga 27 shtetet anėtare lėshojnė viza nė Kosovė. Kėshtu, marrja e vizės shpesh kėrkon udhėtime jashtė Kosovės: nė Shkup (Maqedoni), Beograd (Serbi) apo Tiranė (Shqipėri). E kjo kushton. Sipas rezultatit tė njė OJQ-je kosovare, njė aplikacion i rėndomtė pėr vizė kushton mesatarisht 124 Euro. Kjo ėshtė shumė tejet e lartė pėr njė amvisėri kosovare – ngase paga mesatare mujore ėshtė 240 Euro. Pėr t'i pėrkeqėsuar gjėrat edhe mė tepėr, paratė e shpenzuara nė aplikim janė investim i rrezikshėm, pasi gati gjysma e gjitha aplikacioneve pėrfundojnė nė refuzime.

As mjete e as qėllime

Si u bė qė Kosova u rendit nėn Afganistanin? Tri gjėra na ēojnė drejt pėrgjigjes: 1991-shi dhe rėnia e Jugosllavisė socialiste; 1999-ta dhe fundi i luftės sė Kosovės; si dhe 2009-ta dhe ndikimi i strategjisė evropiane tė vizave pėr Serbinė nė Kosovė. 

Mė vitin 1991, pas fillimit tė luftės nė Kroaci dhe shpėrbėrjes sė Jugosllavisė socialiste, shumica e vendeve evropiane vendosi kushtet e vizave pėr bartėsit e pasaportave jugosllave. Ėshtė me rėndėsi tė ceket qė deri nė atė kohė, kosovarėt, si gjithė qytetarėt e ish-Republikės Federative Socialiste tė Jugosllavisė, mund tė udhėtonin lirisht nė gjithė Evropėn. Pas vitit 1991, kosovarėt me pasaporta jugosllave ende mund tė udhėtonin drejt disa dhjetėra vendeve pa viza. Kėto pėrfshinin Bullgarinė, Rusinė, Turqinė dhe Kubėn.

Mė 1999, pas luftės dhe krijimit tė protektoratit tė OKB-sė, kosovarėt kishin mundėsinė e zgjedhjes mes dy dokumenteve. Njėri ishte Dokumenti i Udhėtimit i UNMIK-ut. Ky i mundėsonte kosovarėve tė udhėtonin drejt vetėm tre vendeve pa vizė: Shqipėri, Maqedoni dhe Mal tė Zi (ky i fundit ende pjesė e Jugosllavisė nė atė kohė).  Tjetri ishte pasaporta jugosllave (mė vonė e Serbisė), e cila pas vitit 1999 u bė mė e vėshtirė pėr t'u nxjerrė. Pjesa mė e madhe e arkivave tė Kosovės, duke pėrfshirė regjistrat e amzės dhe martesave u bartėn nė Serbi mė 1999. Si rezultat, kosovarėt do tė duhej tė shkonin nė Serbi pėr tė marrė pasaportėn, tė paguajnė njė ndėrmjetės (deri nė 500 euro) apo tė aplikojnė pėrmes institucioneve paralele tė financuara nga Beogradi nė zonat e banuara me serbė nė Kosovė. Shumė e kanė bėrė kėtė (shpesh, njė prej arsyeve ishte qė me pasaportė jugosllave mund tė udhėtonin drejt mbi 40 shteteve tė botės pa vizė).

Nė gusht tė vitit 2008, Serbia filloi lėshimin e pasaportave biometrike, kėrkesė kjo e parashtruar me udhėrrėfyesin e BE-sė. 7,141 kosovarė fatlumė e kanė marrė atė. (Pasaportat do t'u mundėsojnė atyre tė udhėtojnė pa viza drejt shteteve tė Shengenit nga 19 dhjetori 2009). Por, mė 2009 u bė e vėshtirė pėr kosovarėt (pa marrė parasysh etninė) qė tė marrin pasaportėn serbe. Komisioni Evropian i kėrkoi Serbisė tė ndalojė lėshimin e tyre pėr kosovarė deri nė kohėn kur njė "Drejtori Koordinuese" e veēantė brenda Ministrisė sė Brendshme nė Beograd tė themelohej si organi i vetėm i autorizuar qė t'i lėshojė banorėve tė Kosovės pasaporta. Pasi autoriteti lėshues gjithmonė pėrmendet nė pasaporta, kjo do t'i bėnte pasaportat e banorėve tė Kosovės tė dallueshme – si dhe do t'i pėrjashtonte ata nga udhėtimi pa viza. Siē u tha nė propozimin e Komisionit, tė datės 15 korrik 2009:

"… nė kuptimin e brengave tė sigurisė, veēanėrisht nė lidhje me migrimin e paligjshėm nga personat qė banojnė nė Kosovė dhe personat, ceertifikata e shtetėsisė e tė cilėve ėshtė lėshuar pėr territorin e Kosovės nėn Rezolutėn e OKB-sė 1244/99 … Komisioni konsideron qė poseduesit e pasaportave serbe tė lėshuara nga Drejtoria e veēantė e Koordinimit (Koordinaciona uprava nė serbisht) do tė pėrjashtoheshin nga regjimi pa viza pėr Serbinė."

Kėsisoj, nė qershor tė vitit 2009, Serbia ndaloi sė lėshuari pasaporta biometrike pėr banorėt e Kosovės (duke pėrfshirė serbėt e Kosovės). Nė gusht tė vitit 2009, Drejtoria e Koordinimit nė Beograd i hapi dyert e veta. Asnjė kosovar nuk mund tė marrė pasaportė serbe pa shkuar nė Beograd, ndėrsa as udhėtimi drejt Serbisė nuk ėshtė i lehtė: Serbia nuk njeh as letėrnjoftimet e  as pasaportat e Kosovės. Ēdo gjė ėshtė bėrė pėr tė vėshtirėsuar sa mė shumė marrjen e pasaportės serbe. 

Politikanėt kosovarė pėrgjithėsisht e mirėpritėn kėtė zhvillim, duke e parė at si hap drejt shkėputjes sė lidhjeve me Serbinė. Megjithatė, atė qė nuk e mirėpritėn ishte propozimi i Komisionit pėr tė vendosur Kosovėn nė "Listėn e Zezė" tė Shengenit, si territor pėr statusin e tė cilit nuk mund tė pajtohet ende BE-ja (pra nėn rezolutėn e KS tė OKB 1244), bashkė me Autoritetin Palestinez dhe Tajvanin. Pėr tė qenė edhe mė keq, Komisioni as nuk ka pėrmendur ndonjė mundėsi tė procesit tė liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn.

Ndėrkohė, Komisioni ka parashtruar njė propozim pėr fillimin e njė "dialogu pėr vizat me perspektivė tė liberalizimit tė vizave" pėr Kosovėn. Megjithatė, ai ėshtė pėrmbajtur nga pėrdorimi i terminologjisė sė njėjtė si tek procesi i liberalizimit tė vizave pėr pesė vendet e para tė Ballkanit Perėndimor – pėr shembull, nuk pėrmendet udhėrrėfyesi pėr viza. Kjo nė fakt do tė thotė qė kosovarėt – tė vetmuar mes qytetarėve tė Ballkanit – nuk kanė kurrfarė garancish nga BE-ja qė do tė trajtohen si fqinjėt e tyre nėse i plotėsojnė kushtet e veēanta, dhe kur t'i plotėsojnė ato. Nėse udhėrrėfyesi ėshtė mjeti, e liberalizimi qėllimi, kosovarėt s'e gėzojnė as njėrin as tjetrin.

Kosova kundrejt Tajvanit

Ekzistojnė tri shpjegime tė mundshme pse Komisioni Evropian nuk ka shpallur tė njėjtin proces pėr Kosovėn ashtu si pėr pesė vendet e para.

I pari ka tė bėjė me statusin e Kosovės. Me pesė shtete anėtare qė refuzojnė tė njohin pavarėsinė e Kosovės, sipas logjikės, nuk do tė mund tė ofrohej udhėrrėfyesi. Ky supozim duket i kėnaqshėm nė pamje tė parė. Megjithatė, siē kanė theksuar njė numėr ekspertėsh ligjorė – duke pėrfshirė ish-ministrin e brendshėm tė Italisė (Xhuliano Amato) dhe Oto Shili (Gjermani) – ėshtė i gabueshėm.

Nė kėtė moment, ėshtė duke zėnė vend njė dialog shumė serioz mbi vizat mes Komisionit Evropian dhe Republikės sė Tajvanit. Tajvani nuk ėshtė pranuar nga asnjė shtet anėtar i BE-sė. Por, kjo nuk shihet si pengesė. Siē thuhej nė njė raport lajmesh mė 29 tetor:

"I dėrguari i lartė i Bashkimit Evropian nė Tajvan tha tė mėrkurėn qė Komisioni Evropian ėshtė duke punuar fuqimisht me autoritetet tajvaneze nė mundėsimin e privilegjeve pa viza pėr shtetasit tajvaneze qė hyjnė nė zonėn e Shengenit, por shtoi qė nuk ka ndonjė afat pėr kėtė. Gi Ledu, udhėheqės i Zyrės Evropiane pėr Ekonomi e Tregti me bazė nė Taipei, i tha CNA-sė qė "jemi duke punuar pėr tė dorėzuar njė propozim para fundit tė vitit, por nuk jam i sigurt nėse mund tė bėhet apo jo". Ai theksoi qė mandati i Komisionit aktual tė BE-sė do tė skadojė nė fund tė tetorit, si dhe pritet qė Komisioni i ri tė marrė mandatin nė janar."

Britania dhe Irlanda (anėtare tė BE-sė, jo pjesė e Shengenit) kanė tanimė i kanė liruar nga vizat qytetarėt e Tajvanit.

Nė fakt, zyrtarėt pėrgjegjės tė Komisionit i thanė ESI-t qė nuk shihnin ndonjė lidhje mes statusit tė Kosovės dhe vendimit pėr ta pėrfshirė atė nė Listėn e Bardhė tė Shengenit. Njė gjė qė e bėn kėtė situatė shumė mė tė mjegullt ėshtė fakti qė Komisioni nuk ka dhėnė ende asnjė deklaratė zyrtare pėr ta qartėsuar kėtė huti.

Njė shpjegim tjetėr pėr mungesėn e njė strategjie kredibile tė BE-sė pėr Kosovėn do tė mund tė ishte qė ky thjesht paraqet njė lėshim nga Komisioni dhe shtetet anėtare tė BE-sė. Ėshtė e vėrtetė qė pėr njė kohė tė gjatė politikanėt kosovarė nuk kanė lobuar pėr liberalizim vizash – pėrkundėr homologėve tė tyre tė vendeve tjera nė Ballkan. (Ministri i jashtėm i Kosovės ende nuk ka kėrkuar qė Kosova tė marrė udhėrrėfyesin dhe tė trajtohet njėjtė si secili vend tjetėr ballkanik.) Kosova sigurisht qė ka pasur mjaft gjėra pėr t'u marrė nė vitin e parė tė pavarėsisė – pėrcaktimi i prioriteteve ka qenė i vėshtirė. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė qė zyrtarėt e BE-sė jozyrtarisht kanė dekurajuar qeverinė nga kėrkesat e zėshme.

Nė anėn tjetėr, nėse ky me tė vėrtetė ka qenė lėshim, do tė mund tė sanohej lehtė tani. Disa ministra e ambasadorė tė Kosovės, si dhe shumica e pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile, janė zgjuar sė voni dhe kanė kėrkuar trajtim tė drejtė, jo tė veēantė. Qeveria e Kosovės ka miratuar nė mėnyrė tė njėanshme udhėrrėfyesin e vet (tė modeluar sipas atyre tė vendeve tjera rajonale), njė plan veprimi, dhe reformat tjera specifike (pėr listėn e detajuar shih Shtojcėn). Ajo gjithashtu ka nėnshkruar marrėveshje tė dyanshme tė bashkėpunimit policor dhe riatdhesimit me vende tė ndryshme tė BE-sė.

Pėrfundimisht, Parlamenti Evropian ėshtė kyēur nė kėtė debat duke ngritur zėrin e vet me ndikim nė proces. Mė 12 nėntor, ai miratoi mendimin e vet mbi propozimin e Komisionit pėr viza. Me 550 vota pro, 51 kundėr dhe 37 abstenime, parlamenti kėrkon "dialog me Kosovėn pėr viza me qėllim tė vendosjes sė udhėrrėfyesit pėr mundėsimin dhe liberalizimin e vizave, ngjashėm me ato tė vendosura me vendet e Ballkanit Perėndimor.

Vlerėsimi i rrezikut

Por, ēka nėse arsyet e vėrteta pėr refuzimin e dhėnies sė udhėrrėfyesit tė Kosovės nuk janė brenga ligjore apo lėshime, por paragjykim mė i thellė kundrejt Kosovės dhe kosovarėve? Formulimi i propozimit tė Komisionit mė datė 15 korrik 2009 sugjeron mė shumė kėtė shpjegimin e tretė. Ai thekson qė udhėtimi pa viza pėr kosovarėve pėrbėn njė rrezik tė jashtėzakonshėm pėr sigurinė. Me fjalėt e Komisionit:

"Kosova nėn Rezolutėn e KS tė OKB 1244/99 do tė vendoset nė Shtojcėn I tė Rregullores ashtu qė personat qė banojnė nė Kosovė do t'i nėnshtrohen obligimit tė vizave. Ky propozim motivohet ekskluzivisht nga brengat e sigurisė tė pėrcaktuara objektivisht, sidomos nė lidhje me potencialin e migrimit tė paligjshėm qė lind dhe kalon pėrmes Kosovės nėn Rezolutėn e KS tė OKB 1244/99. Kjo bėhet pa paragjykim ndaj statusit aktual tė Kosovės nėn Rezolutėn e KS tė OKB 1244/99."

Kjo ide e "rrezikut pėr sigurinė", e mbėshtetur nga disa shtete anėtare me ndikim, do tė shpjegonte insistimin e Komisionit nė privimin e udhėtimit pa viza edhe tė atyre qytetarėve tė Kosovės tė pajisur me pasaportat e reja biometrike serbe – dhe jo privimit tė poseduesve tė pasaportave biometrike tė Serbisė nėse ata vijnė nga cilido vend tjetėr i botės (si pėr shembull nga Bosnja e Hercegovina).

Por, a mund tė jetė e vėrtetė qė ofrimi i heqjes sė vizave pėr 2 milionė kosovarė – popullsi kjo sa e Hamburgut – tė shihet nga disa si rrezik mė i madh sesa hapja e portave pėr 22 milionė rumunė dhe 8 milionė bullgarė (mė 2001) apo 3 milionė shqiptarėve, 7.4 milionė serbėve, 2 milionė maqedonėve, 4 milionė boshnjakėve dhe 670,000 malazezėve?

Kjo duket irracionale pėr dy arsye. Sė pari, vetė ideja e udhėrrėfyesit tė vizave ėshtė tė identifikojė dhe trajtojė problemet konkrete qė kanė tė bėjnė me BE-nė. Ofrimi i udhėrrėfyesit pėr Kosovėn nuk i premton kosovarėve qė do tė fitojnė heqjen e vizave pa plotėsuar disa kushte mjaft tė vėshtira. Ėshtė e kundėrta, ai pėrcakton ndryshimet e domosdoshme dhe shtyn qeverinė e Kosovės tė realizojė reforma tė caktuara (shpesh tė kushtueshme). Ai i ofron shoqėrisė civile dhe medieve kriteret nė bazė tė tė cilave do tė mbanin qeverinė e tyre para pėrgjegjėsisė nėse reformat ngadalėsohen. Sė dyti, udhėrrėfyesi pėr viza do t'i jepte EULEX-it mundėsi pėr njė rritje qenėsore tė legjitimitetit duke i mundėsuar atij qė ta ndihmojė qeverinė e Kosovės nė arritjen e qėllimit tė pėrqafuar nga gjithė qytetarėt e Kosovės. Veē janė shfaqur individė qė sfidojnė legjitimitetin e EULEX-it.

Logjika e mosofrimit tė njė udhėrrėfyesi normal pėr Kosovėn duket tė ngushtohet nė shpjegimin vijues: institucionet e Kosovės do tė bėjnė gjithēka qė BE-ja do, pa ndonjė premtim konkret qė do tė trajtojė Kosovėn ashtu si ka trajtuar vendet tjera nė rajon. Ministria e Brendshme e Kosovės do tė ndėrmarrė reforma, tė pranojė marrėveshjet e riatdhesimit, si dhe tė bashkėpunojė me EULEX-in, edhe pa udhėrrėfyes normal.

Tronditja e pritur mė 2010

Ekzistojnė arsye tė mira pėr tė besuar qė trajtimi i Kosovės ndryshe nga fqinjėt nuk do tė funksionojė. Nė fakt, politika e BE-sė ka mundėsi tė krijojė njė tronditje tė thellė mė 2010, pasi qytetarėt e Kosovės tė kuptojnė se sa tė pafavorizuar janė nė krahasim me fqinjėt e tyre. Nė pranverė tė 2010-ės, pasi Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipėria dhe Maqedonia t'i bashkohen Bullgarisė dhe Rumanisė si shtete ballkanike qytetarėt e tė cilave gėzojnė mundėsinė e udhėtimit pa viza drejt Evropės, kosovarėt do tė fillojnė tė parashtrojnė pyetje tė mundimshme rreth udhėheqėsve tė tyre, BE-sė dhe legjitimitetit tė EULEX-it. Ndėrkohė, politikanėt e Kosovės, duke kuptuar qė nuk po trajtohen seriozisht – qė koncepti strikt por i drejtė vlen pėr tė tjerėt, jo pėr ta – nuk do tė jenė edhe aq tė prirė tė investojnė nė reforma tė cilat janė vėshtira e tė shtrenjta.

Pėrvojat e kohės tregojnė qė aty ku pėrcaktohet njė proces i qartė i udhėrrėfyesit, fuqia e butė e BE-sė rritet nė masė eksponenciale. Nėse BE-ja ėshtė e interesuar tė ndėrtojė kapacitetet institucionale nė Kosovė, si dhe financon misionin mė tė madh tė sundimit tė ligjit nė historinė e BE-sė, nuk ka kurrfarė kuptimi tė mos pėrcaktojė kushtėzimet mė tė forta tė mundshme. 

Pra, ēfarė duhet bėrė? Pėrgjigja ėshtė e lehtė dhe mund tė gjendet nė raportin e Parlamentit Evropian: 

"… Komisioni, brenda kornizave tė kompetencave tė tij, si dhe nė frymėn e Rezolutės sė KS tė OKB 1244 (1999), duhet tė fillojė dialogun pėr viza me Kosovėn, me qėllim tė vendosjes sė udhėrrėfyesit pėr lehtėsimin dhe liberalizimin e vizave, ngjashėm me udhėrrėfyesit e vendosur me vendet e Ballkanit Perėndimor."

Ministrat e brendshėm tė BE-sė, qė takohen nė fund tė nėntorit pėr tė vendosur mbi propozimin e Komisionit pėr viza, do tė bėnin mirė ta kenė parasysh kėtė.

 

SHTOJCĖ: Hapat e njėanshėm tė ndėrmarrė nga Qeveria e Kosovės pėr tė plotėsuar kushtet e vizave

Strategjitė:

Udhėrrėfyesi: Qeveria e Kosovės zyrtarisht ka miratuar udhėrrėfyesin e vet (tė njėanshėm), tė modeluar afėrsisht me shembujt e vendeve fqinje nė maj tė kėtij viti. Si vazhdimėsi e kėsaj, ėshtė angazhuar njė ekip konsulentėsh pėr tė ndihmuar nė pėrgatitjen e planit tė veprimit pėr koston dhe zbatimin e udhėrrėfyesit. Plani i veprimit u miratua nga qeveria nė nėntor tė vitit 2009.

Pasaportat biometrike: Ministria e Brendshme ka iniciuar njė studim tė fizibilitetit pėr prodhimin e pasaportave biometrike nė pajtim me standardet e ICAO-s dhe KE-sė. Kjo do tė hapė rrugėn qė pasaportat biometrike tė lėshohen duke filluar nga mesi i 2010-ės (nėse gjithēka shkon sipas planit).

Strategjia dhe Plani i Veprimit pėr Migrim: mė 10 shtator, Qeveria zyrtarisht adaptoi dhe miratoi Strategjinė e re tė Migrimit dhe planin pėrcjellės tė punės. EULEX-i, si dhe UNHCR, IOM-ja, ICITAP (program mbėshtetės i financuar nga SHBA-tė qė punon me Ministrinė e Brendshme) kanė qenė gjitha pjesė e grupeve punuese dhe kanė kontribuar me komente. Ato kanė shqyrtuar planin e veprimit dhe kanė pranuar versionin e tij final.

Strategjia dhe Plani i Veprimit kundėr Terrorizmit: qysh nė majin e 2009-ės, Qeveria ka miratuar strategjinė, si dhe pas saj, edhe planin e veprimit pėr luftimin e terrorizmit. Edhe nė kėtė rast ekspertėt e EULEX-it kanė qenė tė pėrfshirė nė grupin e punės.

Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit Kundėr Drogės: finalizuar dhe miratuar nė qershor tė 2009-ės, me kontributin dhe pjesėmarrjen e EULEX-it nė grupet punuese ndėrministrore.

Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit Kundėr Krimit tė Organizuar: finalizuar dhe miratuar nė qershor tė 2009-ės, me kontributin dhe pjesėmarrjen e EULEX-it nė grupet punuese ndėrministrore.

Ligji mbi Menaxhimin dhe Kontrollin e Integruar tė Kufijve Shtetėrorė: ėshtė miratuar si pjesė e Paketės sė Ahtisaarit qysh nė majin e 2008-ės (me kontributin e ekspertėve nga ICO/EULEX)

Ligji mbi shtetėsinė: ėshtė miratuar gjithashtu si pjesė e Paketės sė Ahtisaarit qysh nė majin e 2008-ės (me kontributin e ekspertėve nga ICO/EULEX). Pėrveē kėtij, janė lėshuar aktet nėnligjore dhe udhėzimet administrative, si dhe Zyra e sapothemeluar e Shtetėsisė ka filluar tė lėshojė "Certifikatat e Shtetėsisė" dhe dokumentet tjera.

Strategjia dhe Plani i Veprimit pėr Menaxhimin e Integruar tė Kufijve: finalizuar dhe miratuar nė prill tė 2009-ės me kontributin dhe pjesėmarrjen e EULEX-it nė grupet punuese ndėrministrore.

Strategjia dhe Plani i Veprimit pėr Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerėzore: miratuar qysh nė fund tė vitit 2008. Nė fakt, Raporti mbi Trafikimin Njerėzor (verė 2009), lėshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka ngritur Kosovėn nė grupin 2 (niveli 2) e vendeve – duke iu falėnderuar pėrpjekjeve tė qeverisė, dhe numrit tė vogėl tė rasteve tė trafikimit me qenie njerėzore. Kosova tani renditet mes shteteve tjera tė NATO-s dhe BE-sė.

Ligji pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave: Ėshtė pėrgatitur Ligji i ri pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave me ekspertėt e KE-sė (tė dėrguar si pjesė e mbėshtetjes teknike nga Twinning/TAIEX) – dhe komentuar/shqyrtuar nga zyrtarėt e EULEX-it nė Ministrinė e Brendshme. Nė shtator tė vitit 2009, u miratua nga Qeveria dhe tani i ėshtė dorėzuar parlamentit pėr miratim.

Ligji i ri mbi azilin: ėshtė miratuar nė maj tė vitit 2008

Strehimoret (azil, riatdhesim, etj.) KE-ja, me financim nga IPA, ka premtuar tė ndėrtojė strehimore tė reja, por pėr shkak tė vonesave teknike, ato nuk do tė pėrfundohen para pranverės/verės sė ardhshme. Si masė e ndėrmjetme, Qeveria ka vendosur tė rinovojė ish-kazermat e TMK-sė (ushtrisė) afėr aeroportit tė Prishtinės (Magure) pėr t'i pėrdorur si strehimore tė pėrkohshme.

Strategjia e re Nacionale e Sigurisė ėshtė duke u pėrgatitur dhe hartuar nga njė grup punues ndėrministror, udhėhequr nga Ministria e Brendshme.

Strategjia Nacionale pėr Grumbullimin e Armėve tė Vogla dhe tė Lehta ėshtė miratuar nė nėntor tė vitit 2009.

Marrėveshjet e dyanshme:

Tri runde tė negociatave me Gjermaninė mbi marrėveshjen e riatdhesimit janė pėrmbyllur. Vetė marrėveshja do tė nėnshkruhet nė fillim tė vitit tė ardhshėm, bashkė me njė marrėveshje pėr bashkėpunim policor mes Kosovės dhe Gjermanisė. Tani pritet qė romėt tė riatdhesohen nga Gjermania nė numra tė mėdhenj.

Negociatat me Zvicrėn gjithashtu janė pėrmbyllur, dhe nė shkurt tė vitit tė ardhshėm, Kosova do tė nėnshkruajė njė Marrėveshje pėr Migrimin dhe Riatdhesimin me Zvicrėn.

Negociatat pėr riatdhesim janė finalizuar edhe me Norvegjinė dhe Belgjikėn. Marrėveshjet do tė nėnshkruhen sė shpejti.

Ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje pėr bashkėpunim policor me Austrinė nė gusht. Negociatat pėr marrėveshjen e riatdhesimit janė nė fillim e sipėr.

Marrėveshja e bashkėpunimit policor ėshtė nėnshkruar me Hungarinė. Negociatat pėr marrėveshjen e riatdhesimit janė nė fillim e sipėr.  

Kosova gjithashtu ka nėnshkruar marrėveshje pėr bashkėpunim policor me Kroacinė.

Marrėveshja pėr bashkėpunimin policor dhe ajo pėr riatdhesim me Maqedoninė do tė nėnshkruhet mė 1 dhjetor 2009.

Protokollet pėr bashkėpunim policor aktualisht po negociohen me Suedinė, Slloveninė, Norvegjinė, Danimarkėn, Finlandėn si dhe Islandėn.

Berlin – Pristina, 19 November 2009
Click here to view this document as a PDF file in A4 format. To download the PDF file to your computer, right-click here, select "Save Link/Target As..." in the contextmenu and choose a destination on your hard disk. If you are having problems opening this PDF file, please click here for help. Please note that the PDF version of this document also contains footnotes that are not used in its web version.