European Stability Initiative - ESI - 17 December 2017, 09:15
URL:

Librat dhe Mėsimdhėnėsit – Pėr njė debat kombėtar mbi arsimin
22 December 2014
Berlin – Pristina
Class room in Kosovo
Class room in Kosovo
Koha pėr debat kombėtar mbi arsimin

Ka ardhur koha pėr njė debat kombėtar pėr tė ardhmen e shkollave tė Kosovės - si t'i pėrgatisim gjeneratat e ardhshme tė kosovarėve qė tė pėrballojnė sfidat profesionale nė njė tė ardhme tė paqartė? 

Kosova ka popullsinė mė tė re nė Evropė, me gjysmėn e saj nėn moshėn 26 vjeēare.[1] Njė e katėrta popullsisė sė Kosovės janė nė shkollė. Nė dhjetėvjeēarin e ardhshėm, kėta nxėnės do tė pėrfundojnė shkollėn dhe do tė pėrballen me njė tė ardhme tė pasigurt. Nėse gjithēka shkon mirė, nxėnėsit e sotėm do t'i ndihmojnė shtetit tė tyre tė arrijė nivelin e shteteve tjera Evropiane. Nėse gjėrat nuk shkojnė mirė, nxėnėsit e sotėm do tė mbesin pa perspektivė, punėsim apo tė ardhura, tė shtyrė tė emigrojnė apo do tė dalin nė rrugė tė protestojnė.     

Shkollat dhe arsimi prekin gati secilėn familje kosovare. Tė rinjtė kosovarė - shqiptarė, serbė, goran apo romė - duhet tė ishin gjenerata e artė e Kosovės; gjenerata e parė qė rritet nė paqe dhe demokraci. Por kjo mund tė shndėrrohet nė gjeneratėn e humbur tė Kosovės, me shpresa tė thyera nga tregu mė i pavolitshėm i punės pėr tė rinjtė nė gjithė Evropėn. Udhėheqėsit politik - shqiptarė dhe serbė - duhet t'i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje: ēfarė mund dhe ēfarė duhet tė bėhet tani, edhepse me burime tė kufizuara financiare, pėr tė pėrgatitur kėtė gjeneratė tė nxėnėsve pėr sfidat e shekullit 21?

Ēdo reformė arsimore duhet tė debatohet gjerėsisht pėr tė bindur jo vetėm shėrbyesit civil nė kryeqytet, por mijėra mėsimdhėnės dhe zyrtarė shkollash gjithandej Kosovės. Ēfarė konsiderojnė mėsimdhėnėsit nė shkolla tė ndryshme nėpėr Kosovė tė jetė arsimim i mirė? Pėr ēka mendojnė se po i pėrgatisin nxėnėsit? Ēfarė presin nxėnėsit apo prindėrit e tyre? Reforma qė ndėrmirret nė fushėn e arsimit duhet tė pranohet dhe tė kuptohet nga drejtorėt e shkollave, mėsimdhėnėsit, nxėnėsit dhe familjet e tyre nė gjithė vendin. Reforma duhet tė fillojė nga realiteti nė tė cilin gjendet Kosova sot.

Nė klasė

Paramendoni qė hyni nė njė klasė, nė njėrėn nga 989 shkollat fillore dhe tė mesme tė ulėta nė Kosovė. Tė supozojmė qė kjo ėshtė njė klasė e shtatė, ora e gjuhės shqipe. Ēfarė do tė shihni?

Klasėt kanė banka tė renditura nė tre rreshta, dy karrige pėr ēdo bankė dhe njė dėrrasė e zezė, ngjashėm si miliona klasė tjera nėpėr botė. Nuk ka nodnjė pajisje tjetėr nė klasė. Pasi kjo ėshtė klasa e shtatė, mėsimdhėnėsi me gjasė ėshtė burrė (shumica e mėsimdhėnėsve tė ciklit klasor tė shkollave fillore janė gra, kurse shumica e mėsimdhėnėsve lėndorė pėr klasėt e arsimit tė mesėm tė ulėt janė burra). Ai ėshtė me gjasė mbi moshėn 45 vjeēare. Klasa ka rreth 20 deri 35 nxėnės, varėsisht nėse ėshtė njė shkollė urbane apo rurale. Ēdo nxėnės ka para vete dy librat shkollorė tė detyrueshėm tė lėndės: "Gjuha Shqipe 7" dhe librin e leximit "Leximi 7". Qė nga viti 2008, kėta libra iu shpėrndahen nxėnėsve falas nė fillim tė ēdo viti shkollor. Mėsimdhėnėsit nuk kanė mundėsi tė zgjedhin librin shkollor: ata janė pėrzgjedhur paraprakisht pėr ēdo nivel.

Kėta libra shkollorė janė aprovuar para gati dhjetė viteve nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), dhe janė ribotuar ēdo vit deri tani. Nuk ka libra tjerė nė klasė. Shumica e shkollave fillore nuk kanė fonde pėr material mėsimi shtesė (apo pėr printim/kopjim tė materialit shtesė) apo laboratorė kompjuterėsh me internet ku nxėnėsit do tė mund tė kėrkonin materiale plotėsuese mėsimi. Shumica e nxėnėsve vijnė nga familje qė kanė pak apo anjė  libėr nė shtėpi, dhe jetojnė nė qytete apo fshatra qė nuk kanė qasje – apo kanė qasje tė kufizuar - nė biblioteka publike.   

Aktualisht, numri total i nxėnėsve nė nėntė vitet e para tė shkollės nė Kosovė ėshtė 278,000. Mė shumė se 10 pėrqind e nxėnėsve marrin asistencė sociale. Shumica e prindėrve tė nxėnėsve kosovarė nuk punojnė, pasi qė vetėm 30 pėr qind e popullsisė sė moshės sė punės janė tė punėsuar. Kėta nxėnės e dijnė qė pasi tė pėrfundojnė shkollėn do tė pėrballen me tregun mė tė ashpėr tė punės nė Evropė. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr vajzat.

Nė muajt e fundit, ESI ka intervistuar njė numėr tė madh personash kyq nė sistemin arsimor tė Kosovės: zyrtarė komunal dhe tė MASHT-it, mėsimdhėnės dhe nxėnės, autorė tė librave shkollorė, botues dhe studiues tė arsimit, donatorė ndėrkombėtarė, dhe kompani dhe organizata qė ofrojnė asistencė teknike nė fushėn e arsimit. Ne gjithashtu i kemi studiuar tė gjitha ligjet dhe strategjitė qė prekin dhe rregullojnė arsimin fillor.

Kur biseduam pėr kėto strategji me njė drejtor shkolle, ai na tha:

"Ministria ka aprovuar shumė strategji prej qė ėshtė themeluar (nė vitin 2002), nuk e di sa prej tyre janė implementuar…Ata nga ministria nuk e dinė si funksionojnė shkollat e sjellin gjithė kėto kurrikula tė reja e strategji."

Drejtorėt dhe mėsimdhėnėsit ankohen edhe pėr mungesė tė pajisjeve: projektorė, laboratorė  pėr shkencė apo ndihmė nga specialistė tė ndryshėm. Njė drejtor tjetėr shkolle nė Prishtinė na tha:

"Ne nuk kemi psikolog…Nuk di ēka t'iu them mėsimdhėnėsve se si tė veprojnė me nxėnės me nevoja tė veēanta. Kam kėrkuar prej Ministrisė njė asistent tė iu ndihmojė mėsimdhėnėsve me kėta nxėnės. Ata e patėn dėrguar njė komision qė ka ardhur nė klasė dhe patėn konkluduar qė nuk ka nevojė pėr asistencė."

Por mėsimdhėnėsit nuk ankohen vetėm pėr gjėrat qė iu mungojnė. Shumė mėsimdhėnės janė  ankuar edhe pėr kualitetin e tė vetmit mjet pune qė e kanė tė gjithė: librin shkollor.

15 vite tė reformave nė arsim

Nė vitin 2000, menjėherė pas luftės, Misioni i OKB-sė nė Kosovė (UNMIK-u) filloi njė "reformė" tejet ambicioze nė arsim. Njė dokument i UNESCO-s e pėrshkruan reformėn:[2]

"Reforma dramatike, madje edhe renovimi rrėnjėsor i arsimit, u bė rendi i vetėm i ditės. Michael Daxner (Udhėheqės i Departamentit tė Arsimit tė OKB-sė nė Kosovė) arriti tė grumbullojė shuma tė mėdha nga donatorė tė ndryshėm, pėr arsim nė Kosovė. Ai – sipas tij por edhe tė tjerėve - kishte duart e lira pėr tė shtyrė vizionin e tij nė sistemin e arsimit. Daxner rekrutoi njė ekip tė zgjedhur me kujdes tė ekspertėve ndėrkombėtarė tė arsimit dhe agjencioneve ndėrkombėtare, tė cilėve iu delegoi detyra kyqe brenda sistemit tė arsimit.[3]

Rezultat i kėsaj iniciative ishte "Korniza e Re e Kurrikulės sė Kosovės", e publikuar nė vitin 2001. Ky dokument definonte qėllimet e arsimit nė Kosovė, metodat dhe praktikat e vlerėsimit, si dhe pėrmbante udhėzime pėr hartimin e kurrikulave lėndore, udhėzime pėr hartimin e librave shkollorė, e tė tjera. Synimi i kėtij dokumenti ishte qė tė ēelte rrugėn drejtė njė revolucioni nė arsim.[4] Por, autoritetet kosovare kurrė nuk e miratuan kėtė dokument kėshtuqė ai ka mbetur vetėm njė "punim diskutimi".

Pėrderisa iniciativa e UNMIK-ut pėr "revolucion" nė arsim vazhdonte, zyrtarėt arsimor duhej tė adresonin ēėshtjen praktike tė arsimimit tė 300,000 nxėnėsve, nė njė vend ku shumė shkolla kishin nevojė tė rindėrtoheshin dhe ku kishte shumė pak libra shkollorė. UNMIK-u duhej tė pėrgatiste "njė grup mėsimdhėnėsish, numri dhe emrat e tė cilėve nuk diheshin."[5] Mėsimdhėnėsit tė cilėt filluan tė jepnin mėsim nė fund tė vitit 1999 - mė shkathtėsitė dhe mangėsitė e tyre - ishin po ata qė kishin dhėnė mėsim para luftės. Pra nė praktikė, kishte njė vazhdimėsi tė plotė tė sistemit tė 1990-ave.

UNMIK-u poashtu duhej tė kordinonte donatorėt dhe OJQ-tė e shumta qė kishin vėrshuar Kosovėn. "Nė vitin 2000 kishte ‘konkurrencė aq tė fortė tė trajnimeve pėr mėsimdhėnėsit, saqė disa prej tyre kalonin mė shumė kohė nė trajnime se nė klasė'."[6] Nė vitet e fundit, ky vėrshim i trajnimeve tė pas-luftės (por edhe donatorėve) ėshtė zvogėluar dukshėm.

Korniza e kurrikulės sė UNMIK-ut e vitit 2001 nuk pati ndikim as nė mjetin kryesor tė punės nėpėr shkolla: librin shkollor. Nė fund tė vitit 1999, shumė shpejtė u aprovuan dhe botuan libra tė rinj shkollorė pėr tė gjitha nivelet e shkollave. "130 tituj u rishikuan nga njė ekip i mėsimdhėnėsve kosovarė, nėn mbikėqyrjen e UNMIK-ut, dhe tė gjithė, me pėrjashtim tė tre titujve, u botuan dhe u shpėrndanė gjatė gjysėm-vjetorit tė parė tė vitit 1999/2000." [7]

"Kapaciteti dhe shtrirja shumė e kufizuar e UNMIK-ut nėnkuptonte qė ndikimi real i UNMIK-ut ishte shumė i vogėl."[8] Apo me fjalė tė tjera, administratori i UNMIK-ut qė krijoi njė kornizė kurrikulare inovative, nuk arriti tė ndryshojė shumė gjėra nė terren. Mėsimdhėnėsit ishin po ata qė kishin dhėnė mėsim nė tė 1990-tat. Librat gjithashtu – tė njėjtit qė ishin pėrdorur nė vitet 1990, ishin aprovuar dhe ribotuar me nguti nė vitin 1999. Kėta libra "tė rinj" ishin aprovuar pa u rishikuar seriozisht  nga mėsimdhėnėsit, pa u testuar nė klasė dhe pa pėrfshirė nė ta ndonjė kontribut tė ekspertėve tė huaj. Retorika e ndryshimit radikal nuk u pėkthye nė ndryshime tė vėrteta tek mėsimdhėnėsit dhe librat, dy elementet kyqe tė arsimit. Kjo retorikė vetėm sa kishte krijuar njė mospėrputhje tė thellė nė mes tė politikave, planeve dhe strategjive tė hartuara nė nivel qėndror, dhe realitetit nė shkolla nėpėr Kosovė.

Mėsimdhėnėsit nė Kosovė sot

Sot janė rreth 17,400 mėsimdhėnės tė shkollės fillore dhe tė mesme tė ulėt, 51 pėrqind e tė cilėve janė gra. Kėtu i kemi hartuar dy biografi ilustruese tė mėsimdhėnėsve kosovarė:

Njė burrė tė 50-tat, i arsimuar nė ish-Jugosllavi. Ai ka filluar karrierėn e mėsimdhėnies nė vitet e 80-ta.  Ai e flet serbishten si gjuhė tė dytė, por jo ndonjė gjuhė tjetėr tė huaj. Nė vitet e 90-ta ai ka dhėnė mėsim brenda sistemit paralel tė organizuar nga shqiptarėt e Kosovės pas pėrjashtimit nga sistemi zyrtar shkollor. Ai ka pėrjetuar shtypje, humbje tė statusit, krizė ekonomike dhe mungesė tė tė ardhurave. Lufta ndodhi nė vitin 1999, dhe ai si shumė tė tjerė humbi dikė tė familjes nė luftė. Atė vit ai u kthye pėr tė dhėnė mėsim nė njė shkollė tė improvizuar nė njė tendė pranė ndėrtesės sė shkollės, e cila ishte shkatėrruar gjatė luftės.

Sot, ai jep mėsim nė njė ndėrtesė tė re, por i mungojnė mjetet e punės. Atė e respektojnė nxėnėsit e tij dhe ai mund tė mbajė disiplinėn gjatė orės sė mėsimit, pėrkundėr problemeve tė pėrhapura me masa disiplinore. Ai ka marrė pjesė nė shumė trajnime ku i kanė thėnė tė mos jetė shumė i rreptė dhe t'i lejojė nxėnėsit tė lėvizin lirshėm gjatė orės mėsimore. Ai tanimė ėshtė bėrė skeptik ndaj ligjėruesėve tė huaj dhe iniciativave tė reja qė ndėrmerr ministria.

Njė grua nė tė 20-tat. Ajo ka qenė adoleshente ne kohėn e luftės dhe ka vijuar mėsimin nė sistemin paralel. Pas luftės, ajo ka aplikuar nė Fakultetin e Edukimit pėr tė studiuar pėr t'u bėrė mėsimdhėnėse. Ka qenė kryesisht e motivuar nga siguria e vendit tė punės - "ėshtė punė me orar tė shkurtė dhe kontratė tė sigurtė"- dhe dėshira pėr t'i arsimuar gjeneratat e reja. Atė e brengosė fakti se ėshtė duke rėnė respekti pėr profesionin e saj. Disa i kishin thėnė: "vetėm ata nxėnės qė nuk pranohen nė fakultete tjera aplikojnė pėr tė studiuar edukim." Studimet nė fakultetin e ri tė edukimit (operativ qė nga viti 2003) nuk ishin tė lehta, pasi fakulteti po kalonte nėpėr riorganizime tė vazhdueshme. Ajo ka pak njohuri tė gjuhės angleze. Ajo hyri nė klasė pėr herė tė parė si praktikante. Sot ajo jep mėsim nė njė klasė tė nivelit fillor.

Asaj i duket planprogrami i mbingarkuar: "Mė duhet tė zhvillojė njėsi mėsimore brenda katėrdhjetė minutave, njėsi pėr tė cilėn realisht mė duhen tri orė." Ajo ka marrė pjesė nė disa trajnime pėr mėsimdhėnės dhe mė sė shumti i kanė ndihmuar kėshillat konkrete: "Tash unė gjithmonė e pėrdori metodėn e ngjyrave tė semaforit. Kur shpjegoj diēka, i pyes nxėnėsit ta vlerėsojnė me ngjyra. Nėse ėshtė e gjelbėr, ajo nėnkupton qė e kanė kuptuar mirė; ngjyra e verdhė nėnkupton qė e kanė kuptuar pjesėrisht; ndėrsa ngjyra e kuqe nėnkupton qė duhet ta shpjegoj prapė." Ajo ndonjėherė ka problem me disiplinė nė orė mėsimore. Shkolla nuk mund t'i ndihmojė me nxėnės problematik. Nėse bėhet e rreptė ajo shpesh konfrontohet nga prindi i nxėnėsit. Megjithatė ajo mundohet t'i bėjė orėt mė interesant pėr nxėnėsit, me ato pak resurse qė ka: "Sikur ta kisha njė projektor, llaptop dhe njė klasė moderne, do tė kisha organizuar mė shumė aktivitete nė klasė. Kėshtu mė duhet tė improvizoj gati gjithė kohėn." Ajo nuk ėshtė e kėnaqur me librat shkollorė.

Njė pjesė e madhe e mėsimdhėnėsve tė sotėm do tė jenė mėsimdhėnės edhe nė tė  ardhmen. Ėshtė shumė e rėndėsishme pra tė iu ofrohet sa mė shumė ndihmė, veēanėrisht atyre qė janė tė rinj dhe do tė japin mėsim edhe pas dhjetė viteve. Ndihma mė e madhe nė afat tė shkurtėr do t'u ipej nėse do tė pėrmirėsohej mjeti kryesor i punės sė pėrditshme nė klasė - qė shteti iu ofron atyre pa pagesė: librin shkollor.

Librat janė tė rėndėsishėm

Disa zyrtarė tė ministrisė sugjerojnė qė ndoshta ka ardhur koha pėr mėsimdhėnėsit e Kosovės tė "shkojnė pėrtej" librave. "Librat janė vetėm njė nga mjetet e shumta qė ata duhet tė pėrdorin. Ata duhet tė jenė mė kreativ dhe tė gjejnė materiale tė tjera mėsimore. Pėr shembull, ata duhet tė kėrkojnė edhe nė internet," i ka thėnė ESI-t njė zyrtar i MASHT-it.

Tė menduarit e tillė na ndihmon tė kuptojmė se pse, nga tė gjitha aspektet e rėndėsishme tė arsimit, librat shkollorė nė Kosovė janė mė sė paku tė studiuar. Pėrveē kėsaj, asistenca ndėrkombėtare mė sė paku ka shkuar nė libra. Kjo ngaqė librat janė vetėm nė gjuhėn shqipe dhe donatorėt e ndryshėm nuk kanė arritur ta shohin kualitetin e tyre pėrmbajtėsor dhe rėndėsinė e investimit nė libra mė tė mirė. Ka nevojė urgjente pėr rishikim tė hollėsishėm tė librave shkollorė sepse luajnė rol kyq pėr tė ardhmen e arsimit nė Kosovė.  

Nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit i marrin librat shkollorė falas. Mjetet e tjera tė punės rrallėherė janė falas dhe nė pėrgjithėsi nuk ka furnizim me materiale tė tjera plotėsuese. Edhe bibliotekat e shkollave janė tė varfėra me materiale. Nė njė shkollė tipike nė Prishtinė, biblioteka ndodhet nė njė dhomė tė vogėl me rafte gjysėm tė zbrazėta. Librat nėpėr rafte janė kopje tė lektyrave qė janė pėrdorur pėr lėndėn e gjuhės shqipe me dekada. Disa nga kėta libra janė tė dėmtuar dhe tė vjetėr; herėpashere ka patur donacione nga shtėpitė botuese dhe OJQ-tė qė kanė pasuruar pak bibliotekat. Nė njė bibliotekė shkolle nė Gjilan na thanė: "Kemi vetėm tituj prej kohės sė komunizmit."

Shtėpitė botuese nga Shqipėria kanė botuar literaturė tė re pėr fėmijė, si dhe kanė pėrkthyer disa tituj nga gjuhėt e huaja, tė cilėt janė nė shitje nė librari nėpėr zona urbane. Mirėpo ēmimet e librave janė tė larta pėr shumicėn e familjeve nė Kosovė, veēanėrisht pėr familjet qė jetojnė nė zona rurale.

Librat shkollorė pra janė esencial pėr procesin mėsimor, dhe kėtė e kemi vėrtetuar nė ēdo klasė qė kemi vizituar. Pėrveē kėsaj, nė familjet mė tė varfėra ku nuk ka libra nė shtėpi, librat shkollorė qė ipen falas janė tė vetmit libra nė dispozicion tė fėmijėve, dhe kjo i bėnė librat shkollorė edhe mė tė rėndėsishėm.

Nė vitin 2005, Instituti i Arsimit tė Universitetit tė Londrės bėri njė rishikim tė Kornizės Kurrikulare tė Kosovės (UNMIK 2001), dhe ofroi kėto rekomandime pėr librat shkollorė:

"Pėr librat e rinj tė planifikuar, ekipet rishikuese duhet tė kenė kujdes tė veēantė qė ata tė jenė tė pėrdorueshėm, tė tėrheqin vėmendjen dhe interesimin e nxėnėsve…tė jenė libra shkollorė tėrheqės pėr mėsimdhėnėsin po aq sa edhe nxėnėsin…."[9]

Kjo mund tė arrihet, thotė rekomandimi i Institutit:

"duke i involvuar mėsimdhėnėsit - edhe mė shumė se pėrpara – nė procesin e krijimit tė librave tė rinj shkollorė, si anėtarė tė ekipeve tė autorėve, nė grupet punuese gjatė fazave tė draftimit, si dhe nė pilotimin e librave shkollorė."[10]

Kėto rekomandime nuk janė implementuar as njė herė nė Kosovė. Procesi i prodhimit tė librave ka qenė i ngutshėm – librat janė shtypur brenda tre muajve prej kur janė hartuar planprogramet lėndore – pa pėrfshirje serioze tė mėsimdhėnėsve nė proces dhe pa u testuar me nxėnėsit nė klasė.

Nė vitin 2011 ministria nxorri standarde tė reja pėr libra shkollorė. Standardet u zhvilluan sė bashku me International Projects in Education (IPE), pjesė e Shkollės sė Lartė Pedagogjike tė Cyrihut. Nė dokument thuhet: "shumė nga librat e tanishėm janė vjetėrsuar pėrmbajtėsisht dhe nuk plotėsojnė nevojat dhe kushtet e Republikės sė re demokratike tė Kosovės." Dokumenti pėrmbanė kritere pėr rishikimin e librave shkollorė, prej strukturės sė librave, pėshtatshmėrisė me moshėn e nxėnėsit e deri te vlerat pedagogjike. Standardet parashohin testimin e librave tė rinj me nxėnės para se tė lejohen nė treg.

Mirėpo, librat shkollorė qė sot janė nė treg nuk i pėrmbushin kėto kritere. Librat e aprovuar nė mes 2003 dhe 2007 janė aprovuar ngutshėm dhe nuk janė testuar nė klasė para se tė lejohen nė treg. Ata as nuk janė rishikuar sipas standardeve tė reja dhe ka mjaft prova pėr mos pėrputhshmėri tė librave tė tanishėm shkollorė dhe objektivave tė shkruara tė arsimit nė Kosovė.

Libra tė ngarkuara dhe me pasaktėsi

Nė vitin 2010, Rrjeti Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese (BIRN) – publikoi njė studim tė 16 librave shkollorė (biologji, gjeografi, histori dhe edukatė qytetare) pėr klasėt 6 deri 9. Raporti identifikoi ngarkesė informatash, informata tė pasqaruara dhe tekste tė tejngarkuara (me nga 20 fakte nė katėr rreshta). Librat nuk frymėzojnė mendim kritik si dhe nuk plotėsojnė standardet bazike gjinore e demokratike.[11] Ata gjetėn shumė pasaktėsi dhe mungesė konsistence pėrbrenda librave dhe mes librave. Nė vitin 2013 BIRN-i bėri njė vlerėsim tė dytė tė librave pėr tė parė nėse botuesit kishin adresuar gabimet e gjetura nga studimi i tyre i parė, dhe nė tė shumtėn e rasteve ajo nuk kishte ndodhur.[12]

Njėanshmėri gjinore

Nė vitin 2007, Qendra pėr Arsim e Kosovės (KEC) – botoi njė studim mbi pėrfaqėsimin e grave dhe burrave nė librat e leximit tė sapo botuar. Studimi konkludoi se librat favorizojnė fuqishėm gjininė mashkullore:

Nga 14 autorėt e librave, 12 janė burra. Nga 323 tekste tė analizuara, 72 pėrqind janė tė shkruara nga burrat dhe vetėm 7 pėrqind nga gratė (tė tjerat ishin pa autorė). Nga 128 ilustrimet, 120 janė tė personazheve meshkuj dhe vetėm 8 femra. Nė 323 njėsitė mėsimore, vetėm 45 pėrshkruajnė gra nė profesione tė ndryshme (duke pėrfshirė kėtu edhe amvisėrinė) ndėrsa 187 pėrshkruajnė meshkuj nė profesione.[13]

Aparaturė e dobėt didaktike

Nė vitin 2013, Instituti Pedagogjik i Kosovės (IPK) analizoi librat e leximit pėr klasėt 1-9 dhe botoi njė studim 80 faqėsh. Aty thuhet:

"Aparatura didaktike nė disa tekste nuk ėshtė e pėrzgjedhur si duhet dhe jo gjithmonė nxėnėsit i vė nė situatė qė tė punojnė tė pavarur, tė mendojnė nė mėnyrė kritike, tė debatojnė, tė eksperimentojnė dhe tė aplikojnė nė praktikė njohuritė e dhėna nė tekst, por vetėm t'i mėsojnė pėrmendsh ato."[14]

Kėto tė gjetura na u konfirmuan nga njė numėr i madh mėsimdhėnėsish, pėrgjatė hulumtimit tonė:

"Librat janė tė thatė. Eshtė shqetėsuese qė mė duhet tė gjejė burime jashtė librit. Librat e gjuhės shqipe dhe leximit tė klasės sė 7-tė janė shumė tė thatė dhe tė ngarkuar me gramatikė tė papėrshtatshme pėr kėtė nivel shkollimi."   

Arsimtare e Gjuhės Shqipe, Prishtinė

"Mė duhet tė improvizojė gjatė gjithė kohės pėr shkak se librat janė tė tmerrshėm dhe nuk kemi infrastrukturė tė nevojshme pėr tė implementuar teknikat e reja tė mėsimdhėnies. M'lejoni t'ju them: librat janė tė tmerrshėm. Nuk pėrputhen aspak me kurrikulėn e re.…Abetarja ėshtė e ngarkuar pėr orėt qė i kam me planprogram…Fletore pune ėshtė mjaft e mirė. Por libri i matematikės nuk ėshtė fare i mirė…"

Mėsuese, Gjilan

"Shtėpia Botuese "X", ka interes nga ndonjė autor edhe pse ai mund tė mos jetė mė i miri. Kėshtuqė e zgjedhin pėr autor librash shkollorė. Pastaj i korruptojnė recenzentėt: iu tregojnė kodin e fshehtė qė i ėshtė dhėnė librit tė po atij autori nė mėnyrė qė ata ta aprovojnė pikėrishtė kėtė libėr pa kurrėfar analize. Nuk mund tė pėrshkruaj se sa gabimet janė nėpėr libra. Tani mėsimdhėnėsit duhet tė pėrmirėsojnė gabimet nėpėr libra gjatė ligjėrimit"

Drejtor shkolle, Prishtinė

"Librat kanė nevojė pėr rishikim. Nganjėherė i njėjti shembull ėshtė pėrdorur nė disa libra – kėshtuqė fėmijėt mėsojnė pėrmendėsh fjalitė dhe i pėrdorin gjatė pėrsėritjes. Gjithashtu, gramatika qė u mėsojmė nxėnėsve ėshtė pėr Fakultet – shumė e ngarkuar pėr shkollėn e mesme tė ulėt."

Arsimtare e Gjuhės Shqipe, Prishtinė

"Kėta fėmijė kanė nevojė pėr tekste mė tė thjeshta. Apo sė paku pyetje mė tė thjeshta. Pyetjet janė pėr nxėnės mė tė mėdhenjė."

Mėsues, Prishtinė

Si tė (mos) frymėzohet dashuria pėr lexim

Libri i Leximit tė klasės sė 3-tė (pėr 8 vjeēarėt) ka 177 faqe. Tekstet aty janė kryesisht arkaike dhe tė bazuara nė folklore, qė promovojnė mizogjini (paragjykim apo pėrbuzje tė grave), racizėm, heroizėm mashkullor dhe vetė-viktimizim. Merre shembull tregimin folklorik: Gruan e dua si sheqerin, kurse nėnėn si kripėn, ku flitet pėr njė burrė qė ulet nė sofėr pėr darkė me nėnėn dhe gruan e tij tė re. I thotė gruas qė e do si sheqerin ndėrsa nėnės qe e do si kripėn, pastaj ēohet dhe shkon tė flejė pėrderisa dy gratė mbesin duke pastruar sofrėn. Kur i bashkangjitet nusja, ajo i tregon qė nėna ėshtė mėrzitur, ngaqė ajo e ka shpenzuar krejt rininė nė djalin e saj ndėrsa ai e quan kripė. Djali tė nesėrmėn i thotė nėnės tė pėrgatisė njė darkė pa kripė, tė cilėn shokėt nuk ia pėlqejnė, qė t'ia dėshmojė nėnės se sa esenciale ėshtė kripa. "Pa sheqer mund tė jetoj njė vit", thotė ai nė fund tė tregimit.

Apo shembulli tjetėr, tregimi nga Libri i Leximit tė klasės sė katėrt (pėr 9 vjeēarėt), Pse ka mbetur dielli pa martuar? Nė kėtė tregim, Dielli dhe Hėna vendosin tė martohen, por pasi njė plak u kishte rikujtuar tė gjithėve se ata do tė lindnin shumė diej tė vegjėl qė do ta bėnin jetėn nė tokė tė padurueshme nga tė nxehtit, disa njerėz vendosėn tė shpifnin pėr Hėnėn te nėna e Diellit qė ta anulojnė fejesėn. Ata thanė pėr Hėnėn qė ėshtė e lazdruar dhe ka qejf tė veshė fustane tė reja ēdo ditė - qė nėna e Diellit e konsideroi si tė papranueshme dhe e anuloi fejesėn. Por pėrveē qė tregimi aprovon shpifjen si metodė pėr arritje tė qėllimit, ai pėrfundon duke thėnė qė arsyeja pse Hėna del vetėm natėn ėshtė nga turpi qė ndien pasi e ka braktisur i fejuari. Pra tregimi gjithashtu promovon dallim gjinor duke shtyrė fėmijėt tė mendojnė qė ėshtė turp pėr vajzat nėsė dėshton lidhja me njė djalė. Por pėr djalin ėshtė nė rregull, dhe ai mund tė dalė dhe tė "rrezojė" edhe ditėn.

Librat e leximit 1-9 janė pėrplot shembuj tė ngjashėm. Por pėrveē librave tė leximit nxėnėsit duhet tė lexojnė edhe lektyra. Mėsimdhėnėsit mund tė zgjedhin lektyrat – nuk ka listė tė detyrueshme. Por duke qenė se ka pak libra nė dispozicion, mėsimdhėnėsit kryesisht kėrkojnė nga nxėnėsit qė tė lexojnė lektyrat e njėjta qė janė lexuar me dekada. Njė lektyrė pėr klasėn e 5-tė - Lugjet e Verdha – flet pėr njė ēift me shtatė vajza, i cili dėshiron tė iu lindė njė djalė. Vajzat paraqiten aty tė mėrzitura qė nuk kanė vėlla dhe shpesh qajnė e pyesin: "Kush do ta trashėgojė shtėpinė?" Sipas lektyrės, vajzat nuk mund tė trashėgojnė pasuri. Shumica e djemve dhe vajzave nė Kosovė duhet ta lexojnė kėtė lektyrė dhe tė shkruajnė referat pėr tė.

Pėrveē promovimit tė vlerave negative shoqėrore, pjesa dėrmuese e lektyrave janė tė njė kohe dhe realiteti tė largėt. Sipas ekspertėve tė leximit dhe literaturės pėr fėmijė[15], ajo qė zgjon kurreshtjen dhe dėshirėn e fėmijėve pėr tė lexuar, ndėr tjerash ėshtė edhe pėrmbajtja e njohur e librit, me tė cilėn lexuesi gjen lidhje apo pėrmes sė cilės ndihet i pėrfaqėsuar. Kjo nuk mund tė thuhet qė vlen pėr shumicėn e lektyrave qė pėrdoren nė Kosovė.

Krejt kjo ēon te njė konkludim i rėndėsishėm: nė njė ambient tė varfėr nga literatura pėr fėmijė, librat nė shkollė - si ata shkollorė po ashtu edhe lektyrat dhe tekstet tjera mėsimore - janė kyq qė fėmijėt tė pėrfitojnė aftėsi tė mira leximi dhe dėshirė pėr tė lexuar. Pėr momentin nuk ka studim sistematik tė literaturės qė pėrdoret sot nėpėr shkolla dhe nėsė ajo ėshtė e pėrshtatshme dhe zgjon dashurinė pėr lexim tek nxėnėsit. Nuk ka plan pėr rishikim tė mirėfilltė tė librave ekzistues shkollorė. Nuk ka plan pėr tė ēuar mė shumė libra tė rinj nėpėr biblioteka shkollore apo edhe tė pėrkthehen libra nga gjuhėt e tjera pėr tė pasuruar sfondin e librave pėr fėmijė.

Debati kombėtar pėr arsimin

Duke marrė parasysh qė shumica e mėsimdhėnėsve tė shkollės fillore dhe tė mesme tė ulėt nuk flasin mirė gjuhė tė huaja, pėrkthimi i disa librave tė mirė shkollorė do ta pasuronte debatin pėr arsimin. Kėta libra do tė mund tė pėrdoreshin si shembuj tė librave tė mirė. Do tė ishte mirė gjithashtu tė pėrktheheshin disa nga librat qė pėrdoren sot nė Kosovė, prej gjuhės shqipe nė gjuhėn angleze, nė mėnyrė qė ekspertė librash nga jashtė tė mund tė komentojnė mbi cilėsinė e tyre. Instituti Pedagogjik duhet tė fuqizohet qė tė mund tė punojė nė kualitet librash si dhe tė fusė analiza krahasimore tė librave tė tanishėm nė kurrikulėn e Fakultetit tė Edukimit pėr mėsimdhėnėsit e rinj.

Kosovės i duhet njė debat i gjerė pėr arsim, ku do tė pėrfshiheshin sa mė shumė mėsimdhėnės qė tė jetė e mundur. Pjesa kryesore e kėtij debati duhet tė fokusohet nė librat e rinj shkollorė. Pėrmirėsimi i librave shkollorė duhet tė bėhet prioritet. Ata duhet tė pėrmirėsohen duke pėrdorur praktikat mė tė mira: me fokus grupe, krahasime ndėrkombėtare, mendime tė mėsimdhėnėsve nga terreni si dhe pilotim nėpėr shkolla.

Librat shkollorė janė shumė tė rėndėsishėm, sidomos pėr njė vend tė varfėr si Kosova. Nė vitin 2010, McKinsey & Company botoi njė hulumtim tė njėzet sistemeve arsimore nėpėr botė dhe reformave qė janė ndėrmarrė pėr t'i pėrmirėsuar ato. Raporti konkludon se nė sistemet me cilėsi tė dobėt arsimore, intervenimi kyq pėr pėrmirėsim ėshtė pajisja e mėsimdhėnėsve me libra shkollorė kualitativ si dhe me doracak pėr pėrdorimin e atyre librave.

"Mėsimdhėnėsit e dobėt kanė nevojė pėr pėrkrahje pėrmes teksteve mėsimore kualitative dhe planeve mėsimore qė do ta drejtonin mėsimdhėnien e tyre nė baza ditore. Njė udhėheqės arsimor nė Azi ishte cituar tė ketė thėnė… ‘ne kemi bėrė gjithēka qė ka qenė e mundshme qė t'ua bėjmė mėsimdhėnien sa mė tė lehtė mėsimdhėnėsve tanė.'"[16]

Ky mėsim i thjeshtė duhet tė aplikohet edhe nė Kosovė. Le ta bėjmė 2015-ėn vitin kur do tė bėhet gjithēka qė ėshtė e mundshme tė ndihmohen mėsimdhėnėsit nė punėn e tyre kyqe pėr tė ardhmen e Kosovės.

Hulumtimi pėr kėtė punim diskutimi u financua nga Departamenti Federal pėr Punė tė Jashtme tė Zvicrrės


Opinionet e shprehura kėtu janė vetėm tė ESI-t

Material leximi pėr Arsimin nė Kosovė

Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), Kurrikula Bėrthamė pėr Arsimin e Mesėm tė Ulėt tė Kosovės, 2012.

MASHT, Kurrikula Bėrthamė pėr Klasėn Parafillore dhe pėr Arsimin Fillor tė Kosovės, 2012.

MASHT, Plani Strategjik i Arsimit nė Kosovė, 2011.

MASHT, Udhėzimi Administrativ mbi zbatimin e standardeve pėr tekstet shkollore, 2011.

MASHT, Korniza e Kurrikulės e Arsimit Parauniversitar tė Republikės sė Kosovės, 2011

Kuvendi i Kosovės, Ligji pėr Arsimin Parauniversitar nė Republikėn e Kosovės, 2011.

MASHT, Strategjia pėr Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar nė Kosovė 2007-2017, 2007.

Kuvendi i Kosovės, Ligji pėr Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve Mėsimore, Lektyrės Shkollore dhe tė Dokumentacionit Pedagogjik, 2006.

UNESCO, Botė Paralele: Rindėrtimi i sistemit tė arsimit nė Kosovė, 2004. (Vetėm nė gjuhėn angleze)Departamenti i Arsimit dhe Shkencės i UNMIK-ut, Korniza e Kurrikulit tė ri tė Kosovės (Libri i Bardhė pėr Diskutim) , 2001.

ESI pėr Kosovėn – ESI pėr Arsimin

Studentėt turk, Izolimi dhe Sfida e Programit Erasmus (24 Korrik 2014, vetėm nė gjuhėn angleze)

Kosova – e Patriarkėve dhe Rrebelėve (1 Qershor 2014, vetėm nė gjuhėn angleze)

Izolimi i Konfirmuar. Si  po i dėmton  BE interesat e saj nė Kosovė (22 Nėntor 2010)

Punim Diskutimi: Izolimi i Kosovės? Kosova - Afganistani 5:22 (19 Nėntor 2009)

Punim Diskutimi: Vizionet Utopike: Dėshtimet e qeverisjes nė kryeqytetin e Kosovės (8 Qershor 2006)

Kosova nė vendnumėrim: Pse shtetit mė tė varfėr tė Ballkanit i nevojitet migrimi (18 shtator 2006, verzioni nė shqip: prill 2015)

 

Swiss Federal Department of Foreign Affairs

The research for this paper has been supported by the
Swiss Federal Department of Foreign Affairs.
The opinions expressed in this paper are only those of ESI.


[1]               Agjencia e Statistikave tė Kosovės, Kushtet dhe Organizimi i Jetės 2011, http://ask.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Living-condition-ALB.pdf

[2]               UNESCO, Botė Paralele: Rindėrtimi i sistemit tė arsimit nė Kosovė, 2004, http://www.unesco.org/iiep/PDF/pubs/kosovo.pdf  (Vetėm nė gjuhėn angleze)

[3]              UNESCO 2004, f. 20.

[4]              UNESCO 2004, f. 89.

[5]              UNESCO 2004, f. 91-94.

[6]              UNESCO 2004, f. 96.

[7]              UNESCO 2004, f. 87.

[8]              UNESCO 2004, f. 87.

[9]              Instituti i Edukimit, Universiteti i Londrės, Kurrikula Kombėtare e Kosovės- vlerėsimi i hapave tė parė, 2005, f. 8. http://www.masht-gov.net/advCms/documents/KosovaReport-Final%20IEL.pdf  (Vetėm nė gjuhėn angleze)

[10]             Ibid., f. 8.

[11]             BIRN, Problemet dhe tė metat e teksteve shkollore, 2010 http://issuu.com/canezhuja/docs/birn_problemet_dhe_te_metat_e_tekst?e=0

[12]             BIRN, Problemet dhe tė metat e teksteve shkollore, 2010, http://issuu.com/canezhuja/docs/birn_problemet_dhe_te_metat_e_tekst?e=0

                dhe Rishqyrtim i ēėshtjeve tė ngritura nė studimin e vitit 2010, 2013. http://jetanekosove.com/repository/docs/Tekstet_ANALIZA_shqip_339320.pdf

[13]             Qendra pėr Arsim e Kosovės (KEC), Barazia gjinore nė librat e leximit nė arsimin e detyruar nėntėvjeēar nė Kosovė, 2007.

[14]             IPK, Aparatura Didaktike nė Tekstet Shkollore, 2013. f.22

[15]             James S. Jacobs dhe Michael O. Tunnel, Children's Literature, Briefly 2004, f.14

[16]             McKinsey&Company, Si Pėrmirėsohen Vazhdimisht Sistemet mė tė Avancuara Shkollore Nė Botė, 2010, f. 44, http://mckinseyonsociety.com/downloads/reports/Education/How-the-Worlds-Most-Improved-School-Systems-Keep-Getting-Better_Download-version_Final.pdf. (Vetėm nė gjuhėn angleze)

Berlin – Pristina, 22 December 2014

© European Stability Initiative - ESI 2017
22 December 2014, 00:00