European Stability Initiative - ESI - 17 December 2017, 07:23
URL:

Pse Kosovës i nevojitet migrimi?
23 April 2015
Berlin – Prishtina
Make it in Germany
Make it in Germany

The full HTML version of this report will be available soon. In the meantime, please download the PDF version.

Në vitin 2005 dhe 2006, ESI bëri një studim mbi varfërinë rurale, migrimin dhe remitancat në Kosovë dhe botuam raportin e titulluar "Cutting the Lifeline." Raporti tregon që migrimi – veçanarisht i djemve të rinj – ka qenë i domosdoshëm për mbijetesën ekonomike të gjeneratave të tëra.  Raporti nënvizon se mbyllja e dyerve evropiane për migrim të rregullt të punës pas vitit 1999, la bashkimin familjar si të vetmën rrugë ligjore për migrim.

Raporti përshkruan në detaje realitetin ekonomik të dy fshatrave: Cërrcës, fshat që gjendet në veri-perëndim të Kosovës në kufi me Shqipërinë, dhe Lubishtës, që ndodhet në jug-lindjen malore. Këto dy fshatra reflektojnë situatën ekonomike dhe sociale në gjithë Kosovën dhe gjetjet tona treguan se zhivillimi ekonomik nuk është i mundur pa migrimin e një numri të konsiderueshëm të banorëve nga fshatra si këto, për të gjetur punë, trajnim dhe kapital gjetiu.

Një dekadë pas përfundimit të studimit tonë pak gjëra kanë ndryshuar. Në vitin 2005, anketa e fuqisë punëtore tregoi që vetëm 29% të qytetarëve të moshës së punës (15 deri 64 vjeçare) punojnë. Në vitin 2013, anketa e fuqisë punëtore doli me numra gati identik: vetëm 28.4% të qytetarëve të moshës së punës punojnë. Numrat më dramatik janë ata për punësimin e grave: në vitin 2005, vetëm 12% e grave punonin ndërsa në vitin 2013 ky numër ishte ngritur pak në 12.9%. Kjo do të thotë se afër 90% të grave të moshës së punës nuk punojnë dhe nuk kanë asnjë perspektivë për punë në të ardhmen.

Berlin – Prishtina, 23 April 2015

© European Stability Initiative - ESI 2017
23 April 2015, 00:00