European Stability Initiative - ESI - 23 October 2017, 13:36
URL:

Parimi i Lozanë: Multietniciteti, territori dhe ardhmëria e serbëve të Kosovës
7 June 2004
Berlin/Prishtinë
This document is also available in Bosnian/Croatian/Serbian.
"Që nga 1 maji 1923 do të ndodhë një këmbim i detyrueshëm i pjesëtarëve turk të religjionit ortodoks grek i vendosur në territorin turk dhe të pjesëtarëve grek të religjionit turk të vendosur në territorin grek. Këta persona nuk do të kthehen te jetojnë në Turqi, respektivisht në Greqi pa autorizimin e Qeverisë turke, respektivisht Qeverisë greke."

Traktati i Lozanës, 1923

Përmbledhje ekzekutive

Pas pesë vitesh të administrimit ndërkombëtar në Kosovë, dy ditë të dhunshme në marsin 2004 testuan rëndë përkushtimin ndërkombëtar për një Kosovë multietnike. E drejtuar kundër minoriteteve të Kosovës dhe vet stafit të misionit ndërkombëtar, dhuna ka lënë shumë pikëpyetje nëse UNMIK-u ka aftësi për t'i arritur qëllimet e tij përballë rezistencës së hapur.

Ky është një moment i rrezikshëm për politikën ndërkombëtare në rajon. Prioritet urgjent për misionin në Kosovë dhe për PSSP-në e ardhshëm është që të riafirmojë përkushtimin ndërkombëtar për një shoqëri multietnike, edhe në nivelin diplomatik edhe në atë praktik.

Ky dokument sjell prova se politikat e nevojshme si reagim ndaj trazirave të marsit duhet të bazohen në nevojat praktike të serbëve që sot jetojnë në Kosovë. Sipas këtij dokumenti, realiteti i tanishëm i serbëve të Kosovës ndryshon nga perceptimi i zakonshëm në aspekte të rëndësishme. Sot në Kosovë ende jetojnë 130,000 serbë, të cilët përbëjnë dy-të-tretat e popullatës serbe të para luftës. Nga këta, dy-të-tretat (75,000) jetojnë në jug të Lumit Ibër në zonat me shumicë shqiptare. Pothuajse të gjithë serbët e zonave urbane kanë ikur, përveç Mitrovicës Veriore që ka mbetur zona e vetme urbane tani për tani. Megjithatë, shumica e serbëve të zonave rurale kurrë nuk i kanë lënë shtëpitë e tyre. Realiteti i serbëve të Kosovës sot është i tillë që përbëhet nga bashkësi të vogla të fermerëve që jetojnë të shpërndarë nëpër tërë Kosovën.

Përkundër këtij sfondi, ky dokument sjell prova se plani i Qeverisë serbe për krijimin e enklavave autonome serbe në Kosovë është me të meta të rrezikshme. Serbët e Kosovës nuk mund të ndahen enklava pa një zhvendosje të madhe edhe të serbëve edhe të shqiptarëve, duke rritur armiqësinë dhe duke e rrezikuar edhe më tepër sigurinë e serbëve. Çdo përpjekje për të implementuar këtë vizion shpie në mënyrë të paevitueshme drejt përtëritjes së dhunës. Nëse, ashtu siq duket e mundshme, plani i Beogradit është një dredhi taktike që synon për të bërë të sigurtë ndarjen e Kosovës, ai përbën një tradhti ndaj një shumice të madhe të serbëve të Kosovës.

Ky dokument tregon se një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën nuk mund të bazohet mbi Parimin e Lozanës: këmbimi i negociuar i territorit dhe popullatës i zakonshëm në marrëveshjet pas-konfliktuoze në Ballkan në fillim të shekullit të 20. Bashkësitë serbe në Kosovë do të kenë shanse për sukses vetëm nëse territori mbetet i bashkuar dhe serbët janë në gjendje të marrin pjesë si qytetarë të plotë në institucionet multietnike. Reziqet janë tepër të mëdha, edhe për serbët e Kosovës edhe për bashkësinë ndërkombëtare, strategjia e plotë e së cilës për rajonin gjatë dekadës se fundit ka qenë e bazuar në përkushtimin për një shoqëri multietnike.

Esenca e qasjes ‘Standardet para Statusit' është se institucionet vet-qeverisëse të Kosovës duhet të marrin përgjegjësi për të siguruar se bashkësitë minoritare mund të jetojnë në Kosovë në siguri dhe dinjitet. Ky dokument propozon tri masa praktike për të bërë këtë Standard realitet:

  1. një dyfishim të përpjekjeve mbi kthimin dhe riposedimin e pronës, me synim që ky proces të përmbyllet nga fundi i vitit 2005;
  2. duke siguruar që strukturat multietnike të sigurisë në Kosovë të forcohen, të pajisen në mënyrë të duhur dhe të jenë të vendosura nën përgjegjësinë politike të qeverisë së zgjedhur të Kosovës, përmes një ministrie multietnike të sigurisë publike;
  3. reforma e planifikuar me kujdes mbi strukturat e qeverisë lokale për të siguruar se serbët e Kosovës pranojnë sherbime publike adekuate në vendet dhe rrethanat në të cilat ata jetojnë tani.

Si shtesë, ky dokument tregon se një përpjekje e përtërirë për të tejkaluar ndarjen e Mitrovicës do të ishte reagimi më pozitiv ndaj trazirave të marsit, duke hequr njërën nga pikat më të nxehta e më të rrezikshme të Kosovës dhe duke hapur mundësi për zgjidhje të negociushme mbi një varg çështjesh mjaft diskutabile.

Megjithatë, një parakusht themelor është që bashkësia ndërkombëtare në mënyrë eksplicite të mos pranojë asnjë zgjidhje për Kosovën që bazohet në pazare territoriale apo ndjekje të popullatës minoritare. Çfardo qoftë statusi i saj final, Kosova duhet të mbetet e tërë dhe e pandarë, duke ofruar një shtëpi të sigurtë par të gjitha komunitetet vendore. Grupi i Kontaktit dhe Bashkimi Evropian duhet të tërheqin vërejtjen se për çfardo skeme të ndarjes do të vëhet veto në Këshillin e Sigurimit. Ata gjithashtu duhet të tërheqin vërejtjen se një Kosovë e spastruar etnikisht nuk do të shikohet kurrë si e përshtatshme për sovranitet. Le të bëhet e qartë për të gjithë se një konsensus anti-Lozanë i cili udhëheq politikën sot në Europë është tepër i qëndrueshëm që të lëkundet nga një turmë e zemëruar.

A. Marsi 2004

Pas pesë vitesh të administrimit ndërkombëtar në Kosovë, dy ditë të dhunshme në marsin 2004 testuan rëndë parimin më themelorë të politikës ndërkombëtare në Ballkan - përkushtimin për një shoqëri multietnike. Trazirat e 17 dhe 18 marsit, të udhëhequra nga ekstremistët shqiptarë kundër minoriteteve të Kosovës dhe misionit ndërkombëtar, erdhën si një goditje. Turmat u vërsulën drejt ndërtesave administrative të UNMIK-ut, shkatrruan shumë vetura të policisë së UNMIK-ut dhe u përleshen me KFOR-in nëpër rrugë. Ata pak serbë të mbetur që akoma jetonin në qendrat e mëdha urbane (Prishtinë, Gjilan, Prizren) u ndoqën. Një numër i fshatrave me të kthyerit, duke përfshirë Bellopojën afër Pejës dhe Sfinjarin afër Mitrovicës, u dogjën në flakë. Kishat nëpër Kosovë, të braktisura nga trupat e KFOR-it të cilat janë të parapara t'i mbrojnë ato, u shkatrruan nga turmat. Dy muaj pas trazirave, 2,638 nga të zhvendosurit e fundit akoma nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.

Të zënë në befasi nga një shkallë sfide ndaj autoritetit të tij, misioni ndërkobëtar akoma po sillet rrotull. Besimi i tij në qëllimet dhe strategjitë e veta është minuar. Pasi që pagesa për rrezik në punë është rivendosur dhe planet për evakuim po paraqiten, personeli i UNMIK-ut rrezikon të humbë besimin në aftësinë e tij për të zbatuar mandatin themelor të misionit.

Trazirat ishin një sulm i drejtpërdrejt ndaj shoqërisë multietnike në Kosovë. Ato treguan ndikimin e vazhdueshëm të ekstremistëve të gatshëm dhe të aftë për të orkestruar dhunën për qëllime politike. Që është edhe më alarmante, ata poashtu dëshmuan pranimin e ndikimit të tyre nga një numër i madh i të rinjëve shqiptarë, ku sipas vlerësimeve të KFOR-it në trazira morën pjesë deri në 50,000 persona.

Për qeverinë serbe, shpërthimi i dhunës ishte një provë e asaj që shumica në Beograd e kanë thënë me vite: se multietniciteti në Kosovë është i pamundur. Një komentator deklarojë se do të duhej një "naivitet i papërgjegjshëm apo mungesë e vrazhdë e interesimit për të thënë se një Kosovë multietnike nën terrorin e shumicës shqiptare është e mundshme dhe është një projekt i arritshëm." Kryeministri Koshtunica deklarojë:

"Besoj se është e qartë për secilin se një parajsë multietnike në Kosovë është jofunksionale, edhe më pak bile se sa utopia komuniste për një shoqëri pa klasa. Nëse ajo deri diku ka qenë funksionale, një shoqëri multietnike në Kosovë nuk është."

Shumë zëra nga jashtë u pajtuan me këtë. Një komentator në Financial Times shkroi:

"Vizioni sfidues i vet BE-së për një Kosovë multietnike nuk ka bazë demografike …  Ndarja duket si njëra nga dy zgjidhjet që do të lejojë serbët që të mbesin në Kosovë. Zgjidhja tjetër është rivendosja e forcave serbe të sigurisë në Kosovë."

Kurrë më parë qëllimi ndërkombëtar në Kosovë – për të krijuar një shoqëri multietnike dhe demokratike – nuk është vënë kaq hapur në dyshim më shumë se sa tani.

Ky dokument ekzaminon realitetin e jetës së serbëve sot në Kosovë. Ai zbulon një numër faktesh demografike bazë të cilat ndryshojnë në mënyrë dramatike nga perceptimet e zakonshme. Bazuar në këtë realitet, vështirë mund të merren parasysh propozimet e fundit nga qeveria serbe për ndarjen e serbëve të Kosovës në enklavat e tyre. Dokumenti gjithashtu merr parasysh opcionin e ndarjes së Kosovës, e cila prapë u bë atraktive për disa vështrues. Ai zbulon se zgjidhje territoriale si këto do të keqësonin problemet e sigurisë dhe do të rezultonin në tradhti ndaj një shumice të madhë të serbëve të Kosovës.

Ky dokument paraqet një strategji alternative se si bashkësia ndërkombëtare do të mund të riafirmojë dhe në mënyrë praktike të zbatojë përkushtimin e saj për një Kosovë multietnike. Ai propozon një riforcim të politikës "Standardet para statusit" bazuar në:

  1. një dyfishim të përpjekjeve mbi kthimin dhe riposedimin e pronës, me synim që ky proces të përmbyllet nga fundi i vitit 2005;
  2. duke siguruar që strukturat multietnike të sigurisë në Kosovë të forcohen, të pajisen në mënyrë të duhur dhe të vendosura nën përgjegjësinë politike të qeverisë së zgjedhur të Kosovës, përmes një ministrie multietnike të sigurisë publike;
  3. reforma e planifikuar me kujdes mbi strukturat e qeverisë lokale për të siguruar se serbët e Kosovës pranojnë sherbime publike adekuate në vendet dhe rrethanat në të cilat ata jetojnë tani.

Megjithatë, asnjëra nga këto programme nuk janë të arritshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk parjashton qartë mundësinë për ndarjen e Kosovës.

B. DY REALITETET SERBE

Edhe pse dhuna e marsit i la ata duke u ndier edhe më të pasigurtë, shumica e serbëve të Kosovës vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në tokat e tyre tradicionale, krah për krah me shumicën shqiptare. Në pranverën 2004 Kosova nuk është kurrëfarë parajse multietnike, por sigurisht që është një shoqëri multietnike. Për serbët e Shtërpces, Gjilanit, Kamenicës apo Graçanicës, multietniciteti është një fakt i thjeshtë demografik. Pjesë të mëdha të zonave rurale të Kosovës janë multietnike sepse njërzit që jetojnë atje kanë mbetur në shtëpitë e tyre gjatë të gjitha trazirave të dekadës së fundit.

Derisa nuk ka shifra zyrtare për popullatën në Kosovë, edhe të dhënat e qeverisë serbe edhe të asaj të Kosovës sugjerojnë se momentalisht janë rreth 130,000 serbë që jetojnë në Kosovë. Qendra Koordinuese për Kosovën (QKK) me bazë në Beograd, e cila është strukturë administrative serbe përgjegjëse për çështjet e Kosovës, publikoi një raport të detajizuar në janar 2003 i cili jep një shifër prej 129,474 serbëve në Kosovë në vitin 2002. Kjo shifër përafërsisht korrespondon edhe me vlerësimet e ESI-t të bazuara në shifrat mbi regjistrimin e nxënësve në shkollat fillore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës.  Janë 14,368 nxënës që mësojnë në gjuhën serbe në shkollat fillore në Kosovë në vitin 2004. Duke shfrytëzuar të dhënat mbi strukturën e moshës së serbëve të Kosovës nga një numër i anketimeve të pas-luftës, kjo sugjeron se në Kosovë jeton një popullatë serbe prej 128,000 banorësh.

Sipas regjistrimit të fundit jugosllav të pupullsisë, në vitin 1991 në Kosovë kanë jetuar 194,000 banorë serbë. Gjatë viteve 1980-ta, numri i serbëve të Kosovës kishte rënë. Duket e pamundur që numri i serbëve të jetë ngritur prapë gjatë viteve të 1990-ta. Në fakt, gjatë viteve të 1990-ta, qeveria serbe u ndie e detyruar që të vendosë masa të ndryshme për të ndaluar emigrimin e serbëve nga Kosova.

Prandaj është e mundur që masa e serbëve të zhvendosur nga Kosova të jetë rreth 65,000. Në kundërshtim me perceptimin e përhapur, dy-të-tretat e popullatës serbe të Kosovës së para-luftës në fakt kanë mbetur në Kosovë.

Tabela 1: Atje ku jetojnë serbët, bazuar në regjistrimin e nxënësve në shkolla fillore

 

Komuna

Nxënësit e shkollave fillore

Përqindja e totalit

Gjilan

1,936

13.5

Leposaviq

1,819

12.7

Mitrovicë Veriore

1,630

11.3

Kamenicë

1,325

9.2

Prishtinë

1,229

8.6

Shterpce

1,217

8.5

Zveçan

981

6.8

Lipjan

969

6.7

Zubin Potok

869

6.0

Vushtrri

619

4.3

Viti

474

3.3

Obiliq

408

2.8

Fushë Kosovë

348

2.4

Pejë

180

1.3

Novobërdë

164

1.1

Rahovec

137

1

Istog

33

0.2

Skenderaj

30

0.2

Totali

14,368

100.0

 

QKK-ja beson se shumica e serbëve në Kosovë jeton në veri të Lumit Ibër, i cili kalon përmes Mitrovicës. Kjo nuk dëshmohet nga të dhënat në dispozicion. Pasi që fëmijët i ndjekin shkollat fillore në lokalitetet e tyre, shifrat e regjistrimit ofrojnë një pasqyrë të mirë të shpërndarjes së serbëve nëpër Kosovë. Siq sugjerohet nga Tabela 1, vetëm një e treta e serbëve të Kosovës jetojnë në veri të Lumit Ibër, në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore. Pjesa tjetër – deri në 75,000 njerëz – janë në pjesën jugore me shumicë shqiptare. Egzistojnë koncentrime të serbëve në komunat e Gjilanit, Novobërdës, Viti dhe në Kamenicë në pjesën jug-lindore, në Shtërpcen me shumicë serbe në jug, dhe në vendbanimet përrreth Graçanicës afër Prishtinës. Kështu, në kundërshtim me një tjetër perceptim të përhapur, pothuajse dy të tretat e popullatës serbe aktuale në Kosovë jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Ndoshta fakti më i rëndësishëm që del nga të dhënat është dallimi i madh mes serbëve të zonave ubane dhe atyre rurale. Sot, nuk egziston as edhe një shkollë e vetme fillore në gjuhën serbe në asnjërën nga qendrat më të mëdha urbane. Nga 63 shkollat fillore serbe në Kosovë, 47 prej tyre janë të vendosura në fshatrat me më pak se 5,000 banorë. Një shumicë e madhe e serbëve të Kosovës jetojnë në fshatra të vegjël të përhapur gjerësisht nëpër tërë Kosovën.

Para luftës së vitit 1999, kanë egzistuar dy komunitete të dallueshme serbe në Kosovë, të cilat kanë jetuar në kushte shumë të ndryshme shoqërore dhe ekonomike. Në zonat rurale, njerzit jetonin në komunitete të vogla, shpesh në tokat në të cilat familjet e tyre kishin punuar me gjenerata. Ashtu si edhe me punëtorët fshatarë nëpër tërë ish-Jugosllavnë, këto kanë qenë komunitete të margjinalizuara politikisht të cilat as nuk prisnin as nuk pranonin shumë nga shteti. Përkundrazi, serbët urbanë në Prishtinë dhe në qytetet tjera më të mëdha mbanin pozitat me të larta të punës në qeveri dhe në ndërmarrjet shoqërore. Ata gëzonin statusin dhe privilegjet të cilat vinin nga lidhja e afërt me shtetin – veçanarisht pas vitit 1989 kur shqiptarët u larguan nga puna e sektorit publik.

Lufta e Kosovës dhe tërheqja e shtetit serb i ka prekur komunitetet serbe urbane dhe rurale në mënyra shumë të ndryshme. Me përjashtim të vendbanimit të fundit urban në Mitrovicën Veriore, bota e serbëve urbanë është zhdukur tërësisht. Tani nuk kanë mbetur më shumë se një grusht serbësh në Prishtinë, Pejë, Prizren apo në ndonjërën nga qytetet më të mëdha. Në kontrast më këtë, një shumicë e madhe e serbëve ruralë nuk e kanë lëshuar kurrë Kosovën, madje as gjatë periudhës më të trazuar gjatë vitit 1999/2000. Shumica nga ta jetojnë një jetë nga bujqësia si mjet jetese, dhe edhe pse kushtet janë të vështira, ata janë të vet-mjaftueshëm relativisht. Vetëm në rajonin e Metohisë/Dukagjinit ka pasë një egzod të plotë edhe të popullatës rurale edhe të asaj urbane.

Shkurtimisht, efekti i luftës së vitit 1999 ka qenë që pothuajse të gjithë serbët urbanë ikën, duke lënë Mitrovicën Veriore si vendbanimin e fundit urban. Megjithatë pjesa më e madhe e serbëve ruralë kanë qëndruar.

Komunitetet serbe të mbetura në Kosovë dallojnë në masë të madhe sa i përket kushteve gjeografike, ekonomike dhe politike. Si enklava e fundit urbane, Mitrovica Veriore mbijeton përmes subvencioneve të mëdha në formë të pagave për sektorin publik dhe transferet sociale, që vijnë edhe nga buxheti i Serbisë edhe nga ai i Kosovës. Politika në Mitrovicën Veriore është e orientuar drejt Beogradit dhe synon që të sigurojë përkrahje të vazhdueshme. Punësimi me paga në Mitrovicën Veriore pothuajse ekskluzivisht vjen nga institucionet publike të saj, në veçanti në univerzitet dhe spital. Këto institucione financohen nga Beogradi, ku shumica e stafit profesional marrin paga të dyfishta si një shtytje për të qëndruar në Kosovë. Pothuajse nuk ka kurrfarë aktiviteti tjetër ekonomik, përveq shitoreve të vogla me pakicë. Kjo i lë komunitetet tjera urbane në një pozitë tejet të paqëndrueshme; nëse ndonjë ndryshim në klimën politike do t'i jepte fund këtyre subvencioneve, ai do të nxiste një egzod të shpejt të popullatës. Edhe nëse vazhdojnë subvencionet e tanishme, mungesa e investimeve publike dhe private e bën jetën tepër të vështirë, pasi që infrastruktura dhe ndërtesat publike po shkatrrohen dhe punësimi po bie.  Graçanica, një fshat afër Prishtinës që rrethon një manastir të famshëm ortodoks, që nga viti 1999 poashtu është bërë si një qendër e vogël për sherbime publike për serbët e Kosovës, duke pasur një fakultet univerzitar, një shkollë të mesme, objekte për shendetësi dhe një sektor të vogël privat. Në Shterpce, qyteti më i madh me shumicë serbe në jug, shumica e ish ndërmarrjeve shoqërore e kanë ndërprerë prodhimin.

Komuna e Gjilanit, vendbanimi me komunitetin më të madh të serbëve në jug të Ibrit, në mënyrë dramatike ilustron fatet e ndryshme të serbëve urbanë e ruralë në Kosovën e pas-lusftës. Sipas regjistrimit të fundit jugosllav të popullsisë, në këtë komunë ka pasur 19,370 serbë në vitin 1991, nga të cilët pak më pak se 6,000 kanë jetuar në qytet. Sot, serbët urbanë kanë ikur; sipas përfaqësuesve vendorë serbë, në qytet kishin mbetur 250 serbë para marsit 2004, ndërsa tani vetëm 25. Megjithatë, me 12,123 serbë të cilat akoma jetojnë në komunë, është e qartë se pothuajse të gjithë serbët ruralë kanë qëndruar.

Krahasuar me pjesët tjera të Kosovës, Gjilani ishte kursyer nga dhuna e rëndë ndër-etnike para dhe gjatë luftës së vitit 1999. Megjithatë, pas tërheqjes së policisë serbe, sipas OSBE-së rënia në dhunë ka qenë, "e shpejt dhe e përhapur." Nga 10 deri me 18 korrik 1999, shtëpitë e serbëve dhe romëve në qytetin e Gjilanit u dogjën, dhe vrasjet dhe rrëmbimet ishin të përhapura. Deri në kohën kur arritën forcat e para policore të KB me 15 gusht, serbët urbanë ishin dëbuar së bashku me shumicën e romëve. Megjithatë, jashtë qytetit egzistojnë vetëm dy fshatra nga ku kanë ikur një numër i konsiderueshëm i serbëve: Zhegra, e cila është braktisur, dhe Cernica, e cila akomë është pjesërisht e banuar.

Kushtet e përgjithshme të sigurisë nuk ofrojnë një shpjegim të mjaftueshëm për reagimet e ndryshme të serbëve urbanë dhe ruralë, veçanarisht që nga viti 2000 kur kushtet u stabilizuan në masë të konsiderueshme. Pas të gjithave, asnjë fshat në Gjilan nuk është larg nga qyteti apo nga komunitetet fqinje shqiptare, dhe atje nuk ka pasë kurrfarë pike kontrolli me vite. Ndryshimi duhet t'i atribuohet faktorëve të tjerë. Njëri nga ta ka qenë mungesa e një mekanizmi deri së voni për rikthimin e pronës në zonat urbane. Ndoshta faktori më i rëndësishëm është dallimi në pozitën ekonomike mes serbëve urbanë dhe ruralë të Gjilanit.

Gjatë periudhës socialiste, serbët kanë qenë të mbi-përfaqësuar në punë në administratën publike dhe në ndërmarrjet shoqërore. Pas vitit 1989, kur shqiptarët u larguan nga puna në sektorin publik, numri i vendeve të punës për serbët u rrit dramatikisht. Për herë të parë, u ofruan mundësi serioze të punësimit për serbët rural në ndërmarrjet shoqërore. Për shembull, në fshatin serb Partesh afër Gjilanit, ku gjatë viteve të 80-ta rrallë ka pasë ndonjë të punësuar zyrtar, gjatë viteve të 90-ta rreth 100 njerëz udhëtonin me autobus çdo ditë për në qytet në vendet e tyre të punës. Megjithatë, serbët ruralë mbeten në tokat e tyre, dhe vazhduan ta punojnë atë. Kur punët nëpër fabrika dhe zyre u zhduken bashkë më tërheqjen e shtetit serb, serbët urbanë mbeten pa asnjë mënyrë për mbijetesë. Serbët ruralë në fshatrat rreth Gjilanit kishin mundësi që të kthehen tek fermat për mbijetesë. Kjo nuk është jetë e lehtë. Në shumicën e fshatrave, veçanarisht në ato afër qytetit, egziston një mungesë e vertetë e tokës. Në Korestitë, për shembull, diku 270 familje ndajnë vetëm 300 hektarë tokë – joadekuate madje edhe për bujqësi si mjet jetese. Këto fermerë i shesin disa prodhime në tregun e Gjilanit, por mbesin keq për mungesë të të ardhurave në të holla, duke shtyrë disa familje të shesin parcela të vogla toke tek shqiptarët nga diaspora. Megjithatë, në vende tjera familjet rurale janë në gjendje të mbijetojnë përmes një kombinimi të bujqësisë si mjet jetese dhe disa të ardhurave në të holla nga transferet sociale apo të afërmëve nga diaspora.

Serbët e mbetur në Gjilan kanë arritur një akomodim pune me institucionet komunale të dominuara nga shqiptarët. Rreth 75 ish punëtorë serb komunal tani punojnë në zyrën vendore të Qendrës Koordinuese për Kosovën e financuar nga serbët, në fshatin Kusqe e Epërme. Serbë të tjerë nga fshatrat në rrethinë kanë gjetur punë në administratë dhe në Shërbimin Policor të Kosovës. Kryetari shqiptar i komunës Lutfi Haziri ka bërë një përpjekje të sinqertë për të përfshirë liderët serbë vendorë në udhëheqjen e komunës, dhe ka marrëdhënie të mira me drejtorin lokal të Qenrës Koordinuese për Kosovën. Edhe pse sistemi shkollor është i ndarë, ka qasje të gatshme edhe në shkollat fillore në gjuhën shqipe dhe serbe nëpër tërë komunën, me shkollat serbe dhe një klinikë shendetsore lokale e financuar nga buxhetet e Kosovës dhe Serbisë. Njëra nga ndërmarrjet e pakta shoqërore operacionale në komunë, një filial i kompanisë Jugoterm, është e vendosur në fshatin serb të Budrigës së Poshtme, dhe asaj sapo i është paguar borxhi nga buxheti i komunës. Egzistojnë kontakte direkte ditore mes dy komuniteteve; fermerët serbë i sjellin prodhimet e tyre në qytet për t'ua shitur ato shqiptarëve, dhe këpuctarët shqiptarë i përshendesin klientët serbë në gjuhën serbe pa problem

Në Gjilan, si në vendet tjera në Kosovë, shoqëria multietnike nuk është një aspiratë por një realitet demografik. Edhe pse të prekur keq nga trazirat e marsit, serbët ruralë kanë mbetur në shtëpitë e tyre, ashtu siq kishin bërë gjatë tërë trazirave të vitit 1999. Ata qëndrojnë sepse, edhe pse kushtet janë të ashpra, bujqësia si mjet jetese i bën ata relativisht të vet-mjaftueshëm, dhe ata nuk kanë vend tjetër ku të shkojnë. Derisa ata janë të lirë nga dhuna politike dhe të pranojnë sherbime adekuate publike, ka shanse se ata do të qëndrojnë. Megjithatë, në planin afatgjatë, ne do të prisnim të shohim migrimin e popullatës rurale prej fshatrave në kërkim të punësimit me pagë në zonat urbane. Nëse nuk ka mundësi brenda Kosovës, në mënyrë të paevitueshme do të nisen për në Serbi, pasi që dhe atëherë kur kushtet ekonomike atje ta lejojnë këtë. Prandaj e ardhmja e serbëve të Kosovës varet nga zhvillimi i alternativave të besueshme ndaj emigrimit, siq janë rritja e prodhimtarisë së bujqësisë, krijimi i mundësive për zhvillim në zonat rurale dhe ndërtimi i ambienteve urbane të afta për të përkrahur gjeneratën e re.

C. NJERËZIT DHE TERRITORI
1. Një "organizim territorial i përshtatshëm"

Me 2 mars 2004, në fjalimin e tij të parë para parlamentit si kryeminister i zgjedhur rishtazi, Vojislav Koshtunica, duke u betuar se nuk do të lejojë kurrë që Kosova të bëhet e pavarur, paraqiti një program për "kantonizimin" e Kosovës. Kjo ide ishte e njohur për establishmentin politik të Beogradit. Qysh në 1998, sociologu i respektuar Aleksa Gjilas, duke parashikuar se presioni ndërkombëtar do të shpiente tek rikthimi i autonomisë së Kosovës, përfundoi se "zgjidhja, nëse akoma ka kohë për të, duhet të përfshijë një autonomi brenda Kosovës për rajonet me shumicë serbe dhe për vendet më të shenjta serbe, të cilat së bashku përbëjnë çerekun e Kosovës." Në të njëjtën kohë, historiani serb Dushan Batakoviq i pari paraqiti një plan për kantonizim i cili propozonte pesë rajone serbe rurale në Kosovë, e gjithashtu edhe administratë të veçanta për qytetet e përziera etnikisht.

Sot, shumë njerëz në Beograd pajtohen me Gjilasin se "Problemet shoqërore dhe ekonomike të Kosovës janë aq të mëdha sa që duhet të ofrohet autonomi e konsiderueshme thjeshtë sepse Serbia nuk mund të përballojë subvencionimin e saj." Në anën tjetër, egziston një marrëveshje e përhapur se serbët e Kosovës nuk mund të "qeverisen" nga shqiptarët. Kjo lë vend vetëm për dy alternativa: krijimi i enklavave serbe autonome brenda Kosovës – që nganjëherë referohet si "autonomi brenda autonomisë" – apo ndarja e Kosovës në një veri serb dhe në një jug shqiptar.

Me 29 prill, parlamenti serb unanimisht miratoi një plan më të elaboruar për autonominë territoriale të serbëve të Kosovës. Qëllimi i deklaruar i këtij plani është që të "menjanojë çfarëdo mundësie për një masakër serbe." Ai tregon se sfida është e dyfishtë. Së pari, ekstremizmi shqiptar "është aq i fuqishëm sa që ai thjeshtë kërcënon egzistencën fizike të serbëve lokalë." Së dyti, momentalisht serbët janë të shpërndarë nëpër tërë Kosovën, duke ua bërë atyrë të vështirë për tu mbrojtur.

Zgjidhja, sipas planit të Beogradit, është që të ndahen serbët e Kosovës nga shumica shqiptare, përmes një "organizimi territorial të përshtatshëm të provincës." Kjo do të realizohej me krijimin e pesë enklavave autonome serbe brenda Kosovës, të koordinuara përmes një asambleje të përbashkët rajonale dhe një këshilli ekzekutiv. Enklavat do të merrnin përgjegjësi të gjera qeverisese, duke përfshirë sigurinë (policinë), arsimin, kujdesin shendetsor, politikën sociale, resurset naturore dhe minerale, pylltarinë, bujqësinë dhe menaxhimin dhe privatizimin e pronës shoqërore brenda territorit të tyre. Këto funksione nuk administrohen lehtë në nivel lokal. Edhe pse ata nuk e thonë ashtu drejtpërdrejt, ajo çka autorët e planit duket të kenë në mendje është se ligjet serbe do të aplikoheshin nëpër enklava, të administruara nga filialat lokale të institucioneve qendrore. Edhe pse plani përdor fjalën "decentralizim", në fakt ai do të vendoste Beogradin në qendër të një sistemi shumë të centralizuar të qeverisë.

Ajo që është më demaskuese lidhur me planin, megjithatë, është përshkrimi se si do të krijoheshin rajonet autonome. Do të bëheshin tre hapa. Së pari, do të identifikohej territori tradicional serb, duke përfshirë të gjitha zonat ku serbët kanë qenë shumicë para luftës së vitit 1999, bashkë me lokacionet fetare. Së dyti, do të inkorporohej tokë shtesë për të lidhur këto territore dhe për t'i bërë ato më të mbrojtshme. Së treti, ky territor shtesë do të banohej nga serbët e Kosovës që kthehen nga Serbia.

Çdo hap në këtë vazhdë është problematik, duke filluar që nga emërtimi i "territorit me shumicë serbe." Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1991 (i bojkotuar nga shqiptarët), serbët formonin shumicë në vetëm pesë nga 30 komunat e Kosovës: Shterpce, Novobërdë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan (dy të fundit ishin shkëputur nga Mitrovica gjatë viteve të 80-ta me qëllim të sigurimit të shumicës lokale serbe). Kjo situatë është akoma edhe sot. Tri nga këto komuna relativisht përbëjnë zonën e shumicës kompakte serbe në veri të Lumit Ibër. Megjithatë, Shterpca dhe Novobërda janë xhepa të izoluar të rrethuar nga zonat me shumicë shqiptare. Ajo që është më e rëndësishmja, është se jo më shumë se 40 % e serbëve që sot banojnë në Kosovë jetojnë në këto pesë komuna. Nëse numrohen edhe serbët e zhvendosur në Serbi, përqindja është edhe më e vogël.

Për t'iu shmangur këtij problemi, plani i Beogradit thekson rëndësinë e inkorporimit të territorit rrethues nga zonat me shumicë shqiptare.

"Serbët do të kishin të drejtën në pjesët e territorit të cilat lidhen në mënyrë të natyrshme me vendbanimet e dominuara me serbë, në të cilat ata më parë nuk kanë përbërë shumicën, por në të cilat Serbët e larguar nga shtëpitë e tyre gjatë operacionit për spastrim etnik do të kthehen. Ky është një parakusht kryesor për të ardhmen e zonave të autonomisë territoriale që të kenë karakteristikat e një rajoni."

Si do të fitohej ky territor shtesë? Plani sugjeron se ai do të merrej si "kompensim i drejt" për pronat serbe në zonat urbane, tek te cilat kthimi "është i pamundur në të ardhmen e parashikueshme." Se si do të funksiononte një mekanizëm i tillë i kompensimit është vështirë të imagjinohet, pasi që shumica e tokës të cilën plani i Beogradit propozon që ta marrë është në pronësi private, dhe do të duhej të merrej nga fermerët shqiptarë para se të mund të rishpërndahej.

Harta 1. – Komuna e gjilanit
Gnjilane Municipality

Supozimi më jobindës prapa këtij propozimi është ideja se serbët urbanë, të cilët dikur mbanin pozita prestigjioze në qeveri dhe në ndërmarrje shoqërore, do të pajtoheshin të rivendoseshin në një jetë me bujqësinë si mjet jetesë në zonat rurale të Kosovës. Disa nga planet të cilave u janë referuar autorët është përvoja e Izraelit në Bregun Perëndimor, duke theksuar se Izraeli ka qenë në gjendje të krijojë njësi ekonomike "artificiale" në lokacione të izoluara. Të tjerë kanë potencuar rastin e Jugosllavisë komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore, kur planifikuesit qendrorë "krijuan" qendra të reja urbane përmes programeve të mëdha të investimeve publike. Implikimet buxhetore të skemave të tilla nuk janë marrë parasysh asnjëherë, por duke pasur parasysh dobësinë e vazhdueshme ekonomike të Serbisë, ato në mënyrë të qartë janë të paarritshme.

Edhe sikur plani të mund të implementohej, është e pamundur të shihet se si do të rezultonte ai në siguri më të madhe për serbët e Kosovës në jug të Ibrit. Mes tyre, pesë enklavat serbe do të kishin një kufi të madh, që do të kalonte afër qendrave kryesore me popullatë shqiptare dhe duke kaluar nëpër rrugët kryesore të Kosovës. Secilit që do të udhëtonte nëpër Kosovë do t'i kërkohej të kalonte në shkuarje e ardhje nepër territoret serbe e shqiptare – duke përfshirë edhe vet forcat e sigurisë, të cilat vazhdimisht do të kalonin nëpër postblloqet e njëri-tjetrit. Për t'i mbrojtur enklavat, plani i Beogradit parasheh krjimin e "forcave mbrojtëse civile" – sipas të gjitha gjasave formacione paramilitare vendore të armatosura dhe të financuara nga Serbia, të llojit të tillë që u formuan në masë të madhe gjatë luftave të fundit në Ballkan. Kjo me të vertetë është një zgjidhje e tipit të Bregut Perëndimor, me të ardhurë të armatosur që jetojnë në fshatra të fortifikuara në frikë të vazhdueshme nga sulmi. Kjo është një recetë për konflikt, më shumë se sa për siguri. Njëra nga enklavat serbe të parapara nga plani i Beogradit është "Distrikti i Lugut të Lumit Kosova-Moravës", që do të përbëhej nga Novobërda, Kamenica, dhe zonat rurale në Gjilan dhe Viti. Siç tregon Harta 1, gjashtë fshatrat serbe dhe dhjetë fshatrat e përzier të Gjilanit e rrethojnë qytetin në veri, perëndim dhe jug. Krijimi i një enklave koherente, të afërt me Serbinë, do të nënkuptonte përfshirjen e rreth 20 fshatrave shqiptare, dhe duke lënë anash disa fshatra serbe. Pasi që shumica e fermerëve brenda enklavës vështirë kanë një hektarë tokë për familje, nuk ka tokë të lirë për t'ua dhuruar serbëve të cilët do të rivendoseshin nga pjesët tjera të komunës, e lëre më për personat e zhvendosur nga Serbia. Me gjasë shqiptarët do të duhej të ndiqeshin apo të bindeshin që të largoheshin, me qëllim që të merret toka shtesë dhe për të siguruar se enklava është e "mbrojtshme".

Ideja për forcat policore të ndara për të mbrojtur serbët e Kosovës poashtu nuk qëndron sipas hulumtimit. Sipas autorëve të planit, nevoja më e madhe është të mbrohen serbët e Kosovës nga krimet e kryera nga ekstremistët shqiptarë që hynë në enklava. Në një Kosovë të ndarë, policët serbë nuk do të mund të monitoronin aktivitetet e ekstremistëve shqiptarë, e as që do të mund të arrestonin dikë në territoret "shqiptare' ku ata janë të vendosur. Në anën tjetër, Sherbim Policor i Kosovës tërësisht shqiptarë nuk do të ishte në gjendje të hetonin një vend krimi brenda enklavave serbe. Është e natyrshme që serbët e Kosovës presin që tu sherbejnë policë serbë brenda një force multietnike. Por nëse Kosova ndahet në dy juridiksione të veçanta ligjore, puna policore efektive e krimeve ndër-etnike bëhet e pamundshme.

Në analizën e fundit, plani i Beogradit i ngjan më se shumti "Republikës Serbe Krajina" gjatë kohës së luftës në Kroaci. Serbët e Kroacisë ikën nga shtëpitë e tyre nëpër Kroaci për të jetuar në shtëpitë e përshtatura prapa vijës së frontit ushtarak. Të izoluar nga qendrat kryesore urbane dhe të mohuar nga liria e lëvizjes, ata ishin tërësisht të varur nga Serbia për mbështetje financiare dhe ushtarake. Në fund, serbët e Krajinës u dëbuan brutalisht nga Kroacia kur Beogradi u tërhoq nga premtimi i tij për t'i mbrojtur ata. Duke pasur parasysh demografinë e Kosovës jugore dhe dobësinë e vazhdueshme ekonomike të Serbisë, çdo përpjekje për të zbatuar planin e Begradit do të shpiente në një rezultat të ngjashëm – një rezultat tragjik për komunitetet serbe rurale të cilat kanë mbetur në shtëpitë e tyre gjatë gjitha trazirave të pesë viteve të fundit.

2. Ndarja

Pengesat për të implementuar planin e Beogradit janë aq të mëdha sa që është e vështirë të shmanget përfundimi se ai është thjeshtë një dredhi negociuese – një pozitë maksimaliste e projektuar për të siguruar një përparësi taktike. Nëse është kështu, cila është agjenda që fshihet prapa tij? Kushtet e vet planit sugjerojnë një përgjigje.

Egziston vetëm një zonë në Kosovë ku propozimi do të mund të zbatohej pa trazira të dhunshme – zona relativisht kompakte me shumicë serbe në veri të Ibrit. Siq e paraqet edhe plani, të qenit "afër Serbisë qendrore", veriu i Kosovës është i sigurtë dhe më lehtë për tu mbrojtur se sa brendia e Kosovës. Krijimi i një province autonome në Kosovën Veriore do të përfshinte zhbërjen e disa sukseseve të fundit të politikës së UNMIK-ut, veçanarisht themelimi i një gjykate multietnike dhe Sherbimit Policor të Kosovës në Mitrovicën Veriore. Megjithatë, shumica nga institucionet e nevojshme për një administratë të pavarur tashmë ezistojnë.

Ka të atillë, edhe ne mesin e klasës politike në Bograd edhe në shtypin ndërkombëtar, të cilët besojnë se mekanizmat kompleks institucional të nevojshëm për "autonomi brenda autonomisë" janë jopraktik, dhe ata më parë do të shihnin një zgjidhje më të thjeshtë: ndarjen e Kosovës në një jug shqiptar tërësisht të pavarur, dhe një pjesë veriore e cila do të mbetej brenda Serbisë. Ata besojnë se ky është një rezultat me të cilat të dyja palët do të mund të pajtoheshin – qeveria e Kosovës me qëllim të sigurimit të pavarsisë për pjesën më të madhe të Kosovës, dhe qeveria serbe si një kompromis për të shpëtuar fytyrën.

Një komentator në të përditshmen serbe Kurir shkroi: "Ne ose duhet tu themi serbëve të Kosovës se ata nuk mund të mbijetojnë atje dhe se ata duhet të zhvendosen në Serbinë qendrore, ose ne duhet të përpiqemi të ndajmë atë që akoma mund të ndahet, dhe kështu një pjesë e Kosovës të jetë më të vertetë pjesë e Serbisë." Çedomir Antiq, historian dhe anëtar i grupit liberal G17 Plus, propozoi vendosjen e një "vije të gjelbërt" si në Qipro. Ai sugjeron një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të ndarë Kosovën sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1991. Antiq supozon në mënyrë të gabueshme se nëse "kantoni serb përfshin pjesën veriore të Kosovës plus pjesën rreth Gracanicës," atëherë "90 % e serbëve do të hynte në entitet."

Poashtu ka komentatorë në anën e ndërkombëtarëve të cilët ndarjen e shohin si një rezultat të pashmangshëm, nëse jo të dëshirueshëm. Ian Traynor shkroi në The Guardian: "Elita serbe nuk është shumë e tmerruar duke parë serbët e Kosovës duke u përndjekur nga fshatrat e tyre. Ajo mendon se kjo forcon rastin për ndarje. Në fund, edhe shqiptarët mund të mbështesin një ndarje që vendos territorin dhe vendos një Kosovë të pavarur. Me disa përjashtime, ata e dëshirojnë një Kosovë etnikisht të pastër. Në mes qëndron administrata ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, e cila për pesë vite ka punuar për një Kosovë multietnike dhe multi-kulturore të cilën asnjëra anë nuk e dëshiron."

Ata që kundërshtojnë ndarjen kanë potencuar rrezikun për Preshevën apo Maqedoninë, nëse bashkësia ndërkombëtare njeh ndryshimin e kufijëve. Në fakt, rreziku më i menjëhershëm është për shumë serbë (deri në 75,000) që jetojnë në jugun me shumicë shqiptare. Sikur bashkësia ndërkombëtare të pranonte ndarjen, duke iu përshtatur kërkesave për ndarje territoriale nga ekstremistët e të dyja anëve, ajo do të linte veten në një pozitë shumë të dobët për të mbrojtur minoritet e mbetura në jug. Ky është saktësisht skenari që do të shpiente drejt një intensifikimi të dhunës së turmave në Kosovë dhe përndjekjen e serbëve të mbetur.

Nuk ka gjasa që bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të hapur do të pranojë ndarjen e Kosovës, e as qeveria e Serbisë nuk do të avokojë zyrtarisht braktisjen e serbëve që jetojnë në jug. Rreziku real është se biseda e vazhdueshme për zgjidhjet territoriale, sipas vijave të planit të Beogradit, do të vë në lëvizje një zingjir të ngjarjeve të cilat do ta bëjnë këtë rezultat të paevitueshëm.

3. Parimi i Lozanës

Në fillim të shekullit 19, kur kombet e Europës Juglindore po dilnin nga sundimi i perandorisë osmane, ndërtimi i shtetit shpesh shoqërohej me dëbime brutale të minoriteteve etnike e fetare. Kur Fuqitë e Mëdha u ulën së bashku për të rivizatuar hartën e rajonit pas konflikteve të mëdha, ata u detyruan të marrin parasysh këmbimin e popullatës si një teknikë legjitime për zgjidhjen e "qështjeve minoritare". Me 1913, traktati që pasoi Luftën e Dytë Ballkanike përfshiu një Protokoll mbi këmbimin e popullatës. Me 1919, Greqia dhe Bullgaria miratuan një Konventë mbi Resektimin e Emigrimit Reciprok të Minoriteteve të Tyre Racore. Me 1934, 100,000 muslimanë u zhvendosen nga Dobruxha (e Rumanisë) në Turqi. Ajo ishte një qasje brutale: zgjidhja e problemeve minoritare duke i eliminuar vet minoritetet.

Njëra nga marrëveshjet më famëkeqe ishte Traktati i Lozanës i vitit 1923, e cila përfundoi luftën greko-turke në Azinë e Vogël. Në Lozanë, qeveritë greke dhe turke dhe Fuqitë e Mëdha parqiten si nen të parë të marrëveshjes parimin për këmbimin preventiv të popullatës:

"Që nga 1 maji 1923 do të ndodhë një këmbim i detyrueshëm i pjesëtarëve turk të religjionit ortodoks grek i vendosur në territorin turk dhe të pjesëtarëve grek të religjionit turk te vendosur në territorin grek."

Rezultati i kësaj ishte zhvendosja me forcë e pothuajse 1.5 milion njerëzve, duke shkatrruar komunitete të cilat kishin egzistuar që nga kohrat antike. Derisa shumica veç ishin zhvendosur nga konflikti, akoma egzistonin mbi 200,000 grekë në Anatolli dhe më shumë se 354,000 turqë në Greqi. Shumica nga këta ishin "përparimtar dhe të kënaqur, duke u ndier të sigurtë dhe pa asnjë dëshirë për të braktisur shtëpitë e tyre." Kryeministri grek në atë kohë kishte thënë, "edhe popullata greke edhe ajo turke të përfshira…po protestojnë kundër kësaj procedure… dhe shprehin paknaqësinë e tyre me të gjitha mjetet në dispozicion." Pasi që parimi për ndarje të territorit ishte pranuar në nivel ndërkombëtar, nuk kishte vend ku të ankohej dhe dëbimet vazhduan deri në përfundimin e tyre të hidhur.

Në gjysmën e parë të viteva të 90-ta, hija e Lozanës u bë shumë e pranishme derisa qeveritë demokratike të Evropës u takuan edhe një herë për të vendosur fatin e Evropës Juglindore. Gjatë negociatave të pafundme mbi luftën e Bosnes, udhëheqësit e palëve në luftë kërkonin të riforconin kërkesat e tyre territoriale duke dëbuar popullatat pakicë. Një boshnjak në atë kohë pat shkruar, "Hartat e një Bosne-Hercegovine të ndarë të shpërndara nëpër konferencat ndërkombëtare janë bërë më shumë si një shkak i vazhdueshëm për tragjedinë që na ka kapluar se sa një zgjidhje." Bashkësia ndërkombëtare u përballë me zgjedhjen mes njohjes së një zgjidhje territoriale të bazuar në spastrim etnik, apo gjetjen e një mënyre për të kthyer prapa ‘faktet në terren' të cilat ishin krijuar nga konflikti.

Viti 1995, me tmerrin e masakrës së Srebrenicës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit, shënoi edhe pikën më të lartë dhe pikën kthyese në qasjen ndërkombëtare ndaj rajonit. Marrëveshja paqësore nuk do të mund të rregullonte menjëherë padrejtësitë e luftës. Megjithatë, ajo më të vertetë krijoi kornizën për një shtet multietnik, dhe premtimin se ata që ishin dëbuar nga shtëpitë do të ishin në gjendje të zgjedhin nëse dëshirojnë që të kthehen ose jo. Aneksi 7 i Marrëveshjes së Dejtonit përmban një paragraf i cili është saktësisht i kundërt me Nenin 1 të Traktatit të Lozanës: "Të gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen lirisht në shtëpitë e tyre të lindjes. Ata do të kenë të drejtë që tu kthehet prona e cila ka qene e mohuar për ta gjatë kohës së armiqësive."

Në ambientin e menjëhershëm të pas-luftës në Bosne dhe Hercegovinë, me kryesit e spastrimit etnik akoma në pushtet, ardhmëria e riintegrimit të komuniteteve dukej e largët. Gjatë vitit 1996, zhvendosja e vazhdueshme e tejkalonte shumë numrin e të kthyerve pakicë. Me 1998, shtëpitë e ndërtuara akoma digjeshin nga turmat e zemruara. Shumë njerëz besonin se ideja për rikthimin e një Bosne multietnike ishte një iluzion i rrezikshëm i cili do të sillte vetëm dhunë të mëtejme. Ata potenconin se shtegu i vetëm ‘realist' drejt sigurisë ishte ndarja e vendit.

Mirëpo reagimi ndërkombëtar ishte i mahnitshëm. Me çdo sulm të dhunshëm mbi të kthyerit, forcohej përcaktimi ndërkombëtar për të rikthyer një Bosne e Hercegovinë multietnike. SFOR-i mori një qasje më të fuqishme për të përkrahur kthimin. Programet ndërkombëtare për rindërtim realizoheshin më shpejt dhe ishin me fleksibile. Më 1999, u lancua një fushatë e madhe ndërkombëtare për të zbatuar ligjet mbi pronën që iu mundësuan personave të zhvendosur të rikthenin shtëpitë e tyre që i kishin humbur gjatë luftës. Deri në vitin 2000, batica u kthye. Boshnjakët dhe kroatët ktheheshin në shtëpitë e tyre në Bosnen qendrore, duke shkatërruar enklavat e armatosura të mbetura nga lufta. Me 2002, boshnjakët ktheheshin më të madhe nepër Republikën Srpska. Me 2004, mbi 200,000 familje (rreth një million njerëz) kishin rikthyer posedimin e pronës së tyre. Me suksesin e lëvizjës se kthimit, ideologjia vicioze e Milosheviqit, Karagjiqit dhe Tugjmanit u diskreditua shumë. Sot, derisa trupat dhe policia ndërkombëtare po zvogëlohen vazhdimisht, aty janë forcat policore multietnike vendore që ofrojnë siguri për minoritetet nëpër tërë Bosnen e Hercegovinën.

Dukej sikur më në fund bashkësia ndërkombëtare kishte zhvilluar një përgjigje parimore e efektive ndaj logjikës vicioze të ndarjes etnike. Në Kosovë me 1999 dhe në luginën e Preshevës në Serbinë jugore në vitin 2000, bashkësia ndërkombëtare reagoi me vendosmëri. Kur një kryengritje e armatosur në Maqedoni me 2001 kërcënonte të eskalonte në luftë civile, pati një ndërhyrje të mënjehershme për të mbrojtur shoqërinë multietnike. Secilën herë, marrëveshja ishte arritur mbi bindjen se komunitetet e ndryshme etnike mund të jetojnë së bashku. Kanë egzistuar gjithmonë të tillët që kanë besuar se multietniciteti është naiv, utopik apo i rrezikshëm, dhe se ndarja ka qenë rruga e vetme drejt stabilitetit. Megjithatë, ata nuk u përfillen. Jo vetëm që spastrimi etnik u dënua si i padëshirueshëm, por u projektuan programet sistematike për të rikthyer të drejtat e pronës dhe lirinë e lëvizjes për të ndryshuar realitetet e reja të krijuara përmes dhunës. Vet ideja se stabiliteti do të mund të arrihej përmes këmbimit të popullatave u hodh poshtë me vendosmëri edhe në baza morale edhe në ato pragmatike. Që nga Srebrenica, politika ndërkombëtare në Ballkan është bazuar në një konsensus anti-Lozanë.

Ka të tillë që besojnë se pranimi i ndarjes së Kosovës do të ishte zgjidhje më e thjeshtë dhe më pragmatike se sa vazhdimi i mbrojtjes së shoqërise multietnike. Prapseprapë, plani i Begradit apo çfarëdo sugjerimi për ndarje janë të bazuar mbi rizhvendosje masive të popullatës – një verzion në miniaturë i këmbimeve të popullatës mes Turqisë dhe Greqisë i arritur në Lozanë. Ato zgjidhje nuk janë as të thjeshta as pragmatike. Dëbimet e detyrueshme (qoftë të sanksionuara zyrtarisht apo të kryera nga turma e zemëruar) do të rriste tensionet deri në një shkallë të pumundshme. Njerëzit në fjalë – komunitetet rurale dhe fermeret mbijetues – kanë treguar gjatë gjithë dekadës së fundit se ata janë thellë të lidhur për shtëpitë dhe tokat e tyre, dho do të largoheshin nga to vetëm nën kërcënimin e drejtpërdrejt të dhunës. Një stundent i këmbimeve të mëhershme të popullsisë në Ballkan ka shkruar:

"Lidhja e individit me tokën ku ai ka lindur është thellë e rrënjosur sa që vetëm frika nga një rrezik i madh për jetën mund të detyrojë atë të emigrojë… Bazuar në përvojën e kaluar, njeriu është i detyruar të përfundojë se transferi i popullatave është ngusht i lidhur me dominimin e trazirave të gjera politike."

Çfarëdo këmibimi territorial do të mund të realizohej vetëm përmes trazirave shumë më të gjera se sa ato që Kosova ka parë deri me sot. Një zgjidhje e ndërtuar mbi spastrimin e mëtejmë etnik do të ishte një dështim dramatik për njërën nga ndërhyrjet më të mëdha pas-konfliktuoze që janë ndërmarrë ndonjëherë, dhe do të rezultonte në një humbje të madhe për institucionet multilaterale – Kombet e Bashkuara, NATO-n, OSBE-në dhe BE-në – të cilat janë përgjegjëse.

Kjo është një matje e krizës së besimit nga ana ndërkombëtare pasi që propozimet serbe për ndarje etnike u përshendetën si "një bazë e mirë për të vazhduar dialogun" siq u shpreh ish Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm Harri Holkeri. Pasi që s'ka më besim në aftësitë e saj për të mbrojtur shoqërinë multietnike, bashkësia ndërkombëtare po koketon edhe një herë me parimin e Lozanës. Ky është një moment i rrezikshëm për politikën ndërkombëtare në rajon. Riartikulimi i përkushtimit për një Kosovë multietnike është prioriteti primar për PSSP-në e ri dhe për bashkësinë ndërkombëtare me gjerë.

D. ALTERNATIVA MULTIETNIKE

Esenca e qasjes ‘Standardet para Statusit' është që ajo kërkon nga institucionet vet-qeverisëse të Kosovës të dëshmojnë se janë të gatshme dhe janë të afta për të mbrojtur të drejtat e të gjitha komuniteteve etnike të Kosovës. Ky kusht themelor në njëfarë mënyre është errësuar nga tendenca për të inkorpuruar çdo qëllim të mundshëm reformues në tetë standardet dhe në 484 veprimet individuale në Planin për Implementimin e Stadardeve. Megjithatë, parimi themelor është i qartë nëse Kosova nuk është multietnike, ajo s'mund të kërkojë pavarësi.

Përfaqësuesi Special Solana ka bërë thirrje për "ri-energjizim" të politikës Standardet para Statusit. Në planin praktik, kjo do të thotë prioritizimin – fokusimin mbi parimin themelor të mbrojtjes së pakicave dhe implikimeve të tyre praktike. Kjo kërkon një shpërndarje të qartë të përgjegjësive, të përkrahur nga një kontrollim i afërt dhe matje objektive të progresit. Duhet të bëhet e qartë menjëherë nëse përmbushja e një standardi të caktuar varet nga misioni ndërkombëtar, autoriteteve të Kosovës apo aktorë tjerë (siq janë Beogradi apo komuniteti serb i Kosovës).

Egzistojnë dy fronte kryesore në të cilat është i nevojshëm veprimi ndërkombëtar për të mbrojtur multietnicitetin në Kosovë. I pari është duke siguruar se të gjithë refugjatët dhe të zhvendosurit e Kosovës kanë një mundësi reale të kthehen në shtëpitë e tyre. I dyti është duke siguruar se komunitetet egzistuese serbe (dhe pakicat tjera) të Kosovës – edhe komunitetet e shpërndara nëpër fshatra edhe ato në zonat urbane – janë në gjendje të mbijetojnë në planin afagjatë.

1. Kthimi

Disa nga kritikat më të rënda drejtuar UNMIK-ut, në veçanti nga Beogradi, janë fokusuar në dështimin e kthimit të serbëve të zhvendosur në Kosovë. Me 2002, zyra e Kryetarit (të atëhershëm) Koshtunica u citua të ketë thëne se "vetëm rreth 100 nga më shumë se 200,000 të zhvendosurit janë kthyer deri më tani." Në dritën e trazirave të marsit, Parlamenti serb lëshoi një deklaratë e cila përfundonte:

"Procesi i kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur ka qenë plotësisht i pasuksesshëm, pasi që më pak se dy për qind e refugjatëve dhe të zhvendosurve janë kthyer gjatë katër viteve."

Pohimi se egzistojnë 200,000 të zhvendosur nga Kosova në Serbi, që përfaqësojnë pothuajse tërë popullatën serbe të Kosovës, është bërë një bindje e pranueshme, madje edhe e përseritur nga zyrtarët ndërkombëtarë. Kjo është një temë konstante në fjalimet e politikanëve serbë se serbët e Kosovës i janë nënshtruar një fushate të vazhdueshme dhune që nga viti 1999, duke bërë kthimin të pamundshëm dhe duke shkaktuar egzod të vazhdueshëm të serbëve.

Shifra e vetme zyrtare mbi zhvendosjen e serbëve nga Kosova vjen nga regjistrimi i kryer nga qeveria serbe ne fillim te vitit 2000. Rezultatet e publikuara në prill të vitit 2000, tregojnë se në Serbi egzistonin 187,129 të zhvendosur nga Kosova, nga të cilët 141,396 ishin serbë, 19,551 ishin romë dhe 7,748 ishin malazezë.

Tabela 2: Vlerësimet mbi të zhvendosurit serbë të Kosovës në Serbi

Burimi

Numri

Regjistrimi i qeverisë serbe (prill 2000)

141,396

Raporti i Qendrës Koordinuese për Kosovën (janar 2003)

110,287

Vlerësimet e ESI-t (bazuar në regjistrimi e popullsisë të vitit 1991; të dhënat e QKK-së mbi popullatën; regjistrimi i nxënësve në shkollat fillore)

65,000

 

Sidoqoftë, informacioni i saktë i kufizuar në dispozicion brenda Kosovës paraqet një pamje pak më ndryshe. Siç e kemi cekur edhe më parë, poqë se krahasohen të dhënat mbi shifrën e  serbëve që mbesin (të mbetur) në Kosovë me të dhënat statistikore të Jugosllavisë para vitit 1999, shkalla e zhvendosjes së serbëve nga Kosova ka më tepër gjasa te jetë përafërsisht 65,000. Kjo paraqet rreth një të tretën e popullatës serbe të Kosovës.

Si është e mundur një shpërputhje kaq e madhe? Mund të mos jetë rezultat i manipulimit  të qëllimshëm, edhepse politikanët e Beogradit dhe institucionet qeveritare kanë një "interpretim"të qartë për të shtrembëruar shifrat. Në një ambient ku asnjë organ zyrtar nuk ka bërë ndonjë hulumtim apo analizë serioze, ekziston tendenca që të gjithë aktorët – përfshirë organizatat ndërkombëtare si shtypin vendor e ndërkombëtar – që të përsërisin çfarëdo figure që  është vënë në dispozicion të opinionit publik, edhepse e përafërt, e pakonfirmuar apo e vjetër, derisa të bëhen një koncensus gati zyrtar.

Që nga fillimi, personat e zhvendosur ishin të shkapërderdhur nepër tërë Serbinë. Më pak se 7% u vendosën në qendra kolektive të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë. Shumica tashmë kishin akomodim në Serbi apo qëndronin tek miqtë apo të afërmit e tyre, në të kundërtën morën banesa me qira. Shpërndarja e popullatës e vështirësoi përcjelljen e lëvizjeve të të zhvendosurve që pasuan apo për të verifikuar shifrat e nxjerra nga regjistrimi i bërë fillimisht.

Nevoja për kontrollimin e shifrave u nxjerr në shesh nga përvoja e Malit të Zi, ku raundi i dytë i regjistrimit të personave të zhvendosur nga Kosova në shtator të vitit 2003 e reduktoi vlerësimin fillestar prej 29,132 në një të tretën më pak, 18,047. Në fakt, një dokument i nxjerrë nga Qendra Koordinuese e Kosovës në janar të vitit 2003 dha shifrën e vetëm 110,287 serbëve të zhvendosur të Kosovës në Serbi, pa ndonjë shpjegim të mëtutjeshëm.

Dokumentet e vetë UNHCR-it i përsërisin rezultatet e regjistrimit të bërë nga Qeveria e Serbisë. UNHCR, që operon në teritorin e Serbisë me ftesë të vetë qeverisë së atjeshme nuk ka bërë ndonjë hetim te pavarur. Në disa prej dokumenteve të saj megjithatë nënkuptohen dhe shprehen dyshime serioze mbi shifrat zyrtare.

"Shuma e numrit të vlerësuar të pakicave që jetojnë në Kosovë, dhe numri i personave të zhvendosur të regjistruar për momentin në Serbi dhe Mal të Zi rezulton më një shifër dukshëm më të lartë se sa popullata pakicë që ka jetuar ndonjëherë në Kosovë…Një numër i pacaktuar i të kthyerve minoritarë të cilët janë kthyer në Kosovë, përfshirë ata që kishin ikur gjatë bombardimve të NATO-s por që ishin kthyr menjëherë me të përfunduar [bombardimet] nuk janë çregjistruar kurrë. Pra realisht numra shumë më të ultë se sa ata jo-shqiptarë që për momentin të regjistruar si persona të zhvendosur në Serbi janë vërtetë persona të zhvendosur, ose mbesin persona të zhvendosur në kërkim të një zgjidhjeje afatgjate, apo presin kthim vullnetar."

Shkallae zhvendosjes fillestare është njëra pikë e mosmarrëveshjes.  Tjetra është se sa serbë të zhvendosur në Serbi janë ende kandidatë të mundshëm për t'u kthyer. Gjithsesi, ata që zgjedhin shitjen e pronës së tyre në Kosovë dhe vendosën përgjithmonë në Serbi, pushojnë së qeni persona të zhvendosur. Akush nuk ka bërë ndonjë përpjekje për të përcjellur këtë proces. Si rezultat, është thjesht e pamundur të vlerësohet shkalla e detyrës së kthimit në Kosovë. Një gjë sidoqoftë është e qartë. Po të përcaktohej në sasi [kuantifikohet] siç duhet, detyra do të dukej shumë më realizueshme se sa që zakonisht mirret me mend.

UNMIK-u gjer më tani ka mbajtur qëndrimin se numrat nuk janë me rëndësi për procesin dhe se fokusi duket të jetë në kushtet themelore dhe të drejtat individuale. Një raport i dhjetorit 2003 i përgjigjej akuzës se vetëm 5% e të zhvendosurve ishin kthyer në Kosovë duke mos sfiduar qeverinë serbe me shifra, por duke argumentuar se "progresi i kthimit nuk mund të matet në mënyrë aq abstrakte – ai duhet të bazohet në rastet të caktuara të atyre që dëshirojnë të kthehen dhe nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë për arsye të shumta."

Ky ishte një gabim taktik, çmimi i së cilës u bë veçanërisht i dukshëm në prag të trazirave të marsit.  Të përballur me atë që dukej një grumbullim tepër i madh i rasteve, progres minimal dhe një ambient sigurie në përkeqësim e sipër, shumë në bashkësinë ndërkombëtare janë të tunduar që thjesht të heqin dorë nga kthimi. Duke mos pasur ndonjë mënyrë të paraqitjes së një pasqyre me të saktë, UNMIK-u gjendet në një pozitë të dobët për të motivuar misionin ndërkombëtar të besojë së suksesi është i mundshëm.

Kthimi vërtetë nuk është një çështje abstrakte. Ai mund të kuantifikohet, me pikat e kthimit dhe boshtet e zhvendosjes në një hartë. Vetëm nepërmjet këtij procesi të kuantifikimit kategoria jo aq inkurajuese e "kthimit" ndahet në detyra të veçanta dhe të arritshme. Sa është numri potencial i atyre që duan të kthehen në qytete dhe sa i atyre në pjesët rurale? A janë pikat e kthimit të përqendruara në disa lokacione apo janë të shpërndara gjithandej provincës? A janë personat e zhvendosur duke jetuar në kushte të përkohshme në Serbi apo janë integruar? Sa nga ata që kërkojnë pronën e tyre janë në proces të shitjes?  

Shifrat e sakta dhe analiza e besueshme do të mundësonte një qasje me më tepër besim në këtë detyrë. Në qoftë se shumica e serbëve janë ende në Kosovë, dhe numri i mundshëm i atyre që duan të kthehen është më parë me dhjetëra se sa me qindra mijra, atëherë ajo që duket si detyrë e pamundur papritmas bëhet e arritshme. Një krahasim i dobishëm mund të bëhet më Bosnjë-Hercegovinën, ku një mjet qenësor për marrjen me një numër shumë më të lartë të parashtruesve të kërkesave ishin tabelat implementuese të ligjit mbi pronën. Të publikuara njëherë në muaj në gazetat kombëtare, këto tabela radhisnin numrat e kërkesave, sa ishin zgjidhur, si dhe shkallën mujore të progresit në secilën prej 149 komunave të Bosnjës. Informacioni i detajuar i këtij lloji e redukton një proces të ndërlikuar në detyra të veçanta dhe që u lejon atyre t'iu qasen në mënyrë sistematike. Tabelat shpejt zbuluan ku paraqiteshin pengesat dhe mundësoi një një përqëndrim të resurseve dhe presionit politik në lokacionet ku kjo ishte e nevojshme. Ato nxitën gara positive në mes të komunave, pasi që secila shtyente për të mbajtur mesataren, në mënyrë që të shmangnin etiketimin si [komunë] "obstruktive".

Atë që disa nga kritikët e strategjisë së UNMIK_ut për kthim duket ta kenë kuptuar është se vetëm tani, pas shumë vitesh pune për të ngritur mekanizma të kthimit, ka mundësi reale për një përparim në këto hapsira. Për numrin më të madh të të kthyerve të mundshëm – serbëve urbanë nga qytete më të mëdha të Kosovës – vetëm kohëvë të fundit ka pasur një proces të besueshëm për zgjidhjen e kërkesave pronësore, në mënyrë që t'iu mundësojë atyre riposedimin e pronës urbane.

Për tri vitet e saj të para, Drejtoria për Çështje Pronësore Banesore (DCPB), organ i krijuar me rregullore të UNMIK-ut për të zgjedhur mosmarrëveshjet pronësore kishte një fillim tepër të ngadalshëm, të shkaktuar nga mungesa e vazhdueshme e resurseve, menaxhimi i dobët dhe  konfliktet e brendshme institucionale.  Megjithatë, që nga viti 2002, DCPB ka zhvilluar një proces të besueshëm kërkesash. Deri në muajin prill 2004, kjo Drejtori ka regjistruar një numër prej gjithsejt 27,033 kërkesash për riposedim të pronës. Nga këto, 4,185 kërkesa dolën të jenë jashtë juridiksionit të DCPB-së (zakonisht ngase prona ishte e shkatërruar dhe askush nuk banonte në të) dhe 1,634 kërkesa u tërhoqën nga parashtruesit e kërkesës pas ndërmjetësimit të sukseshsëm. Për 9,979 raste, Komisioni i Kërkesave ka nxjerrë vendim formal mbi titullin e pronësisë, duke lënë kështu 11,235 kërkesa (pak më shumë se 40 përqind) për tu zgjidhur në të ardhmen.

Pas marrjes së një vendimi ligjor, DCPB-ja e kontakton parashtruesin e kërkesës për ta pyetur se çka do të bëhet me pronën. Ky proces është ende në një fazë të hershme. DCPB-ja ka marrë vetëm 1,939 përgjigjje nga këta parashtrues të saj të kërkesave. Disa kërkojnë dëbim në mënyrë që jenë në gjendje të riposedojnë pronën, disa i japin leje DCPB-së që  përkohësisht të përdorin pronën e tyrë për qëllime humanitare, ndërsa disa të tjerë e informojnë DCPB-në se kanë zgjedhur problemin e tyre në mënyrë të pavarur dhe se nuk duan të shkojnë më tutje me rastin. Duket se shumë parashtrues të kërkësave tashmë kanë shitur pronat e tyre ose janë duke kaluar nëpër këtë proces për të bërë të njejtën [shitur ato]. Sidoqoftë, DCPB-ja nuk mëton të përcjell këtë praktikë dhe thjesht nuk ka informacion të saktë për të sugjeruar se sa e përhapur mund të jëtë kjo në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Procesi i DCPB-së pra arrin vetëm deri të pika ku ai vërtetë do të mund të bënte ndryshim të mirëfilltë. Shtadhjetë e një përqind e rasteve të grumbulluara të DCPB-së (19,275 kërkesa) janë ende ‘gjallë' – domethënë, parashtruesi i kërkesës mund të jetë kandidat për tu kthyer.

Për më tepër, ka potencial të vazhdueshëm për kthim në pjesë rurale. Me afro 100,000 serbë që ende jetojnë në fshatrat e Kosovës, është e qartë se problemet e sigurisë nuk janë të pakapërcyeshme. Qendra Koordinuese e Kosovës ka përgaditur një hartë dukë shënuar pikat e tanishme dhe të mundshme të kthimit në pesëmbëdhjetë komuna të Kosovës më shumicë shqiptare. Ajo tregon 19 fshatra ku kthimi është në vazhdim e sipër dhe 66 të tjera ku planifikohen lëvizje në drejtim të kthimit. Misioni ndërkombëtar duhët të përgaditë një hartë të plotë të destinacioneve të mundshme për kthim dhe donatorët duhet të përgjigjen me programe të shpejta rindërtimi. Programet gjithashtu duhet të jenë mjaft fleksibile për të shfrytëzuar mundësitë e kthimit sapo të paraqiten.

Tani është vendimtare që bashkësia ndërkombëtare të rimarrë vetëvehten nga trazirat e marsit, me përpjekje të shtuara për të promovuar kthimin. Ajo poashtu ka nevojë që të kuantifikojë dhe bëjë me hartë procesin; ta ndajë atë në pjesë përbërëse; delegojë përgjëgjësitë qartazi dhe të sigurojë se procesi do të ndiqet deri në realizim.KFOR-i duhet të tregojë zotimin e vet duke bërë kthimin të funkionojë. Duhet të ekzistojë një mekanizëm që të identifikojë personat që duan të kthehn në hapasirat urbane në mesin e parashtruesve të kërkesave në DCPB-së dhe t'i inkurajojë e përkrahë ata. Gjithashtu është e nevojshme bërja e hartës "Kthimi i Realizuar" për secilën komunë në Kosovë, duke radhitur numrin e kërkesave dhe numrin e përgjithshëm të kthimeve të mundshme në vendbanime të shkatërruara. Synimi për t'i kryer të gjitha detyrat që ndërlidhen më kthimin në Planin për Implementim të Standardeve nga fundi i vitit 2005 është real, dhe misioni ndërkombëtar duhet të zotohet së bashku me autoritetet e Kosovës dhe qeverinë e Serbisë në arritjen e kësaj. Duke vënë caqe të qarta dhe duke bërë të ditura përpekjet e saj për të arritur këtë, misioni ndërkombëtar do tu dërgonte porosi individëve të mundshëm që duan të kthehen se pikësynim kryesor i tyre mbetet ofrimi i një zgjedhjeje të mirëfilltë për kthimin e tyre në Kosovë.

2. Siguria

Kemi cekur hendekun e madh që ekziston në mes të perceptimeve dhe realitetit në fushën e kthimit.  Poashtu kemi vërejtur se, në mungesë të të dhënave të sakta, është e vështirë të përqendrohen përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare ose që të mbrohet nga kritikët e saj.

Në fakt, një problem i ngjashëm vihet re edhe në lëminë e sigurisë. Sipas Ministrisë Serbe për Pujnë të Brendshme, që nga vendosja e KFOR-it dhe UNMIK-ut më 10 qershor 1999, "terroristët shqiptarë kanë ndërmarrë 6,535 sulme, që kanë rezultuar me vdekjen e 1,201 personave," pjesa dërrmuese e të cilëve janë serbë dhe malazezë, 991. Ekziston një përceptim në mesin e serbëeve të Kosovës – dhe që forcohet nga porositë e vazhdueshme te qeverisë dhe mediave serbe – se Kosova është vend pa ligj dhe se serbët e Kosovës kanë qenë viktima të një fushatë të vazhdueshme të dhunës nga shqiptarët që nga viti 1999.

Realiteti i përshkruar në statistikat zyrtare është paska më ndryshe. Dhuna e egër e fundit të viteve 1999/2000 u përcoll nga një periudhë e gjatë normalizimi, kur gjendja e sigurisë për pakicat u përmirësua me të madhe. Shifrat e publikuara nga Policia e UNMIK-ut tregojnë se në vitin 2002, kishte pasur 68 vrasje në tërë Kosovën – e përafërt me numrin e vrasjeve në Qarkun e Stokholmit, që ka një popullatë të ngjashme. Vetëm gjashtë nga viktimat ishin serbë të Kosovës, katër nga të cilët të vrarë nga serbë të tjerë. Kjo la vetëm dy raste ku viktima dhe keqbërësi i takonin një etnie tjetër – një shkallë shumë e ultë dhe mbresëlënëse për një ambient post-konfliktuoz. Shumë para se të shihnin Kosovën të zhytej në anarki, Policia e UNMIK-ut dhe themelimi i një Shkolle Policore të Kosovës gëzonin sukses të konsiderueshëm në vënien nën kontroll të një situate mjaft të vështirë.

Megjithatë, gjatë vitit të fundit kanë dalë në sipërfaqe disa tendenca shqetësuese. Në vitin 2003 ka pasur një numër sulmesh mbi policinë dhe zyrtarët ndërkombëtarë që sipas UNMIK-ut në përgjithësi ishin "të lidhura me operacione të suksesshme policore apo ngjarje politike." Ka pasur gjithashtu rritje të krimeve kundër pakicave. Numri i përgjithshëm i serbëve të vrarë (13) ishte dyfishi i atij në vitin 2002, edhepse policia nuk ka vërtetuar sa nga këto raste ishin të motivuara politikisht. Në gjysmën e parë të vitit 2004, numri i vrasjeve ndëretnike u rrit prap.

Pra sa e rrezikshme është Kosova?  A po dështojnë mekanizmat e sigurisë? Si në fushën e kthimit, çelësi është të qenit i saktë për atë që po ndodh me të vërtetë. Në periudhën kohore prej vitit 2000 deri 2003, Misioni i Policisë së UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës kishin arritur të ulnin nivelin e krimit në nivel të paqes. Shumica dërrmuese e serbëve ruralë mbetën në shtëpitë e tyre gjatë tërë kësaj periudhe.  Kjo tregon se problemi nuk është valë e vazhdueshme e krimit kundër serbëve, apo problem i përgjithsëm i mungesës së ligjit.

Megjithatë, që nga gushti i vitit 2003, ka pasur rritje të krimeve të motivuara politikisht, duke arritur kulmin me trazirat katastrofale të marsit 2004. Trazirat treguan shumë haptazi se as strukturat ndërkombëtare të sigurisë (Policia e UN-it dhe KFOR-i) e as Shërbimi Policor i Kosovës nuk ishin në gjendje të parashikojnë ose t'i përgjigjen dhunës së turmave. Të përballur me një sfidë shumë të qartë për autoritetin e tyre, ata shpejt u mposhtën. Kjo potencon mangësitë institucionale dhe dështimet operative në një lëmi shumë specifike të policisë.

Një raport i nxjerrë së fundi nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave mbi trazirat e Marsit pasqyron një pamje të protestave kryesisht spontane, të motivuara nga frustrimi me misionin ndërkombëtar dhe me mungesën e një destinacioni politik për Kosovën, që u bënë të dhumshme nën drejtimin e ekstremistëve që shfrytëzuan shansin për një shfaqje të forcës. Nuk është për t'u befasuar nga fakti se shoqëria e Kosovës mbetet shumë e paqëndrueshme, dhe se ajo përmban elemente ekstreme që janë të gatshme dhe në gjendje që të orkestrojnë dhunën për përfitime politike. Kosova nuk është shoqëria e vetme që përballet me këtë lloj të kërcënimit të sigurisë. Trazirat gjatë Garave në Los Angjelos në fillim të viteve 1990ta ishin më tragjike sesa ngjarjet e marsit 2004. Probleme të ngjashme ka në Irlandën Veriore të ndarë në vija etnike ose në rajonet Baske të Spanjës. Ky lloj i dhunës politike paraqet një kërcënim serioz për qeveritë e ardhshme demokratike në Kosovë, si edhe për misionin ndërkombëtar dhe pakicat e Kosovës. Shumë qartë, Kosova ka nevojë për një forcë policore që është e aftë të përballet me këtë kërcënim.

Sidoqoftë, kur shpërtheu dhuna e muajit mars, oficerët e SHPK-së nuk kishin mburoja trazirash apo mjete mbrojtëse. Ata komunikuan me njëri-tjetrin me anë të radio-lidhjeve të hapura analoge, duke i bërë operacionet e tyre lehtësisht të parashikueshme. Policia nuk kishte transport adekuat e as auto-ambulancë që të kujdesej për oficerët e lënduar. Nuk është e qartë nëse oficerët e SHPK-së ishin të aftësuar apo kishin plane për raste emergjente për këtë lloj kërcënimi.

Andaj, sfidë për UNMIK është sigurimi se një SHPK mirëfilli shumë-etnike do të jetë e përgaditur në mënyrë adekuate në rast të përsëritjes së dhunës së marsit. Është i nevojshëm një hetim i detajuar (dhe publik) i asaj se çfarë në fakt ndodhi dhe nuk eci në muajin mars, dhe se cilat janë mangësitë institucionale që kanë nevojë të përmirësohen. Ka një numër kategorish për tu shqyrtuar. E para janë paisjet. Për një kohë ishte e qartë se SHPK-ja vuanate nga mungesa e investimeve kapitale bazë. Nuk është e qartë se sa material, që nga orenditë e deri te paisjet për komunikim, do t'i lërë misioni i Policisë së UNMIK-ut SHPK-së pas shkuarjes së planifikuar për vitin 2006. Përpjekjet që të identifikohen nevojat për investime kapitale në SHPK në afat të mesëm deri më tani nuk kanë çuar drejt financimit të mjaftueshëm. Ekziston rreziku real se kufizimet e ngushta buxhetore brenda Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës do ta vështirësojnë gjendjen edhe më shumë.

Së dyti, a janë shifrat e policisë së Kosovës adekuate për detyrën? Në Irlandën Veriore, ne kulmin e trazirave, ka pasur diku 13,500 oficerë policor për një popullatë prej gjithsejt 1,8 milionësh. Që nga ajo kohë, shifra është reduktuar në 7,500, duke pasqyruar kështu uljen e dhunës. Në Kosovë, në prag të trazirave kishte 6,252 oficerë të SHPK-së dhe 3,501 policë ndërkombëtarë të UNMIK-ut. A është kjo shifër e mjaftueshme për tu përballur me këtë kërcënim të dhunës politike? A do të rritet numri i oficerëve të SHPK-së me tërheqjen e Misionit të UN-it? A ka nevojë për ngritje të më tepër njësive speciale që të mirren me kontroll të trazirave?

Së treti, a kanë forcat Kosovare të sigurisë mundësi adekuate të shërbimeve sekrete për të monitoruar dhe përgjigjur aktiviteteve të ekstremistëve? Vetëm struktura te sigurisë të shqiptarëve të Kosovës kanë mundësi për tu përballur dhe konfrontuar me elemente të dhunshme brenda shoqërisë së shqiptarëve të Kosovës. Nëse qeveria e zgjedhur e Kosovës nuk e zhvillon këtë mundësi apo kapacitet, atëherë ajo do të mbetet pend I elementeve ekxtremiste për një kohë të pacaktuar.

Problemi tjetër që u paraqit qartazi nga trazirat e marsit është çështja e përgjegjësisë politike për sigurinë e pakicave. Për momentin, misioni ndërkombëtar e mban të gjithë përgjegjësinë për çështje të sigurisë në Kosovë, me zinxhirin e komandës që shkon drejt të shefi i Shtyllës së Parë. Edhepse misioni i policisë së UNMIK-ut po hyn në fazën përfundimtare të saj, siguria dhe mbrotja e pakicave vazhdojnë të mbesin "të drejtja të rezervuara" për ndërkombëtarët, jashtë mandatit të Intitucioneve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes në Kosovë. Kosova nuk ka Ministri të Rendit Publik. Shërbimi Policor i Kosovës është formalisht ende pjesë e misionit ndërkombëtar, pa status të pavarur ligjor me ligjin e Kosovës.

Që nga marsi, ka qenë e qartë se, me autoritetin suprem në duart e misionit ndërkombëtar, bashkësia ndërkombëtare gjendet në një pozitë të vështirë që të mbajë qeverinë e Kosovës përgjegjëse për sigurinë e pakicave në Kosovë. Kjo e vështirëson kuptimin e arsyes politike që qëndron mbrapa Planit për Implementim të Standardeve. Siguria e pakicave është, mjaft me vend, njëra nga Sandardet kryesore.  Teksti e thotë shumë qartë qëllimin e vet: "Askush nuk është mbi ligjin, nuk ka falje për ata që e shkelin ligjin. Ekzistojnë masa të rrepta në fuqi për të luftuar krimet e motivuara në baza etnike si dhe krimet ekonomike dhe financiare."

Dokumenti radhit 89 veprime individuale që duhet të ndërmirren për të arritur këtë. Sidoqoftë, të gjitha përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës janë indirekte dhe retorike përnga natyra. Qeveria e Kosovës ftohet që të përkrah Shtyllën e Parë të UNMIK-ut nepërmjet "deklaratave publike", për  "të inkurajuar" qytetarët e Kosovës që të bashkëpunojnë më policinë, dhe të "dënojnë" deklaratat që mund të nxisin urrejtje, si dhe të "mbështesin" Tribunalin e Hagës. Përveç këtyre deklaratave, zotimi i vetëm aktiv i qeverisë së zgjedhur është të ofrojë një pjesë të resurseve buxhetore, të nevojshme për zbatim të ligjit. Të gjitha përgjegjësitë tjera mbesin te UNMIK-u, përfshirë hetimin e krimit, themelimin dhe menaxhimin e Shërbimit Policor të Kosovës, hartimin dhe shpalljen e legjislacionit nga fusha e policisë dhe krimit, themelimin e nje ekipi monitorues për të shqyrtuar hetimet e kimeve kundër pakicave kombëtare, dhe monitorimin e trajtimit të pakicave brenda sistemit gjygjësor penal. Ndarja e punës është e qartë:  UNMIK vepron, institucionet e Kosovës lëshojnë deklarata. Në këtë fushë që është njëra prej me kryesoreve, Standardet janë në fakt masë për perfomansën ndërkombëtare.

Siç edhe ndodhi, udhëheqësit më të lartë të Kosovës lëshuan deklarata. Në muajin mars, Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dhe Kryetari Ibrahim Rugova ftuan për përmbajtje, i pari bile edhe duke u konfrontuar personalisht me një turmë të dhunshm dhe duke i bindur që të shpërndahen. Që të dy vepruan për të parandaluar që funeralet e 21 marsit në Mitrovicë të shkaktonin dhunë të mëtutjeshme. Politikanët e tjerë kanë qenë më pak të hapur në dënimin e trazirave, dhe jo të gjitha deklaratat e tyre ishin bindëse. Megjithatë, përpjekja për të vlerësuar se a ishin politikanët kosovarë të sinqertë ose jo gjatë dhënies së deklaratave të tyre, vështirë se do të ishte strategji efektive për përmirësim të sigurisë.

Mësimet nga mbarë Ballkani kanë treguar se siguria përmirësohet vetëm atëherë kur insitucioneve vendore u jipet përgjegjësi e drejtpërdrejtë politike, se sa kur anashkalohen nga institucionet ndërkombëtare. Kjo nganjëherë ka përfshirë një rritje të besimit– për shembull duke e lejuar Biljana Plavshiqin, tash e dënuar për krime të luftës, që të bëhet aleate në hapjen e Republikës Serbe ndaj kthimit të pakicave në vitin 1997, ose duke sjellur udhëheqësit rebel shqiptarë në arenën politike menjëherë pas dhunës në Maqedoni. Asnjëherë nuk ka pasur dyshim se zgjidhja e tensioneve etnike në luginën e Preshevës në Serbinë Jugore do të duhej të jetë më efektive, forcë policore serbe shumë-etnike.

Megjithëse për disa kjo mund të duket si kundër-intuitive, përgjegjja më premtuese për rritjen e sigurisë pas trazirave të marsit do të ishtë të fillonte procesi i themelimit të një Ministrie shumë-etnike të Rendit Publik, në kuadër të Institucioneve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes, përgjegjëse për një SHPK plotësisht vendore. Kjo do të bënte qartë qeverinë e Kosovës përgjegjëse për plotësimin e njërit prej Standardeve fundamentale: garantimin e të  drejtës së pakicave për të jetuar, udhëtuar dhe punuar lirshëm në Kosovë. Kjo është plotësisht në pajtim me "autonominë substanciale" që i është premtuar Kosovës me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit – madje edhe kantonet në Bosnjë i kanë ministritë e tyre të brendshme. Me sa duket, do të duhet kohë për të ndërtuar institucione shumë-etnike efikase, dhe do të jetë i nevojshëm një afat kohor i caktuar për bartjen e përgjegjësive nga misioni ndërkombëtar te qeveria e Kosovës. Detyra do të jetë e vështirë, mu siç ka qenë në Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën post-konflituale. Sidoqoftë, tërheqja e planifikuar e misionit të policisë së UN-it do të thotë se nuk ka alternativë të qëndrueshme.  Sa më shpejt që të fillojë ky proces, më shumë kohë do të ketë për ndërtim serioz të institucioneve dhe të bëhet transferimi i rregullt i përgjegjësive.

Alternativa – një shqyrtim madhor i strukturës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe futja e forcave të reja ndërkombëtare dhe policinë  – nuk do të çonte drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme. Strukturat ndërkombëtare të sigurisë përballen me një pengesë të qartë  kur është fjala për marrjen me disa sfida specifike të dalura nga trazirat e marsit

Shumica e trupave të KFOR-it nuk janë të paisur apo të aftësuar që të konfrontohen me turma, dhe disa nga ata me më shumë përvojë ne gjendje ta bëjnë këtë tashmë kanë shkuar në Afganistan ose Irak. Forcat e udhëhequra nga ndërkombëtarët ballafaqohen me vështirësi të dukshme në themelimin e një trupi efikas të shërbimit sekret që të monitorojë ekstremizmin brenda shoqërisë shqiptare të Kosovës. Atyre poashtu u mungon legjitimiteti i një mandati demokratik që t'i kundërvihen dhunës politike në emër të shumicës.

Në vend të kësaj duhet të ketë transformim gradual të misionit policor ndërkombëtar nga një forcë ekzekutive në mission për ngritje të kuadrit, ngjashëm me misionet e tanishme në Bosnjë dhe Maqedoni. Trupat e NATO-s do të mbeten në dispozicion për të intervenuar që të mbrojnë pakicat po qe e nevojshme, shumë përtej bartjes së përgjegjësive, mu siç kanë bërë në Bosnjë. Do të jetë i nevojshëm monitorimi i shëndoshë i institucioneve të Kosovës, bazuar në informacionin e saktë dhe sistemet trasnparente të përgjegjësisë.  Së bashku, këto veprime do të krijonin presion të mirëfilltë mbi qeverinë e Kosovës për të treguar se ajo është serioze në lidhje me mbrojtjen e shoqërisë shumë-etnike dhe përmbushjen e njërit prej Standardeve më kryesore.

3. Decentralizimi

Muajt e fundit, qeveria e Serbisë i ka parashtruar propozimet e saja për Kosovën më tepër nën emrin "decentralizim, se sa me termin "kantonizim" më parë i pëlqyer nga kryeministri Koshtunica. Kjo duket të jetë një konsesion retorik ndaj sensibilitetit ndërkombëtar. Decentralizimi ka anën e saj progresive, dhe me të vërtetë më 2003, Këshilli i Evropës e pat paraqitur një propozim për decentralizimin e Kosovës nëpërmjet krijimit të njësive ndërkomunale. Në të vërtetë plani  i Beogradit nuk ka asgjë të përbashkët me llojin e reformave komunale të diskutuara nga Këshilli i Evropës. Vet Koshtunica e sqaroi: "nuk prish punë se si e quajmë atë – decentralizim, kantonizim, nuk ka ndonjë ndryshim – një lloj autonomie duhet t'u jepet Serbeve në Kosovë."

Megjithatë, që prej marsit, zyrtarët ndërkombëtar duke parë këtë drejtim të ri politik janë kapur për "decentralizimin" si një mundësi e mirë për kompromis me Beogradin. Disa kanë tërhequr paralele me Marrëveshjen e Ohridit në Maqedoni, e cila i përfshiu reformat e qeverisë lokale si përgjegje ndaj kërkesave të shqiptarëve për një pjesëmarrje më të madhe në qeveri dhe për ndarje më të drejtë të burimeve publike. Decentralizimi në Kosovë është bërë temë diskutimi në nivele të larta diplomatike dhe në grupet punuese të misionit ndërkombëtar.

Reformat e qeverisë komunale për të pasqyruar nevojat e minoriteteve të Kosovës mund të jetë një iniciativë e vleshme,  por me një numër vërejtjesh serioze. Së pari, nuk është një përgjegje ndaj nevojave të sigurimit për serbët e Kosovës. Siç e kemi diskutuar, sigurimi mund të përmirësohet vetëm nëse krijohen institucione multietnike dhe efikase, të cilat do të jenë në gjendje të veprojnë në mbarë territorin e Kosovës. Ndarja e policisë apo gjyqësisë në komponenta të ndryshme etnike apo territoriale vetëm sa do ta dobësonte mbrojtjen e serbëve. Së dyti, nëse kërkohen rezultate rrënjësore për ndryshimin e gjendje së serbëve të Kosovës, duhet të fillohet prej nevojave të tyre të tanishme, se sa prej parimeve abstrakte. Së treti, çdo iniciativë për reforma duhet të ketë përkrahje të vërtetë nga ata prej të cilëve kërkohen që të implementohen. Kjo nuk do të ndodhë po që se komuniteti ndërkombëtar do të negociojë me Bogradin për atë se kush duhet ta kontrollojë territorin e Kosovës.

Dokumenti i Këshillit të Evropës i vitit 2003 fillon me vërejtjen se shtresa tradicionale e qeverisë ndërkomunale (të quajtura mesna zajednica në serbisht ose bashkësi lokale në shqip) kanë mbijetuar në forma të ndryshme gjatë periudhës së pas luftës. Ekspertët e Këshillit të Evropës e propozuan ndërtimin e 280 "njësive ndërkomunale" duke u bazuar në këtë traditë, secila me këshillin dhe kryetarin e vet të zgjedhur. Rreh 60 njësi ndërkomunale të pajisura më mirë do të merrte funksione të caktuara komunale ("pushtet të veçantë delegues"), të tilla si të arkiva civile, kontrolli i plehrave, mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe udhëheqja e pronës publike, të cilat duhet t'i kryejnë po ashtu në favor të njësive fqinje ndërkomunale. Kufijtë e njësive ndërkomunale do të caktoheshin në bazë të veçorive gjeografike dhe marrëdhënieve etnike, por nuk duhet që të përfundojnë zakonisht në njësi mono-etnike. Njësitë e përziera etnike ndërkomunale do të kishin Komitete të veçanta ndërmjetësuese në zgjidhjen e kontesteve. Megjithatë propozimi nuk ka shumë detaje financiare, ai sugjeron që njësitë ndërkomunale do të finacoheshin nga kombinimi i të ardhurave lokale dhe granteve nga buxheti i Kosovës.

Plani i Këshillit të Evropës nuk iu është përshtatur rrethanave të Kosovës, dhe është vështirë të thuhet se pse ai do të apelonte te serbët e Kosovës në nivel lokal. Autorët e dokumentit e kanë përdorur si shembull komunën e Gjilanit se si mund të funksiononte skema e tyre në praktikë. Ata propozuan që komuna të bashkohej me fqinjën Novo Bërden (me shumicë serbe), dhe pastaj të ndahej në 16 njësi ndërkomunale. Duke marrë parasysh anën demografike të rajonit, vetëm njëra prej njësive të mundshme ndërkomunale do të ishte e tëra me serb. Njësitë ndërkomunale do të fitonin autonomi për disa shërbime lokale, por këto përgjegjësi do të ishin pjesë e fshatrave fqinje shqiptare dhe serbe. Serbët lokal do të duhej që të punonin ngusht me qeverinë komunale të kontrolluar nga shqiptarët, dhe do të merrnin shumicën e finacimit nga buxheti i Kosovës. Kjo do të ishte më mirë se sa të krijoheshin njësi lokale me aftësi vetfiancimi, të cilat do të rezultonin në zmadhimin e çështjeve për të cilat komuniteti serb do të duhej të negocionte me institucionet e kontrolluara nga shqiptarët. Në vendet si Gjilani, ku funksionon bashkëpunimi lokal, struktura më të ndërlikuara janë të panevojshme; aty ku bashkëpunimi mungon, nuk është e qartë se pse do të ndihmonin këto reforma. Thënë shkurt, skema e Këshillit të Evropës do të përfshinte një sasi të jashtëzakonshme të riorganizimit institucional, e cila i thithë energjitë e qeverisë lokale për një periudhë të gjatë kohore, por në fund nuk do t'i ofronte komunitetit serb ndonjë përparim të rëndësishëm në autonominë lokale, siç e kuptojnë ata.

Në të vërtetë, duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e serbëve të Kosovës jetojnë në zona rurale nën zhvillim, kjo formë e decentralizimit bartë rreziqe serioze për ta në planin afat gjatë. Për të parë hendeqet, mjafton të hedhen një sy përtej kufirit në Maqedoni tek reformat qeveritare të implementuara më 1996, ku numri i komunave u rrit nga 34 në 123. Në Maqedoni, është popullata shqiptare që jeton kryesisht në vendet rurale. Efekti praktik i decentralizimit ishte që të ndaheshin fshatrat shqiptare nga ana administrative dhe finaciare nga qendrat e tyre tradicionale urbane, duke i krijuar ato komuna në vete.  Të paafta për të vjelur të ardhura të mjaftueshme nga popullata kryesisht farmerësh, komunat e reja rurale mbetën pa ndonjë strukturë qeverisëse lokale të besueshme. Në komunën e Zajasit, për shembull, vendi i guerilit tashmë politikan Ali Ahmetit, administrata ka një personel prej shtatë vetash dhe është e vendosur një strehimore jo më e madhe se sa një shtëpi banimi. Me një buxhet vjetor prej 55.000 €, ajo me shumë vështirësi që e kryen ndonjë shërbim ndaj 11 600 banorëve të saj. Ajo drejtohet kah qeveria qendrore për të siguruar grante për infrastrukturën lokale, por këta mekanizma finaciar janë tepër të padrejtë duke i favorizuar qendrat urbane me lidhje politike. Në Zajas dhe në shumë komuna rurale, efekti i decentralizimit ishte që shteti thjesht u zhduk për shumë qëllime praktike

Pakënaqësia ndaj kësaj padrejtësie kontribuoi në rebelimin e vitit 2001 në Maqedoni. Njëra prej premtimeve në Marrëveshjen e Ohridit, e cila ende nuk është implementuar, ishte të caktoheshin sërish kufijtë e komunave dhe të ristrukturoheshin financat komunale me qëllim të shpërndarjes së drejt të resurseve. Në Kosovë, qeveria lokale tradicionalisht ka qenë e strukturuar në atë mënyrë që të lidh zonat rural me qendrat urbane ku është i përqendruar pushteti politik dhe ekonomik. Serbët e Kosovës duhet të jenë tepër të kujdesshëm ndaj çfarëdo plani për decentralizim i cili do t'i lente ata të mbështeteshin në resurset e tyre të pakëta.

Prandaj, çfarë lloj institucionesh vendore nevojiten për t'iu përgjigjur nevojave konkrete të Serbëve të Kosovës? Në analizën tonë, ekzistojnë tri dimenzione që duhet të merren në konsiderat që ndërlidhen me situata të ndryshme në të cilat jetojnë tash serbët e kosovës.

E para, ekzistojnë pesë komuna në të cilat tashmë serbët janë shumicë, ku interesi është në përforcimin e qeverive ekzistuese lokale më shumë se sa fragmentimi i tyre. Në buxhetet e fundit të Kosovës, ka pasur një ngritje progresive në transferet tek qeveritë lokale në mënyrë që të krijohen adminstrata lokale më efektive. Vëna e taksës mbi pronë kohëve të fundit me kalimin e kohës do të ju sigurojë komunave të hyra të qëndrueshme. Sidoqoftë, ekzistojnë një numër tjetër i masave të cilat mund të merren për të përforcuar autonominë e komunave. Kontroli mbi përdorimin e pronës shoqërore do të jetë një burim për të hyrat dhe një vegël e rëndësishme për zhvillimin e politikës lokale. Rivënia e autoritetit local mbi kompanitë lokale publike, të cilat momntalisht administrohen me vështirësi nga AKM-ja, do të ishte edhe një iniciativë e dobishme.

Përforcimi i administratave lokale përballë krijimit të strukturave të reja lokale, ka përparësi të qarta. Kjo nuk është diçka që ndërprehet dhe prandaj do të ofrojë rezultate shumë më shpejtë. Ajo që është me rëndësi, intereset e përfshira nuk i ndajnë vijat etnike. Ajo që është e mirë për Shtërpcen dhe Leposaviqin gjithashtu duhet të jetë tërheqëse për Ferizajin dhe ose Gjilanin. Në klimën e tanishme politike, gjetja e iniciativave të reformës që mund të tërheqin përkrahje nga të gjitha anët e spektrit politik është e vetmja rrugë praktike për të ecur përpara.

Së dyti, mund të ketë rast në ndryshimin e disa kufijve komunal, ku kjo do të ndihmonte për të siguruar mbijetesën e komunitetit Serb në Kosovë. Fushëveprimi për këtë në fakt është shumë e kufizuar duke marrë parasysh shpërndarjen e popullatës Serbe. Siq kemi pohuar edhe ne, nuk ka asnjë vlerë në krijimin e mikrokomunave të reja në vendet rurale.  Sidoqoftë, ekzistojnë dy vende ku mund të ketë koncetrim të mjaftueshëm të Serbëve urban për të formuar komuna të reja. Një është qyteti i vogël Serb Graçanica. Në komunën e Prishtinës. Komuna e Prishtinës ka një popullatë të madhe dhe natyrisht dominohet nga interesimet e kryeqytetit. Komuniteti prej 10 000 Serbëve në Graçanicë ka një profil të dallueshëm ekonomik dhe social për të themeluar komunën e vet, nëse kjo është dëshirë e banorëve të vet. Rasti tjetër, i përshkruar në seksionin tjetër, është Mitrovica veriore, për të cilën ESI ka propozuar që të bashkohet me komunën Serbe të Zveçanit si pjesë e paketës së masave për të zgjidhur statusin e Mitrovicës.

Në klimën e tanishme politike, politikanët shqiptarë të Kosovës ka gjasë që do të kenë pak iniciativa të cilat do t'i dukeshin si koncesione teritoriale për Beogradin. Do të ishte e mundur që të fitohet marrëveshja e tyre vetëm për ndryshimet e kufijve komunal nëse do të shoqëroheshin me refuzimin e planit të Beogradit dhe me mundësinë për ndarje. Atëherë do të bëhej e mundur që të bindet qeveria e Kosovës se këto ndryshime janë një rrugë e integrimit të komunitetit Serb në Kosovë e jo të bëhet ndarja e tyre.

Këto dy masa i adresohen nevojës së komunave me shumicë serbe dhe dy enklavat e tjera serbe. Kategoria e tretë e serëve të Kosovës është më e madhe në numër: ata që jetojnë në fshatrat e rrethuara nga komunat me shumicë shqiptare. Këtu, siq kemi pohuar ne, ka shumë pak vlera për të eksperimentuar me strukturat lokale të vetëqeverisjes përtej këshillave të fshtatrave të cilët tashmë ekzistojnë në shumë vende. Fokusi duhet të jetë nevojat konkrete të këtyre komunave për shërbime adekuate në fushat siq janë arsimi dhe shëndetësia. Këto shërbime duhet të jenë në gjuhën serbe, të jenë në dispozicion të të gjithë komunitetit dhe të financuara nga të hyrat e transferuara nga qendra e jo të mbledhura në vend. Këto janë fundamentale për suksesin e lëvizjes së kthimit dhe për mbijetesën e serbëve të kosovës.

Për momentin, shkollat fillore në gjuhën serbe dhe shërbimet shëndetësore në nivelin lokal financohen nga buxheti i Serbisë dhe Kosovës. Përveq kësaj, Mitrovica veriore e ka një Universitet dhe spital të madh, që të dytë të financuar nga Serbia. Në praktikë, këto institucione (veçanërisht në vendet rurale) kanë vështirësi në tërheqjen e kuadrit dhe qeveria serbe ende ofron ngritje të rrogave disa kategorive të profesionistëve si një nxitje për të qëndruar në Kosovë..

Ka pasë tendenca nga ana e misionit ndërkombëtar të pranohen të gjitha aktet zyrtare të qeverisë Sërbe në kosovë me një mëdyshje, si shembuj të "strukturave ilegale paralle". Në të vërtetë, ndihma financiare e ardhur nga Serbia është kritike për mbijtesën e Serbëve të Kosovës dhe duhet të vazhdojë. Serbia duhet të bëhet donatorë strategjik për instuticionet e Kosovës duke ofruar ndihmë buxhetore në format të cilat I plotësojnë nevojat e komunitetit serb. Për më tejë, autoritete kosovare duhet të mirëpresin ndihmën nga Serbia në shëndërrimin e dy qendrave urbane – Mitrovica veriore dhe Graqanica – në shërbime publike për Serbët e Kosovës.

Natyra dhe froma e kësaj përkrahje është një temë e qartë për negociata midis Beogradit, misionit ndërkombëtar dhe qeverisë së Kosovës. Interesi kryesor i dy të fundit është që të sigurojë që transferet serbe të bëhen transparente dhe të rregullta në mënyrë që të mund të inkorporohen në strategjitë koherente të ndërtimin e institucioneve.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë "decentralizimin" jo si diçka që do t'i përshtatej të gjitha zgjidhjeve për serbët e kosovës por si një paketë e reformave institucionale të dizajnuar për t'iu përgjigjur nevojave specifike të komuniteteve të ndryshme të serbëve të kosovës.

4. Mitrovica

Trazirat e Marsit treguan që Mitrovica mbetet pika më e rrezikshme ku një xixë e vogël mund të përhap një dhunë të gjërë. Përderisa mundësia për ndarjen e kosovës mbetet reale, Mitrovica  mbetet një teritor i kontestuar me të dyja anët që përkujtojnë kohë pas kohe se një zgjidhje e dhunshme është mu nën sipërfaqe.

Ka disa njerëz të cilët besojnë se qështja e Mitrovicës nuk mund të zgjidhet derisa statusi përfundimtar i Kosovës nuk definohet. Ne nuk pajtohemi me këtë aspak. Përderisa Mitrovica mbetet e ndarë, ndarja mbetet rezultati më i mundshëm i bisedimeve të statusit.  Sidoqoftë, nëse Mitrovica integrohet në mënyrë të suksesshme në institucionet e Kosovës, do të shërbejë si një demonstrim i fortë se bashkëjetesa paqësore e dy komuniteteve është e mundur, duke hapur opcione për zgjidhje të cilat nuk bazohen në tregtinë mbi territore. Për momentin, ndarja e Mitrovicës është një përkujtues konstant se ndarja e Kosovës është ende e mundur dhe është kusht për progresin e qëndrueshëm në krijimin e Kosovës mulietnike.

Pjesa e Mitrovicës veriore nën administratën e drejtëpërdrejtë nërkombëtare nuk është më e madhe se 3 kilomtra katror. Sidoqotë, të gjitha qështjet e diskutuara në këtë letër vijnë në një kokë në Mitrovicë. Kthimi dhe prona është një burim kritik  tensioneve   me një numër të madh të shqiptarëve të vendosur për t'i rimarrë banesat e tyre në veri. Strukturat e sigurisë kanë dështuar në Mitrovicë gjatë trazirave të Marsit. Instuticionet lokale të cilat do të ishin në gjendje të plotësojnë nevojat e serbëve dhe të tjerëve nuk janë zhvilluar. Një përpjekje nga ish PSPP-ja Michael Steiner të "decentralizoj" komunën e Mitrovicës në nivelet nënkomunale nuk mori ndonjë përkrahje politike duke e detyruar UNMIK-un të marrë një rol të drejtëpërdrejtë udhëheqës. Institucionet paralele janë shqyrtuar efektshëm në disa fusha kyqe, me iniciativa të suksesshme nga UNMIK-u për të ndërtuar polici dhe gjygje multietnik. Sidoqoftë, ofruesit kryesor të shërbimeve në veri janë të financuara nga ana e Serbisë, në veqanti Universiteti dhe spitali dhe komuniteti serb mvaret veqanërisht nga kjo ndihmë buxhetore për mbijetesë ekonomike.

Ky kombinim i faktorëve e bënë Mitrovicën ambientin më kompleks politik në Kosovë. Kjo gjithshtu nënkupton se me shumë interese të ndryshme ekziston një mundësi që të gjindet një paketë e masave që do të përfaqësonte një kompromis të përshtatshëm. Duke parë situatën kështu, është një vetëdije në të dy anët se kushtet ekonmike dhe sociale në qytetin e ndarë po keqësohen dhe nëse këto nënvija të jashtme të jetës do të ndërpriteshin atëherë Mitrovica do të shkonte drejt depopullzimit. Siç ka thënë kryeminstri Rexhepi, ish prefekt i Mitrovicës,: "Mitrovica është një qytet drita e të cilët po ndriçon me perspektivën e vdekjes dhe kjo vlen për të dy palët"

Në Shkurt 2004, ESI propozoi një paketë të zgjidhjeve për çështjen e Mitrovicës. Ne sugjeruam që Mitrovica veriore të bashkohet me Zveçanin për të formuar një komunë me shumicë Serbe por multietnike. Kjo do të mvarej nga një numër tjetër i masave për të siguruar se ndryshimi i kufijve komunal nuk do të përforconte ndarjen e veriut por në vend të ndarjes do të bënte integrimin në strukturat e Kosovës. Ne jemi duke sugjeruar një iniciativë të mënjëhershme për të kthyer të drejtat mbi pronën dhe lirinë e lëvizjes nëpër qytet. Ne gjithashtu propozuam integrimin e vazhdueshëm të veriut në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes duke njohur rëndësinë e serbisë si donatorë strategjik dhe rëndësinë e Mitrovicës veriore si qendër e ofrimit të shërbimeve publike. Përfundimisht, ne theksuam rëndësinë e zhvillimit të një vizioni të përbashkët ekonomik për rajonin duke përfshirë iniciativa të përbashkëta të donatorëve në lidhje me ato pjesë të minierës së Trepcës të cilat ende mund të kenë një të ardhme. Detajet e propozimit janë të ngjitura si Shtojca B.

Reagimet ndaj propozimit të ESI-t ishin shumë positive. Kishte debate të mëdha për idetë e propozimit të ESI-t.  Disa, siç është kryminstri Rexhepi, vërejtën se ndryshimi I kufijve komunal mund të ishte një kompromis korrekt nëse do të ndikonte që të sjell veriun në institucionet e Kosovës.

"Ne duhet të vendosim çka është në interesin më të mirë të Kosovës. A është në interesin tonë që UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës të qeverisin të tërë territorin ose të kemi struktura paralele në enklavat eksistuese?"

Në Mars, vetëm disa ditë para trazirave, kryeminstri iu bashkua Oliver Ivanoviqit, një lider lokal serb nga Mitrovica veriore, në diskutimin e propozimit të ESI në Bruksel me vendimmarrësit Europian.  Politikan tjerë shqiptarë e kuptuan qështjen në aspektin e shumës zero të konfliktit dhe kundërshtuan qdo koncesion ndaj serbëve. Disa ekstremistë ende i kanë shpresat e rimarjes së Mitrovicës veriore me forcë, edhe pse trazirat e Marsit treguan se kjo nuk mund të bëhet.

Qysh nga iniciativa e pasusksesshme e Steinerit në vitin 2002, qasja e UNMIK-ut ndaj Mitrovicës ka qenë esencialisht passive, thjesht duke e ruajtur status quon derisa të fillojnë biedimet mbi statusin. Marsi demonstroi që status quo mund të bëhet e pambrojtur dhe se komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta humbë iniciativën.

Ne besojmë se një iniciativë e fortë për të zgjidhur qështjen e Mitrovicës do të ishte një përgjigje më pozitive që komuniteti ndërkombëtar do të mund t'i jepte trazirave të Marsit. Kjo ofron mundësi për të gjidhur disa nga qështjet më të vështira në Kosovë pa I vën ato në kontekstin e gjërë të pyetjes së statusin. Gjithashtu do të krijonte mundësi për progres në të gjitha iniciativave të diskutuara në këtë letër, në kontekstin e një kompromisi politik.

E. PËRFUNDIM

Në vitin 1955, një thashethëme e cila më vonë u provua të jetë e pavërtetë u shpërnda në Stamboll se vendlindja e Ataturkut në Selanik ishte vandalizuar nga nacionalistët Grek. Rezulatati ishte një trazirë serioze në vendet e mbetura multietnike të qytetit, duke shpier në vdekje të shumta dhe në qindra shtëpi  të plaçkitura dhe të rrënuara. Siq kishte deklaruar një dëshmitar në atë kohë:

"Zgjati më pak se 24 orë …  Të gjithë ishin mbyllur në shtëpitë e veta.  Disa ishin lënduar.  Turma shkatërroi shtëpinë e priftit.  Provuan t'ia vënë zjarin kishës por nuk do të ndizej …  Ata bënë më shumë dëme në vendet tjera.  Ne (Grekët) ishim caku i tyre kryesor. Por ata gjithashtu sulmuan edhe shtëpitë e Armenianëve dhe Jevrejve, ndoshta pa e ditur këtë. Ne frikësoheshim se ata do të sulmonin përsëri.  Atëherë njerëzit filluan të emigrojnë gradualisht"

Këto dhe shume episode të ngjajshme ishin një produkt i pashmangshëm i parimit Lozana: procesi i dëbimit të grupeve etnike – Grekëve nga Turqia; Turqëve nga Ballkani – i vazhduar gjatë dekadave në vijim derisa arriti përfundimin e vet tragjik të pashmangshëm. Deri në vitet e 60ta ideja e ndarjeve etnike ishte shpërnda në Qipro, me rezultate të parashikueshme. Shpirti i Lozana-s ishte jashtëzakonisht e vështirë të kthehet prapa në shishe.

A do të vënë në lëvizje trazirat e Marsit një process të ngjashëm në Kosovë, të cilat gjithashtu filluan me nje thashëethëme dhe rezultuan në shkatërrim? Qdo nxënës i Europës juglindore do të gjendte shumë arsye për të qenë pesimistik. Mbi të gjitha, sot nuk ka Grek në Varna apo në Stamboll; nuk ka Turq në Beograd ose Selanik, nuk ka Bulgarë në Dobrugjen veriore; nuk ka Gjerman në Vjvodinë. Pasi që transferet e popullatës u bënë të pranueshme si zgjidhje legjitime për konfliktet etnike, u sigurua se kjo do të ishte mënyra se si do të përfundonin të gjitha konfliktet etnike.

Duke shikuar dekadën e fundit që nga rënia e Srebrenicës dhe marrëveshja e Dejtonit ka  gjithashtu shkaqe për optimizëm. Përkushtimi ndërkombtar për të drejtën e kthimit, jo vetëm si një parim ligjor por gjithashtu si një realitet praktik, ka ofruar një alternativë për parimin e Lozana-s. Si një konsekuencë e drejtëpërdrejtë edhe përkundër dhunës së viteve 90, sot ka Kroat në Travnik, Boshnjak të cilët kanë rindërtuar xhamitë në Prijedor, komunitete të mëdha Serbe në Dërvar, Maqedonët dhe Shqiptarët që jetojnë së bashku në Tetovë, Shqiptarë dhe Serbë që jetojnë së bashku në Bujanoc. Asnjë nga këto nuk kanë qenë suksese të lehta. Nuk kishte asnjë mungesë të sfidave të dhunshme ndaj multietnicitetit: djegeja e shtëpive Boshnjake në Republiken  Sërbe në vitin 1996; trazirat në Brqko në vitin 1997 të cilat i përzënë zyrtarët ndërkombëtar; vrasja e Kroatëve në Bosnjen qendrore në vitin 1998; trazirat kundër serbëve të kthyer në Dërvar në vitin 1998; shkatërrimi i xhamive dhe kishave në Preshevë dhe Maqedoninë perëndimore në kohët e fundit. Dhuna tregon se sa i madh është rreziku. Por, asnjë nga këto ngjarje nuk ka lëkundur bindjen ndërkombëtare që një Ballkan stabil nuk mund të bazohet në parimin e Lozana-s. Duke e mbajtur vijën kundër zgjidhjve teritoriale, bashkësia ndërkombtare ia ka arritur të stailizoj pjesët më të mëdha të rajonit.

A është shkatërruar përkushtimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj multienicitetit pas ngjarjeve të Marsit duke shpier drejt një pajtimi (njohje) gradual në ndarjen e Kosovës?  Apo, a do të shpiej kjo drejt përforcimit të përkushtimit ndërkombëtar ndaj institucioneve multietnike dhe të drejtës së panegociueshme të kthimit?  Shumëqka do të mvaret nga reagimi i komunitetit ndërkomëtar në periudhën që po vjen dhe nga mësimet që UNMIK-u i ka nxjerr nga përvoja e vet. Shumëqka do të mvaret nga zgjedhjet politike që do të bëhen nga politikanët në Beograd dhe Prishtinë.

Përderisa shumica e Europës juglindore është duke pritur t'i bashkohet Bashkimit Europian që është shumë mdryshe nga ajo e kohës së Lozana-s, logjika e ndarjes etnike vazhdon të gjejë simpatizues në pjesë të ish Jugosllavisë. Duke i toleruar ata në këtë fazë nuk do të ishte vetëm një tradhëti ndaj komuniteteve pakicë në rajon por gjithashtu do të bënte kompromis për vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian.

Për të sigurur që shpirti shkatërrues i Lozana-s qëndron në shishe, nevojiten tri gjëra. Përpjekjet për të përkrahur kthimin dhe rimarrjen e pronës duhet të dyfishohen. Institucionet për bërjen e ligjeve multietnike duhet të forcohen, të pajisen në mënyrë të duhur dhe të bëhen politikisht të përgjegjshme. Institucionet që janë në gjendje të ofrojnë shërbime efektive publike për minoritetet e Kosovës në vendet dhe rrethanat në të cilat ata tani jetojnë duhet të dizajnohen dhe themelohen.

Një parakusht themelor që kjo të ndodh është që komuniteti ndërkombëtar duhet ta anulojë një zgjidhje për Kosovën që do të bazohej në pazarllëqet e territoreve ose në shpërnguljen e minoriteteve. Pa marrë parasysh statusin e saj përfundimtar, Kosova duhet të mbetet e tëra dhe e pandarë duke ofruar një shtëpi të sigurtë për të gjitha komunitetet e veta. Grupi i kontaktik dhe Bashkimi Europian duhet të bëjnë me dije se çdo ndarje duhet të votohet në Këshillin e Sigurimit. Ata gjithashtu duhet të bëjnë me dije se një Kosovë etnikisht e pastruar asnjëherë nuk do të shihet si e përshtatshme për sovranitet. Ti bëhet e qartë të gjithve që koncensusi kundër Lozana-s që e udhëheq politikën në Europë sot është shumë i fortë që të lëkundet nga një turmë e zemëruar.

ANEKsi I: Burime dhe të dhëna demografike
Serbët në Kosovë, 1981 - 2002

 

Komuna

Popullata serbe 1981 (regjistrimi)

Popullata serbe 1991 (regjistrimi)

Popullata serbe 2002 (CCK)

Rajoni i Gjilanit-Ferizajit

60,963

58,475

34,324

Kaqanik

284

223

0

Shtërpce

 18,285

8,138

8,123

Ferizaj

8,314

0

Viti

8,369

7,002

3,266

Gjilan

19,212

19,370

11,623

Kamenicë

14,813

12,762

10,039

Novebërde

*

2,666

1,273

Rajoni i Prishtinës-Lipjanit-Podujevës

56,403

52,653

28,335

Lipjan

10,259

9,713

8,518

Shtime

971

0

Prishtinë

43,875

26,893

12,405

Fushë Kosovë

8,445

4,201

Obiliq

5,490

3,211

Podujeve

2,242

1,118

0

Gllogovc

27

23

0

Rajoni i Mitrovicës

48,101

43,889

64,083

Vushtrri

6,091

5,522

4,294

Skenderaj

1,104

713

390

Mitrovicë

25,929

9,482

15,596

Zveçan

7,591

14,984

Zubin Potok

6,282

8,859

Leposaviq

14,977

14,299

19,960

Rajoni i Pejës

24,632

20,931

1,371

Istog

7,736

5,968

496

Klinë

6,829

5,209

25

Pejë

7,995

7,815

850

Deçan

234

188

0

Gjakovë

1,838

1,751

0

Rajoni i Prizrenit

19,338

18,242

1,361

Malishevë

 -

475

0

Rahovec

4,026

3,795

1,148

Prizren

11,651

10,911

213

Dragash

93

60

0

Suharekë

 3,568

3,001

0

Gjithsej

209,437

194,190

129,474

 

* Gjatë kësja periudhe, Novobërde ishte pjesë e komunës së Prishtinës.

Burimet:

Dusan Batakovic: Popullsia në qytetet multi-etnike të Kosovës

Qytetet multi-etnike

Serb & malazezë

Shqiptarë etnik

 

Muslimanë

 

Romë

Totali i popullsisë

Gjilanë

5,644 + 143

25,619

107

2,821

35,229

Istok

1,312 + 190

2,413

153

377

4,478

Klinë

928 + 262

3,156

37

107

4,512

Kamenicë

1,679 + 46

3,333

42

229

5,386

Mitrovicë

8,933 + 1,503

32,390

4,082

4,299

52,866

Rahovec

2,037 + 141

10,515

83

219

13,134

Pejë

3,847 + 7,039

36,660

4,153

2,272

54,497

Prishtinë

16,898 + 4,169

75,803

2,504

5,101

108,083

Prizren

7,709 + 470

39,412

5,144

2,592

61,801

Ferizaj

5,202 + 262

28,365

1,525

1,813

37,659

Vucitrn

1,046 + 142

17,903

28

947

20,204

Gjithsej

55,235 + 14,367

 

 

 

 

 

Burimi:

Tabela e botuar nga Batakovic: www.bglink.com/bgpersonal/batakovic dhe e bazuar në: Institutin Federal për Statistika, Strukturë Etnike të popullsisë së RSF të Jugosllavisë të vitit 1981, Vëllimi I,  të dhënat sipapas vendbanimeve dhe komunave, Beograd, 1991.

Aneksi II: ESI Brussels proposal for Mitrovica (Propozimi i brukselit Për Mitrovicën )

I formuluar në Konferencën Wilton Park në Shkurt dhe Prill të vitit 2004, dhe i prezantuar në Fondacionin King Baudouin, Bruksel, më 11 mars 2004

1. Rikthimi i të drejtës së pronës dhe lirisë së lëvizjes

Parakusht për progresin në Mitrovicë është zgjidhja e plotë e të drejtës pronësore të banimit dhe rikthimit të lirisë së lëvizjes në Mitrovicë dhe Zveçan.

Drejtori për çështje pronësore dhe banesore e ka regjistruar një shumë prej 2 585 kontekste pronash në Mitrovicë dhe Zveçan, prej të cilave 1 266 kanë të bëjnë me Mitrovicën jugore dhe 1 287 me Mitrovicën veriore. Po që se do të vëhej në lëvizje vullneti i mirë dhe resurset këto kontekste do të mund të zgjidheshin brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ne i propozojmë masat e mëposhtme:

  1. sigurimin e fondeve substanciale për rindërtim për të mbështetur një proces të rëndësishëm të rikthimit më 2004;
  2. ndihmën ndaj komunave dhe Drejtoratit për çështje pronësore dhe banesore për të identifikuar zgjidhje të çështjes së banimit të atyre të cilëve u kërkohet t'i lirojnë pronat me konteste, në pajtim me kritere të vërteta humanitare;
  3. krijimin e mekanizmave të fuqishëm për planifikimin, implementimin dhe monitorimin e procesit të kthimit, duke mundësuar që pengesat të identifikohen dhe të kapërcehen me shpejtësi.
2. Krijimi i një strategjie të përbashkët të zhvillimit dhe asistencës për Mitrovicën dhe Zveçanin

Mënyra e vetme për të arritur një të ardhme stabile dhe të begatë për rajonin është po që se të gjitha komunitetet dhe institucionet të punojnë së bashku për të formuluar dhe implementuar një strategji të besueshme të përbashkët për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale. Institucionet e Kosovës tashmë janë duke dhënë një kontribut substancial ndaj komuniteteve lokale si në Mitrovicë, ashtu edhe në Zveçan duke e ndihmuar veprimtarinë e kompleksit të Trepçës.

Një strategji e besueshme për rajonin e Mitrovicës mund të ndërtohet rreth elementeve të mëposhtëm:

  1. një programi shumë vjeçar i investimit për përmirësimin e infrastrukturës së shkatërruar në Mitrovicë-Zveçan;
  2. ringjallja e elementëve të mundshëm të Trepçës, së bashku me një program për adresimin e problemeve serioze të ambientit në atë rajon;
  3. zhvillimi i Mitrovicës-Zveçanit në një qendër të shkëlqyeshme në shkollimin e lartë Kosovë, përfshirë mundësinë e krijimit të një Universiteti të Evropës Jug-Lindore në Mitrovicë.

Një strategji e besueshme për ringjalljen ekonomike të Mitrovicës do të ishte e mundshme vetëm me një mbështetje substanciale nga komuniteti ndërkombëtar. Ky propozim është dizajnuar në atë mënyrë që të bëjë të mundur për komunitetin ndërkombëtar që ti drejtojnë burimet e tyre më shumë drejt zhvillimit se sa drejt sigurimit.

Si rrjedhojë ne i propozojmë masat e mëposhtme:

3. Transferimi i autritetit administrativ për Mitrovicën nga UNMIK-u tek një komunë multi etnike të Zveçanit-Mitrovicës

Ne rekomandojmë që, me pasimin e progresit substancial në rikthimin e pronës, rajoni i Mitrovicës së veriut, i cili administrohet tash nga UNMIK-u të bashkohet me komunën e Zveçanit për të formuar një komunë shumë-etnike të Zveçanit-Mitrovicës. UNMIK-u do ta mbështeste krijimin e një administrate komunale funksionale dhe shumë-etnike, e cila do t'i shërbente qytetarëve të Zveçanit-Mitrovicës.

Ne i propozojmë masat e mëposhtme:

  1. Drejtorati për çështje pronësore dhe banesore vërteton që së paku 60 përqind e konteksteve pronësore për Mitrovicën e veriut janë zgjidhur dhe se procesi është në rrugë të mbarë.
  2. UNMIK-u të konfirmon që nuk ka më gjygje paralele apo agjenci ligjëvënese të cilat veprojnë jashtë kornizës së institucioneve Kosovare të vetqeverisjes.

Implementimi i zgjidhjeve me kompromis të përshkruara këtu do të siguronte beneficione të menjëhershme për qytetarët e Mitrovicës dhe Zveçanit, dhe për herë të parë do të krijonte një perspektivë reale për një të ardhme më të mirë. Po ashtu, do të ishte një hap i rëndësishme drejt përmbushjes së standardeve dhe krijimit të një strukture efektive dhe të integruar institucionale për mbarë Kosovën.

Berlin/Prishtinë, 7 June 2004

© European Stability Initiative - ESI 2017
7 June 2004, 04:06