The footballers' story

 
The footballers' story

Real Video Real Video (low band)

Real Video Real Video (high band)

Quicktime Quicktime (download)

 

Klubi i Futbollit Trepça – Mitrovica e Jugut

Rafet Prekazi
Trainer Futbolli
(Intervistuar në Fushën e Stërvitjes së Klubit të Trepçës, Mitrovica e Jugut, në serbisht)

Të ishe nga Mitrovica, ishte nder. Kudo ku shkonim për të luajtur, brezi i vjetër se unë kam ardhur më vonë, njerëzit vinin me makina ose autobusë për të parë ndeshjen, si tani që njerëzit shkojnë në Mançester ose në Gjermani. Kudo ku shkonim për të luajtur në Jugosllavi, qytetarët e Mitrovicës ishin atje, pavarësisht kombësisë – Trepça mbetet Trepçë. Si në Mançester – mund të jesh nga Austria, por adhuron Mançesterin.

Ratomir Mušekić
Ish-futbollist
(Intervistuar në Mitrovicën e Veriut, në serbisht.)

Në 1976-77 kishim ekip të mirë dhe hymë në kategorinë e parë.  Festimet ishin të paharrueshme. Festoi Mitrovica dhe e gjithë Kosova. 

Rafet Prekazi – Atmosferë fantastike. Deri në vitin 1989 gjithçka ishte shkëlqyeshëm.

Rexhep Xhaka
Futbollist
(Intervistuar në Fushën e Stërvitjes së Klubit të Trepçës, Mitrovica e Jugut, në serbisht.)

Unë kam një fotografi, ku unë jam i vetmi shqiptar me dhjetë serbë.

Ratomir Mušekić – Gjatë gjithë kohës që kam luajtur futboll ne kemi qenë shokë shumë të mirë. Jo vetëm me Xhakajn, por në përgjithësi. Ne nuk e mendonim këtë, por tani, në këto kohë… ne akoma jemi shokë, por atij ju desh të shkonte në pjesën jugore, ndërsa ne qëndruam këtu në veri.

Milorad Andrić
Trainer futbolli
(Intervistuar në Mitrovicën e Veriut, në serbisht.)

Nuk kemi asnjë kontakt, nuk takohemi me njëri-tjetrin.

Pyetje: (Gerald Knaus): Po ai banon vetëm 100 metra larg.

Milorad Andrić – 100 metra, por kështu është gjendja. Ai ndoshta mund të vijë, po si ia bën për t'u kthyer? Si do të reagonin njerëzit e tij? Ndoshta jo familja e tij dhe njerëzit më të afërt.

Zvecan – North Mitrovica

Milorad Andrić
Punëtor, Metalurgjia në Zveçan
(Intervistuar në Metalurgjinë e Plumbit në Zveçan)

Këtu ne jemi në fazën e ndërmjetme të shkrirjes së plumbit.

Këtu erdha në shtatë pa një çerek, bëra një xhiro, pashë se çfarë duhet bërë gjatë ditës. Ishte rutina e zakonshme: në orën shtatë punëtorët fillojnë pastrimin dhe përgatisin gjithçka për punën e mëtejshme. Tani, ne akoma duhet të pastrojmë në mëngjes. Por punëtorët mbarojnë punë deri në orën dhjetë, pastaj ne rrimë.

Unë kam qenë sportist, kam qenë trainer, kisha përgjegjësi. Tani s'kam asgjë.

  back

- 2 -

next  


Share: What are these?
Kosovo
Return to Europe film
ESI Kosovo reports
Kosovo picture stories
Recommended reading
ESI aims to contribute to a more informed and objective debate regarding the future of Kosovo by sharing new and interesting studies. More…
Literary walk
Places
Portraits