Prerja e kordonit të jetës - Emigrimi, familjet dhe e ardhmja e Kosovës

18 September 2006
Photo: ESI
Photo: ESI

Ky hulumtim është mbështetur nga
Ministritë e Jashtme te Irlandës dhe Zvicrës.

Opinionet e shprehura ne ketë raport janë vetëm ato te ESI-t.

Reactions

PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME

Nëse ekziston një bindje e përgjithshme në gjithë Kosovën e pasluftës, është ajo që paratë e dërguara nga diaspora mbajnë në këmbë ekonominë e këtij vendi. Hartuesit e politikave ndihen gabimisht rehat kur mendojnë se diaspora dhe zemërgjerësia e saj do të vazhdojë edhe në të ardhmen, jo vetëm te mbush zbrazëtinë ne ekuilibrin financiar te Kosovës, por se gjithashtu paratë e dërguara prej tyre do te krijojnë një rrjet jozyrtar sigurie sociale, sidomos për familjet e varfra, duke zëvendësuar kështu ne një fare mënyre Shtetin e Mirëqenies Sociale.

Ky Raport tregon se kohet kanë ndërruar. Paratë e dërguara nga emigrantët janë në rënie qe prej kohës së pas-luftës, kur kanë financuar rindërtimin e shtëpive të rrënuara ne gjithë Kosovën. Arsyeja për këtë është e qartë. Prej ndërhyrjes së NATO-së në vitin 1999 emigrimi ka marrë kah të kundërt, ku rreth 100 mijë kosovarë janë kthyer vetëm nga Gjermania. Kështu, dera e emigrimit të vazhdueshëm nga Kosova pothuajse është mbyllur dhe te vetmet familje fatlume kosovare që kane mundësi te emigrojnë, janë ato qe bëjnë bashkim familje. Kjo është, faktikisht, edhe shtresa e vetme e kosovarëve që mund të emigrojë në Perëndim. Si rrjedhoje, gati me pak se 15 % e familjeve kosovare marrin rregullisht të ardhura nga emigrantët dhe kjo sasi, si duket , sa po vjen e po zvogëlohet. Kështu pra, rrjedha e parave qe ka mbajt gjallë pjesët rurale të Kosovës ne brezat e mëparshëm gradualisht po zvogëlohet. Kjo është pra edhe gjendja që do të përballojë Kosova pas zgjidhjes se Statusit.

Sipas këtij raporti te ESI-t, ky është një lajm i keq për shtetet e BE-së. Kjo organizatë vlerëson se është absurde të investosh qindra miliona euro për stabilizimin e Kosovës, dhe nga ana tjetër të mbyllësh derën për emigrim te mëtejshëm. Refuzimi i refugjatëve është edhe më i vështirë kur bëhet fjalë për një shoqëri të vogël – rreth dy milionë banorësh - në kohën kur miliona rumunë, bullgarë, polakë janë duke gjetur punë përmes emigrimit në shtetet e BE-së. Nëse Evropa mendon seriozisht të gjejë një zgjidhje politike afatgjate dhe stabile për Kosovën, atëherë, ajo patjetër duhet të identifikojë mënyrat se si kosovarët nga zonat rurale, të gjejnë punësim të përkohshëm jashtë vendit. Alternativa tjetër do të ishte dërgimi i më shumë policëve në Kosovë, të cilët do të merreshin me brezat e reja, të hidhëruara dhe të dëshpëruara nga çdo gjë.

Ky raport, gjithashtu, përmban një mesazh negativ edhe për hartuesit e politikave në Kosovë. Emigrimi dhe paratë e dërguara nga emigrantët e kanë ndihmuar jetën, por nuk kanë ndikuar në zhvillimin e vendit. Përkundrazi, ato thjesht kane mbuluar mungesën e politikave efektive zhvillimore duke ndikuar kështu në konservimin e institucionin me te vjetër dhe konservative te Evropës – që është familja tradicionale patriarkale.

Struktura e familjeve dhe fiseve të mëdha Kosovare nëpër fshatra, qe ka mbijetuar socializmin për 50 vjet, ka qene një mekanizëm mbrojte i Shqiptarëve Kosovare ndaj institucioneve te dobëta armiqësore shtetërore. Kjo, gjithashtu, ka ndikuar në pengimin e zhvillimit rural dhe te investimeve në arsim, si dhe ka penguar iniciativat novatore ndërmarrëse. Kjo ka ndikuar tek femrat kosovare të cilat, kryesisht, janë të papunësuara, dhe mbajnë nivelin më të ultë të edukimit në Evropë. Varësia e Kosovës nga paratë e dërguara nga emigrimi, për të mbijetuar, e ka futur atë te ne kurthin e ligë te mosprosperitetit.

Sot, familja tradicionale patriarkale po i ushtrohet një tensioni te madh. Shtimi i madh i popullsisë ne fshatra si dhe ndarja e tokës ne pjese gjithmonë e me te vogla po e vështirëson gjithmonë e me shume sigurimin e jetesës nga prodhimet bujqësore. Ne përgjithësi mundësia e punësimit është katastrofale dhe te hollat fitohen me shume vështirësi. Ndërkohe qe këto familje nuk kanë më mundësi te dërgojnë djemtë e tyre ne Gjermani e Zvicër, gjendja financiare e tyre sa vjen e po keqësohet, duke e bëre gati te pamundur ekzistencën e këtyre familjeve rurale.

Ne këtë gjendje te vështire, ka shume mundësi që familja tradicionale patriarkale të shpërbëhet – ashtu siç ka ndodhur edhe me parë gjatë historisë në Ballkan. Por pasojat për shoqërinë rurale do të ishin shumë serioze. Sidomos atëherë kur solidariteti tradicional do të humbasë, atëherë kjo do të çonte në një rritje te tensionit dhe të vështirësive. Çka është më e keqja, atëherë kur autoriteti i familjes patriarkale do fillojë të dobësohet, shoqëria rurale mund të fillojë të humbasë pasivitetin e saj tradicional, duke qene se pakënaqësitë në familje do të fillojnë të shfaqen në publik. E gjithë kjo ka ndodhur më herët në disa vende të Evropës Lindore.

Shteti i Kosovës nuk duhet të qëndrojë pasiv ndaj pjesëve rurale. Është më se e nevojshme të identifikohen politikat, institucionet dhe burimet për t'iu përgjigjur krizës sociale ne rritje te zonave rurale, përndryshe projekti për shtet-formimin e Kosovës do të dështojë. Nëse shteti nuk do të jetë i aftë të reagojë në kohë, ka për ta gjetur vetën në një rend të ri dite, të diktuar nga meshkujt e rinj e të zemëruar.

I. PARATHËNIE

Debatet e sotme mbi politikat ne Kosove nuk e adresojnë atë që mund te quhet edhe ceshtja me e rëndësishme e zhvillimit që përballon Kosova sot: Ndikimi i Emigrimit. Si rezultat, një prej ndryshimeve me destabilizuese qe prek shoqërinë kosovare prej vitesh – mbarimi i epokës te emigrimit ne mase - rrezikon te mos merret seriozisht nga ata qe janë përgjegjës për te promovuar stabilitet dhe prosperitet ne Kosove.

Ky raport mundohet ta vendose emigrimin ne qendër të debateve mbi ardhshmërinë e Kosovës. Ai analizon ndikimin e emigrimin ne mase qe prej 1999-ës, duke marre si ilustrim dy fshatra tipike, për te vene ne dukje forcat qe kane vene ne lëvizje Kosovën rurale. Teza e tij kryesore ka për ti vene ne pozite te vështire hartuesit e politikave evropiane sepse nëse Kosovaret e rinj nuk janë me ne gjendje te vijnë ne Evrope si punëtore emigrante, kriza e sotme ne Kosove ka për tu thelluar dhe ka shume mundësi qe rezultati te jete një gjendje e rende e jo stabile.

Për breza me radhe, puna ne mërgim ka krijuare një litar sigurie për komunitetet rurale duke u dhëne mundësinë atyre te mbijetojnë ne kushtet e këqija te papunësisë se lartë. Që prej 1999-ës, mbi 100.000 njerëz janë detyruar të kthehen nga diaspora, ndërkohe qe rruga e emigrimit ka qene pothuajse e mbyllur. Brenda një periudhe te shkurtër ky litar sigurie i krijuar nga emigrimi do te pritet, e do te ketë pasoja te paparashikueshme për shoqërinë kosovare.

Dilema e Kosovës rurale nuk është e re. Në vitin 1979 Banka Botërore në një raport mbi varfërinë në Jugosllavi shkruante se varfëria në ketë vend është "kryesisht rurale". Ndërkohë që për vendet e tjera me pak te zhvilluara te Jugosllavisë, ky raport mbante shpresa për zhvillim dhe rritje të punësimit, për Kosovën nuk shikonte shume shpresa për ndryshim.

"Përjashtim është Kosova, e cila as në parashikimet më optimiste, e as kur të arrijë të përmbush objektivat e planeve për zhvillim, nuk do te jete ne gjende të menaxhoje rritjen e shpejt të forcës se saj punëtore"

Që prej kësaj kohe, popullsia e Kosovës ka vazhduar të rritet shpejt, por as numri i vendeve të punës dhe as mundësia e punësimit ne token e vet bujqësore, nuk ka mundur ta shpëtoje atë. Pa pasur perspektiva punësimi brenda Kosovës, si dhe pa pasur mbështetjen e shtetit, breza të tëra të kosovarësh filluan të emigrojnë drejt Gjermanisë dhe Zvicrës – shpesh pa dashjen e tyre - si e vetmja mundësi qe u kishte mbetur për te mbijetuar.

Faktikisht, disa shtete anëtare të BE-së, si Gjermania dhe Austria, kanë zvogëluar dukshëm pranimin e emigrantëve për punë dhe i kanë hapur dyert vetëm për shtetet që janë anëtare të BE-së, sidomos për ato që u pranuan në vitin 2004, dhe qe ekonomitë e te cilave po zhvillohen me shpejtësi. Vendet te cilat kane lejuar lëvizje punësimi, si Irlanda dhe Britania e Madhe, duket se kane rezerva ndaj kësaj politike edhe pse evidenca e përfitimeve ekonomike qe kane pasur këto vende është me se e qarte. Ne ketë kontekst politik ne Evrope, nëse do të sugjeronim emigrimin e punëtorëve nga Kosova, si ceshtje me shume rëndësi në BE, ka rrezik të dukemi sikur po luftojmë me mullinjtë e erës. Por alternativa tjetër e stabilizimit te shoqërisë kosovare ne mungesë të dinamikave pozitive ekonomike tingëllon po aq qesharake.

Ministritë e jashtme të këtyre vendeve evropiane po mundohen të krijojnë një zgjidhje të qëndrueshme politike për Kosovën, ndërkohë që objektivi i ministrive të brendshme të po këtyre vendeve është që ta ndalin emigrimin nga vendet e Ballkanit. Këto dy objektiva janë themelisht në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ky raport eksploron cfare do te thotë kjo për politikat e institucioneve Evropiane dhe Kosovare.

Ky raport, gjithashtu, përmban një mesazh negativ edhe për hartuesit e politikave në Kosovë. Në periudhën e pasluftës, hartuesit e politikave kosovare kane qenë te kënaqur me idenë e parave te dërguara nga emigrantet kosovarë nga diaspora, te cilat kane mbajtur gjalle Kosovën rurale, megjithe mungesën e politikave te besueshme bujqësore apo zhvillimore. Sidoqoftë, emigrimi masiv dhe paratë e shumta të dërguara nga emigrantët në dekadat e fundit nuk kanë ndikuar në zhvillimin rural të Kosovës. Përkundrazi, ato thjesht kane mbajtur Status Quo-në, duke ndikuar kështu në konservimin e institucionit më të vjetër dhe konservativ te Evropës: familjen Ballkanase patriarkale.

Struktura tradicionale e familjeve dhe fiseve të mëdha qe dikur ka qene e përhapur përgjatë Jugosllavisë, por tani gjendet vetëm në Kosovë, ka qene një mekanizëm mbrojte i Shqiptarëve Kosovare ndaj institucioneve te dobëta armiqësore shtetërore. Kjo ka ndikuar tek femrat kosovare të cilat, kryesisht, janë të papunësuara, dhe mbajnë nivelin më të ulët të edukimit në Evropë, gjithashtu ka penguar zhvillimin rural dhe investimet në arsim, si dhe ka penguar ne përgjithësi iniciativat novatore ndërmarrëse. Mbijetesa e familjes tradicionale ne Kosovë është një ceshtje serioze. Nëse familja tradicionale është ne prag te një procesi te shpërbërjes, si po duket, atëherë pasojat për shoqërinë rurale do te jene shume serioze.

Kosova ka nevoje urgjente për emigrim te vazhdueshëm, me qellim qe ta mbaje stabilitetin e vet social. Por sidoqoftë, një shoqëri e cila e zgjidh problemin e tepricës së krahut punës, vetëm nëpërmjet emigrimit, si e ka bëre Kosova për dekada me radhe, ka për t´ u destabilizuar ne momentin kur "valvula e sigurisë" të emigrimit do te hiqet. Prandaj Kosova ka nevojë edhe për një revolucion social dhe institucional ne fshatrat e saj. Se pari duhet shikuar se cilat forca ekonomike dhe sisteme vlerash kane mbajtur gjalle strukturat familjare patriarkale, dhe se si ka ndikuar kjo ne statusin e grave ne fshatra, për te pare më në fund se cfare roli duhet te luaje qeveria kosovare për te nxjerre vendin nga kurthi e lige e mosprosperitetit.

II. EMIGRIMI SI MENYRE JETESE
A. Emigrantet e hershëm

Aeroporti i Prishtinës shtrihet vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës. I ndërtuar ne fillim si një aeroport ushtarak, pista e tij shtrihet ne token e lagësht dhe te paqëndrueshme te Fushe Kosovës. Nuk ishte planifikuar kurrë për një aeroport tregtar të një kryeqyteti evropian dhe, si rezultat, dalngadal, po fundoset në moçal.

Megjithatë, Aeroporti i Prishtinës sot, është aeroporti më i ngarkuar me punë në Evropën Juglindore. Në vitin 2003 një revistë zvicerane e përshkruan ketë aeroport si më të suksesshmin në Ballkanin Perëndimor, duke cilësuar se qe prej 2001-it e ka rritur numrin e udhëtarëve në 75 % , ndërsa në vitin 2005 e kapi shifrën prej 1 milion udhëtarësh në qarkullim. Sot, Prishtina është shndërruar në një destinacion profitabel, madje edhe ne dimër kur 14 kompani ajrore ndërkombëtare kryejnë fluturime për Prishtinë për çdo ditë.

Disa nga këta udhëtarë janë të huaj, pjesëtarë të stafit të UN-it dhe policë ndërkombëtare që kthehen për të punuar në Kosovë, por pa dyshim numri më i madh i udhëtarëve i përket familjeve shqiptare që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kthehen në fshatrat e tyre për disa javë. Aeroporti i Prishtinës është kështu një lidhje në mes Kosovës rurale dhe ekonomisë globale.

Emigrimi ka qenë një nga karakteristikat kryesore të shoqërisë kosovare për dekada me radhë, ashtu siç ka qenë edhe për brezat e vjetra të irlandezëve, grekëve dhe spanjollëve (si dhe para disa shekujsh ka ndodhur me gjermanët dhe suedezet). Por, përgjatë shekullit te 20-të, familjarët kosovarë rurale mbijetonin dhe me raste edhe përparonin duke i dërguar burrat e tyre si punëtorë emigrantë jashtë vendit për te ndenjur larg familjes për pjesën më të madhe te vitit. Në Evropë ata punonin në ndërtim, në bujqësi e në disa raste edhe shitnin akullore. Në një të kaluar më të largët këta emigrantë shkonin në Stamboll dhe Selanik. Më vonë, në epokën socialiste ata shkonin drejt Zagrebit dhe Beogradit (dhe ishin te njohur për furrat dhe ëmbëltoret e tyre të famshme) dhe pastaj, gjatë viteve '60-të, rruga e emigrimit mori drejtimin e perëndimit për tu shërbyer nevojave ne rritje te ekonomive evropiane si "Punëtore Mysafir"ose te njohur ndryshe si "Gastarbeiter".

Emigrantet Kosovare nuk i humbën lidhjet me familjet e tyre neper fshatra, te paktën jo ne brezin e pare te emigrantëve. Në fillim ata flinin shume në një dhomë te vetme në qytetin e Shtutgartit ose të Gjenevës dhe i ruanin rrogat e tyre për t'ia dërguar familjes. Paratë e dërguara i ndihmonin familjeve në Kosovë të blinin një traktor ose disa bagëti të tjera, të paguanin për dasma dhe t´ i bënin shtese shtëpisë ku jetonte familja për ti bëre vend brezave të rinj. Për ta përshkruar me fjalët e një antropologeje amerikane, e cila studioi jetën në Kosovë gjatë viteve '80-të:

"një djalosh që është i lirë deri në ditën kur e gjen veten në një tren për të kaluar një udhëtim 30 orësh për në Zvicër, ose Austri, për të punuar, gjithçka, çfarëdo pune... për të blerë me paratë e fituara mëndafsh dhe bizhuteri prej ari, për nusen të cilën ia kanë gjetur prindërit e vet".

Për një periudhe të shkurtër, gjatë viteve '70-të, shfaqen edhe të mirat e industrializimit socialist, që mund të ofronin një alternativë ndaj emigrimit. Edukimi fillon të shikohet si një mënyrë për te fituar sigurinë ekonomike dhe popullariteti i tij jehon edhe në familjet më tradicionale të Kosovës. Vende të reja pune fillojnë të shfaqen në administratën publike dhe në kompani me pronësi publike. Për rreth një dekadë, disa prej kosovarëve fshatarë shqiptarë filluan të gjejnë punë në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Femrat kosovare mund të shpresonin të gjenin burra që punonin dhe mbeteshin në Kosovë, ndërsa te tjera guxuan edhe të gjejnë punë vetë.

Por kjo periudhë e shkurtër shprese nuk zgjati shumë. Krizat e socializmit jugosllav që nisën në fillim të viteve '80-të, e ndalën vrazhdësisht krijimin e vendeve të reja të punës në institucionet publike dhe regjimi i Milloshevicit e ktheu mbrapsht çdo progres qe ishte bëre duke iu humbur shpresat kosovarëve për çdo mundësi përparimi. Emigrimi mbeti përsëri e vetmja zgjidhje. Atëherë ikjet jashtë vendit filluan me të shpejtë drejt Gjermanisë dhe Zvicrës si vendet më të preferuara. Nga mesi i viteve '90-të vlerësohej se gjysmë milioni shqiptarësh nga Kosova punonin dhe jetonin jashtë vendit, që i bie rreth 25 % e mbarë popullatës.

B. Fundi I një Epoke

Gjatë fillimit të viteve '90- të, kur dhuna dhe represioni eskaluan në Kosovë, shqiptarët e Kosovës u shndërruan nga emigrantët pune në emigrantë politikë. Ata që arritën në Gjermani fituan " të drejtë qëndrimi tolerimi", (Duldung) që ishte diçka më pak se azili politik. Kjo, në njëfarë mënyre, I dha mundësinë kosovarëve emigrantë të qëndrojnë në këto vende, edhe pa e vërtetuar nëse ishin personalisht të persekutuar, duke krijuar kështu mundësinë e deportimit të tyre ne momentin kur gjendja ne Kosove të ndryshonte.

Ndërhyrja e NATO-s, në vitin 1999, i dha fund kontrollit serb mbi Kosovën. Gjithashtu ky sulm i dha fund edhe tolerimit të shqiptarëve të Kosovës si emigrantë në Evropë. Mbi 100 mijë kosovarë janë detyruar të kthehen vetëm nga Gjermania. Në të njëjtën kohë, emigrimi legal u kufizua vetëm në programet e bashkimit familjar. Papritmas, Kosova, pa dëshirë, filloi të ri-importojë emigrantë të punës dhe emigrimi mori drejtimin e kundërt. Në këtë mënyrë, litari i sigurisë ekonomike që e mbante Kosovën rurale të gjallë u këput.

Për të kuptuar ndikimin e emigrantëve në shoqërinë kosovare është e rëndësishme të dihet numri i tyre jashtë Kosovës. Megjithatë për t'i gjetur këto shifra me siguri, është një detyrë e vështirë, sepse kosovarët nuk dallohen ne shumë prej statistikave administrative nga qytetarët e Serbisë dhe të Malit të Zi. Në mars të vitit 1992 "Qeveria e Kosovës në Ekzil" bëri përpjekjet e para që të vlerësojë numrin e përgjithshëm të emigrantëve kosovarë jashtë vendit, duke arritur kështu ne shifrën 217, 000. Studimi i tyre vlerësonte se komuniteti më i madh I kosovarëve shqiptarë ishte në Gjermani (82,348), Zvicër (72,448), Suedi (15,652) dhe në Austri (12,300). Gjermania dhe Zvicra mbetën vendet më te preferuara për kosovarët gjatë viteve '90-të. Si rezultat, politikat e emigrimit të këtyre dy vendeve patën efekte të thella pozitive në zhvillimet në Kosovë.

Kosovarët shqiptarë qe mbërritën ne Gjermani gjatë viteve ´90-të aplikuan shpesh për te marre azil politik, por vetëm një pjese e vogël prej tyre patën sukses. Shumica e tyre, duke përfshire edhe ata te cilëve iu ishte mohuar azili politik, kane pas marre statusin e "Leje-Qëndrimi të Toleruar" (Duldung). Kjo u lejoi atyre te qëndrojnë në Gjermani pa kaluar ne procedurat e vendosjes se statusit përfundimtar zyrtar ne vend, me kusht qe të ktheheshin përsëri ne shtëpitë e tyre ne Kosove sapo atje te përmirësohej gjendja. Me ikjen e forcave Serbe nga Kosova dhe ardhjen e forcave te NATO-s, autoritetet Gjermane vendosën se ky moment kishte ardhur.

Kështu, në vitin 1999, ata njoftuan se rreth 180 mijë shqiptarë nga Kosova e kanë humbur statusin e tyre legal të qëndrimit dhe ishin të detyruar të largohen nga vendi Gjashtë vjet më vonë rreth 90 mijë u kthyen në Kosovë të ndihmuar me programe për kthimin vullnetar. Gjithashtu gjatë këtij viti, rreth 20 mijë emigrantë u larguan pa dëshirë nga Gjermania e pa u ndihmuar nga autoritetet. Kjo nënkupton se një pjesë e madhe e shqiptarëve që arritën në Gjermani gjatë viteve'90-të u kthyen përsëri në Kosovë. Vetëm një mundësi mbeti për Kosovarët Shqiptarë që donin të jetonin ne Gjermani: Bashkim Familje i aplikuar për fëmijët dhe bashkëshortët e të huajve qe kane një leje qëndrimi në atë vend, kane hapësirë te mjaftueshëm për te jetuar dhe te ardhura të sigurta. Në vitin 2004, kane qenë 4095 raste te tilla të regjistruara.

Ky eksod masiv i pas luftës ne Gjermani është konfirmuar nga të gjitha të dhënat ekzistuese. Numri i përgjithshëm i nënshtetasve nga Serbia e Mali i Zi qe janë rezident ne Gjermani ra nga 212.000 ndërmjet 1998-ës dhe 2004-ës. Duke e zbritur numrin e atyre që kanë marre nënshtetësi Gjermane gjate kësaj kohe, mbetet shifra 174.000 për ata qe janë larguar nga Gjermania. Gjatë kësaj periudhe, edhe numri I Jugosllaveve të punësuar ne Gjermani po ashtu ra deri ne 58.000.

Asnjë eksod i tille nuk ka ndodhur nga Zvicra me pare, edhe pse numri i Kosovarëve është rritur shume gjatë 1990-ës. Zyra Federale e statistikës Zvicerane raportoi ne 1999-ën se ekzistojnë 145,000 Kosovarë Shqiptarë me status legal dhe 50.000 të tjerë qe kërkojnë azil. Sidoqoftë, rregullat Zvicerane të emigrimit ishin relativisht liberale. Kërkuesit e azilit qe kishin jetuar në vend për një kohë te gjatë dhe ishin ekonomikisht aktivë, qenë në gjendje të marrin një Leje Qëndrimi (Permis de Séjour) ose Leje te Përkohshme Qëndrimi. Ky status i përkohshëm u kthye pastaj në vazhdim, ne Leje të Përhershme Qëndrimi. Si rezultat, rrymat e emigrimit nga Serbia e Mali I Zi ne Zvicër ndërmjet 2004-ës e 2005-ës mbetën pozitiv, edhe pse ritmi I tyre ra ne krahasim me 1990-ën. Bashkimi i familjeve ne Zvicër përbën rreth 68% të të gjithë te ardhurve te rinj në këtë periudhë.

Në periudhat e mëparshme, Evropa Perëndimore, i ka hapur dyert e saj për punëtorë emigrante nga Kosova dhe ne përgjithësi nga e gjithë Jugosllavia për te përmbushur kërkesat e saj për pune krahu te pakualifikuar. Pastaj, me vone gjatë viteve te turbullta të 1990-ës, i ka toleruar Kosovarët te hyjnë e te qëndrojnë në grupe të mëdha, duke pritur stabilizimin e rajonit. Por, qe prej 1990-ës, Evropa e ka mbajtur numrin e emigrantëve sa më pak qe te jetë e mundur dhe e ka kufizuar atë vetëm ne programet e bashkimit familjar.

Këto vendime te marra nga vendet Evropiane ndikojnë ne numrin dhe karakterin e emigrimit nga Kosovë. Në brezat e pare, emigrantet ishin pothuaj meshkuj të pamartuar, të rinj dhe dërgoheshin nga familjet e tyre për të gjetur punë. Detyrimi i tyre ndaj familjes mbetej i madh. Ata jetonin shume herë vetë ne kushte te këqija, me qëllim që t´i dërgonin paratë e kursyera në shtëpitë e tyre në Kosovë. Kjo vazhdonte deri sa të ktheheshin përsëri në Kosove, ose martoheshin dhe e merrnin gruan me vete për të jetuar ne Evropën Perëndimore. Sapo filluan të krijonin familjet e tyre jashtë Kosovës, duke u shkëputur kështu nga struktura e familjes se madhe ne Kosovë, niveli i parave të dërguara nga jashtë filloi te binte shume. Me fjale te tjera, paratë e dërguara nga jashtë do të bien shume me kalimin e kohës nëse nuk mbështeten nga një rrjedhe e vazhdueshme të rinjsh kosovare qe shkojnë të kërkojnë pune jashtë Kosovës.

Pasojat e parave të dërguara në Kosovë shfaqen në tre drejtime: Së pari, numri I përgjithshëm i kosovarëve që jetonte në diasporë është zvogëluar; Së dyti, diaspora nuk ripërtërihet më me meshkuj të ardhur, të rinj, e të pamartuar; dhe së treti Kosovarët Shqiptare që mbeten jashtë vendit, i kanë edhe familjet me vete, prandaj dhe u dërgojnë më pak para familjeve te tyre te mëdha në Kosovë.

Sigurisht që fundi i epokës se emigrimit masiv shënoi një kthim pozitiv në historinë e Kosovës: Fundin e Represionit politik në Kosovë. Por kjo nuk shënoi njëkohësisht edhe ndryshime ne gjendjen ekonomike te Kosovës, për te cilën emigrimin masiv ishte më se i rëndësishëm për komunitetet rurale, duke hequr kështu një aspekt te sigurisë sociale te këtij vendi.

C. Paratë e emigrantëve: mit apo realitet

Në përgjithësi ne Kosovë, që prej periudhës se pasluftës, besohet se ekonomia e saj mbahet nga paratë e dërguara prej diasporës zemërgjerë. Diaspora dhe pasuria është një nga mitet më të fuqishme të Kosovës sot. Kjo besohet si nga të huajt ashtu edhe nga shqiptarët. Megjithatë, është e vërtete se ishin emigrantët kosovarë Shqiptarë ata që financuan sistemin paralel të edukimit dhe shëndetësisë gjate viteve te vështira të 1990-ës duke mbledhur më shume se $125 Milionë ne "taksa". Ishte gjithashtu diaspora që financoi UÇK-në dhe pagoi për një pjesë të madhe të rindërtimeve pasluftës.

Sidoqoftë, si një fenomen i njohur për rendësin e tij të madhe për Ekonominë e Kosovës, paratë e dërguara nga emigrantet nuk e kanë pasur vëmendjen e duhur nga analistet. Ekonomia morale qe qëndron pas këtyre parave të dërguara (kush i detyrohet kujt) është shqyrtuar shumë pak. Ceshtja e parave te dërguara, për çudi është e ndare nga çdo lloj diskutimi mbi emigracionin edhe pse është me se e qarte qe ekziston një lidhje ndërmjet tyre.

Ne vitet e fundit ka një rritje të interesit mbi ceshtjen e parave të dërguara nga emigrantët, midis ekonomistëve dhe hartuesve të politikave ne te gjithë boten. Sidoqoftë paratë e dërguara nga emigrantët janë një teme e vështirë për tu shqyrtuar.

Së pari është shume e vështire te maten saktësisht sasitë e parave te dërguara. Vendet e zhvilluara nuk kanë te dhëna te sakta për paratë qe dalin nga vendet e tyre, pjesa më e madhe e të cilave del nga kanale jozyrtare. Se dyti, është problematik përkufizimi i tyre, duke qenë se koncepti përfshin edhe një sëre fenomenesh të tjera të ngjashme.

Përkufizimi klasik përfshin tre elemente:

Paratë e Dërguara nga Punëtore Emigrante, që janë transferime të emigrantëve që punojnë dhe janë rezident ne një vend të huaj. "Emigrant" është dikush që qëndron (ose pritet të qëndrojë) mbi një vit ne një vend të huaj, përveç rastit kur e ka marre nënshtetësinë e këtij vendi.

Kompensim I punonjësve përfshin rrogat e fituara me punë sezonale jashtë vendit. Në rastin e Kosovës kjo do të përfshinte rrogat dhe përfitime të tjera te cilat i janë paguar Serbëve të Kosovës nga qeveria e Serbisë.

Transferimet e emigrantëve janë të holla dhe pasuri e sjelle nga emigrantët që kthehen nga jashtë vendit. Në ndryshim nga dy të parat, këto transferime ndodhin vetëm një here dhe në pjesën më të madhe te rasteve janë ne sasi te vogla ne krahasim me të dy rastet e përmendura më parë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri përpjekjet e para që të numërojë paratë e dërguara nga emigrantët në vitin 2001, dhe e vlerësoi shumën totale në rreth 610 milionë euro. Si edhe u be e qartë më vonë nga FMN-ja, një pjesë e madhe e këtyre të dhënave ishin hamendje, gjë qe edhe u konfirmua nga të dhënat që u paraqitën ne dokumentet që vijuan. Në vitin 2003, Ministria e Financave të Kosovës vlerëson se nga pensionet e huaja dhe te ardhurat e ndryshme janë dërguara nga emigrantët rreth 720 milionë Euro. Gjithashtu po në këtë vit, Raporti Vjetor i Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës thotë se hyrjet vetëm nga paratë e dërguara nga jashtë arrijnë në 568 milionë euro. Ne Memorandumin e vet Ekonomik, në Maj 2004, Banka Botërore, sugjeroi se te ardhurat vjetore nga paratë e dërguara nga emigrantët ndermjet1999-ës dhe 2003-shit kanë qenë 550 milionë euro.

Që prej viti 2004 te dhëna te tjera me shifra me të ulëta filluan te publikoheshin. Fondi Monetar Ndërkombëtar, pothuaj I përgjysmoi vlerësimet e veta ne lidhje me paratë e dërguara ne 2001-shin deri ne 317 milionë Euro, por theksoi se këto shifra janë rritur gradualisht deri ne 375 milionë euro ne vitin 2005.

Tabela 1- Vlerësimet e FMN-së ne 2006-ën për paratë e dërguara nga diaspora në €

2001 – 317 milionë Euro
2002 – 341 milionë Euro
2003 – 341 milionë Euro
2004 – 339 milionë Euro
2005 – 375 milionë Euro
2006 – 347 milionë Euro

Në fakt, duket sikur, FMN-ja i ka përshtatur vlerësimet mbi të dhënat për paratë e dërguara me qellim qe te mbush hapësirat boshe te financave kombëtare. Kjo praktike është kritikuar nga Banka Botërore ne një dokument të saj që i bën thirrje FMN-së për te dhëna me te sakta ne përgatitjen e vlerësimeve te tyre duke thënë se - "nuk rekomandohet një kthim ne metodat e mëparshme te FMN-së te cilat rrisin shifrat për të ardhurat e dërguara nga emigrantët me qellim që të mbulojnë gabimet e tjera"

Tabela 2: Të ardhurat mujore të familjes rurale (€)

Burimet

Maj 2003

Maj 2004

Rroga Neto – të ardhurat e taksuara

175.13

125.86

Paratë e dërguara nga emigrantët

58.83

41.65

Pensionet

23.56

21.16

Rrogat sipas llojit

13.68

3.72

Ndihma Sociale

5.16

7.72

Te tjera (te ardhurat nga pensioni, para te dërguara nga të afërm të familjes, dhurata, si dhe të ardhura nga biznesi)

47.74

53.77

Të ardhurat mesatare te familjes rurale.

€ 324.12

€ 253.88

Ka një evidencë të forte, qe tregon se paratë e dërguara nga emigrantët janë ne rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit dhe se shifrat janë akoma me te vogla se sa tregojnë vlerësimet e mësipërme. Sipas dy hulumtimeve të fundit të bëra për buxhetet familjare, paratë e dërguara mesatarisht familjes rurale kane rëne nga 58.83 Euro ne periudhën 2001-2003 ne 41.65 euro në periudhën 2003-2004, që do të thotë një rënie prej 25% brenda një viti. (Edhe paratë e dërguara nga emigrantët për familjet qytetare kanë pësuar rënie, por kjo rënie ka qenë më pak e ndjeshme, nga 27.90 Euro ne 25.04 Euro). Gjatë të njëjtës periudhe, të ardhurat mesatare familjare ne zonat rurale kanë rëne në mënyre të ndjeshme, nga 324 Euro ne 253 Euro, duke qenë se edhe rrogat neto edhe të ardhurat nga paratë e dërguara nga emigrantët u pakësuan.

Kjo është një rënie dramatike. Rezultatet e këtij hulumtimi janë gjithashtu edhe të dhënat me konkrete që ekzistojnë deri tani ne lidhje me këtë temë.

Ekipi qe punoi në hulumtimin e viteve 2003-2004, vlerësoi ekzistencën e 193.251 familjeve rurale dhe 88,448 familjeve qytetare. Duke i aplikuar këto të dhëna ne hulumtimin e bëre, arrijmë ne shumën 166 milionë Euro ne 2003-shin dhe 123 milion Euro ne 2004-ën. Kjo përbën rreth 36% te vlerësimit me të fundit te FMN-së. (shiko tabelën e mësipërme). Këto të dhëna përkasin gjithashtu edhe me të dhënat e nxjerra nga Vlerësimi mbi Varfërinë e Kosovës, i cili pohon se jo më shume se 15% e familjeve Kosovare sot, merr rregullisht të holla te dërguara nga emigrantët.

A mund të ndodhë që paratë e dërguara mund të pakësohen kaq shpejt ne periudhën e pasluftës? Shpjegim për këtë mund të jetë kthimi i më shumë se 100 mijë kosovarëve nga Gjermania, të cilët ato çka kishin i sollën me vete, e nuk dërgojnë më para të mirat materiale, vetura etj., drejt familjarëve të tyre që kur janë kthyer në Kosovë. Këto ishin "transferime emigrantësh"- që është edhe elementi i tretë I përkufizimit klasik të parave te dërguara nga emigrantët te shpjeguar më sipër.

Kështu nëse do të flisnim ne gjuhe ekonomike, këto të ardhura nuk ishin një "rrjedhe parash" si paratë e dërguara rregullisht nga emigrantët por ishin një transaksion i vetëm dhe I fundit. Pra është e qartë se, nga paratë qe erdhën ne Kosove gjatë viteve të pasluftës, një pjese e madhe e tyre ishin transferime të tilla dhe qe me kthimin e pjesës me të madhe te emigrantëve sa vijnë e po pakësohen. Pra besimi i masës së gjerë se diaspora është kuleta e pashtershme, bazohet në një realitet që nuk ekziston më.

D. Emigrimi dhe tradita

Për shume kosovarë shqiptarë, emigrimi ka qene lidhja e vetme me botën e jashtme, qoftë ne rastin kur e provonin vetë si emigrantë, qoftë duke blere mallra konsumi me paratë e fituara nga emigrimi. Për rrjedhoje, të duket sikur emigrimi ka qenë faktor modernizimi në Kosovë. Por në fakt, nëse e studiojmë situatën me afër do të shikonim që ndikimi I emigrimit ne dy dekadat e kaluara në Kosovën rurale ka qenë pothuaj e kundërta.

Janet Reineck, një antropologe Amerikane, ka studiuar "gjininë, emigrimin dhe ideologjinë" në rajonin e Opoja-s (Serbisht: Opolje) në juglindje të Kosovës, nga Maj I vitit 1987 deri në Dhjetor të vitit 1988. 'Tregimi magjepsës I saj mbi shoqërinë rurale ne vitet e fundit të Jugosllavisë socialiste, paraqet një "tendence në rritje te konservatizmit në Kosovën rurale që prej vitit 1981, si dhe ilustron strategjitë të cilat përdoren për ta përforcuar atë. Këto strategji përfshijnë: martesat e rregulluara, kufizimet ne lirinë e lëvizjes së grave jashtë shtëpisë, si dhe mbajtjen e vajzave larg nga shkolla e mesme."

Reineck vëren se në një rajon si Opoja, emigrimi i shërben një funksioni themelor shoqëror: ne mendjet e njerëzve, emigrimi është shpresa e vetme për t´i shpëtuar varfërisë. Megjithëse kjo zone ka një tradite shekullore emigrimi, ky i fundit nuk ka qenë një perspektive e mirëpritur. E thënë edhe në fjalët e një fshatari në tregimin e Reineck:

"Kuptohet që ne do te bëhemi emigrantë një ditë. Perspektiva e emigrimit është një peshë qe rëndon në shpatullat e të gjithëve. Ne nuk na pëlqen kjo gjë, por për shumë familje ky është realiteti. Emigrimi është tradita e filluar nga paraardhësit tanë. Ka qenë gjithmonë kështu."

Emigrimi krahasohet me vuajtje ne thëniet popullore, ne kënga dhe vjersha. Si p.sh "I ndamë dhe i përcam veç për një dinar", "Kush se ka hëngër mërzinë e gyrbetit nuk e din qysh esht kjo jetë." "Kurrë mos I dhentë Zoti paqe atij qe mori i pari rrugën e mërgimit!" Ose si edhe shkruhet ne ketë vjershe:

Baba, mik n´shpi t´vetë
O kofsh mallkue I Zi gyrbet!
Sa na lindin fmi e fmi
Nuk kanë babë o me thirr n´shpi

Reineck vuri re një ndryshim te madh në efektin qe kishte emigrimi për punë lokal dhe ai në vende të huaja. Në Opoje, njerëzit që gjetën punë ne qytete e afërta, ndërkohë qe ishin aq afër familjeve të sa ti vizitonin shpesh, e kishin me kollaj t´iu adoptoheshin vlerave të reja sesa ata sesa ata qe emigronin jashtë vendit

"Ai burrë, qe ballafaqohet me një mënyrën e jetese e te menduari që nuk është e ngjashme me atë të Opojës, por qe është në afërsi të familjes se tij e mund ta monitorojë sjelljen e saj, është me elastik ne interpretimin e detyrimeve te vlerave lokale kulturore. Ai mund ti dërgojë vajzat në shkolle të mesme, sepse ai ndodhet në afërsi të tyre dhe mund t´ua vëzhgojë sjelljen. Ndërsa gruaja e tij mund ti vizitojë të afërmit ne Prizren sepse ai vetë ndodhet diku në afërsi dhe bashkëfshatarët e tij e njohin atë."

Nga ana tjetër, ata qe jetonin larg familjes dhe e vizitonin rralle atë, preferonin një konservatizem moral shume të rrepte për të "mbrojtur "gratë dhe fëmijët e tyre.

"Këta burra besojnë se prindërit pleq dhe pjesëtarët e tjerë të familjes do te jenë të sigurte, për sa kohë që rregulla te rrepta morale tradicionale do të zbatohen gjatë kohës kur ata nuk janë të pranishëm. Gjithashtu, ata ngushëllohen me mendimin se sa herë që do të kthehen në shtëpitë e tyre, do të gjejnë të njëjtën mënyrë jetese qe e kanë lënë muaj, vite e dekada më parë. Te vetmet ndryshime qe ata shpresojnë të gjejnë janë ato qe kanë lidhje me kushtet materiale të familjes së tyre."

Në qendër të kësaj mënyre jetese është familja e madhe patriarkale. Familja mesatare ne Opoje në vitin 1989 ka pasur 10 anëtare. Brenda çdo familje "gratë duhet ti binden burrave të tyre, si dhe te gjithë anëtarëve te rritur të familjes dhe grave të moshuara te martuara. Burrat i binden pleqve te tyre, dhe te gjithë i binden vullnetit të kryetarit të familjes."

Ata qe ishin ne emigrim, ishin ne gjendje te siguronin të mira materiale për familjet e tyre, si p. sh. shtëpi te reja e pajisje moderne shtëpiake. Por kontakti me këto pajisje moderne dhe mallra konsumi, nuk mund ta ndryshonte mënyrën e të menduarit dhe sistemin e vlerave tradicionale te këtyre njerëzve. Reineck citon një fshatar nga Opoja që thotë:

"Ata njerëz të pa-arsimuar që u bene emigrantë dhe arritën disi zhvillim ekonomik dhe përhapën mënyrën e tyre te jetuarit ne Opojë, janë faktikisht përgjegjës për gjendjen tonë të prapambetur. Ideja e tyre e progresit është të kesh dasma të mëdha, nuse të veshur me gjëra të shtrenjta, të ndërtosh shtëpi të mëdha, si dhe të blesh makina të reja. Ata janë njerëzit më konservativ por gjithashtu edhe me më shume influence. Për sa kohë që unë nuk kam asgjë në xhep, nuk mund edhe të kem influencën që kanë ata."

Varësia financiare nga baballarët qe nuk ishin të pranishëm e përforcoi pasivitetin dhe fatalizmin e atyre qe mbetën prapa, perspektiva e të cilëve për te gjetur pune ne Kosove ishte pothuaj inekzistente.

"Duke parë kotësinë e planifikimit të të ardhmes së tyre, djemtë kalojnë ditëlindjet 18, 20 dhe 25-vjeçare me shpresën e turbull se një ftes për pune nga një i afërm jashtë vendit do ti shpëtojë ata nga një ardhme e pasigurte."

Reineck qartëson se ajo qe përshkruan për Opoj -ën, është normale në gjithë Kosovën rurale në vitet 1980. Në atë kohë nga 45,000 nxënëse që fillonin shkollën fillore çdo vit, më pak se 8,000 arrinin ne klasën e tetë. Në 1988-ën, mbi 90 % e grave shqiptare në Kosovë ishin "ekonomikisht të varura". Ka pasur një ndryshim të madh ndërmjet gjendjes në Prishtine (ku në vitin 1988, 41 % e vajzave mbaruan shkollën e mesme) dhe zonave rurale ku (shifra përkatëse ka qenë me pak se 4 % )

Që prej studimit të Reineck, ndërmarre 15 vjet më parë, emigrimi nga Kosova jashtë vendit është rritur shume ne volum. Si ka ndikuar kjo në marrëdhëniet ndërmjet emigrimit, parave te dërguara dhe zhvillimit? A është akoma e vlefshme të supozojmë qe zonat rurale me volum me të madh emigrimi tentojnë të jenë me konservative? Cilat do të jenë pasojat e përfundimit të emigrimit në masë për këto fshatra?

III. RRËFIMI PËR DY FSHATRAT

Cërrca (në serbisht Crnce), është një fshat me 300 shtëpi në veriperëndim të Kosovës, në kufirin me Serbinë. Kurse Lubishta,(Lubiste) është një fshat me 227 shtëpi, e shtrihet në kodrinat e maleve të Karadakut në juglindje të Kosovës, në afërsi me kufirin e Maqedonisë. Për standardet kosovare, Cërrca është një fshat mjaft i përparuar, ndërsa Lubishta është pa dyshim një nga fshatrat më të varfra. Mirëpo në të dyja fshatrat dallohen forcat e njëjta të cilat karakterizojnë zonat rurale të Kosovës. Është një dramë e vërtetë çfarë po ndodh me fshatrat e Kosovës sot , dhe do të ishte mirë që hartuesit e politikave në Prishtinë dhe në kryeqytetet evropiane, të mbajnë vesh.

Gjatë viteve 2004 – 2005, të dy komunitetet ndihmuan IES-në (Iniciativën Evropiane për Stabilitet), për të kryer një studim rreth mënyrës së jetesës në të dyja fshatrat. 44 pyetje u janë drejtuar 527 shtëpive dhe janë mbledhur kështu informacione nga më shume se 4.000 individë. Qëllimi ishte që të krijohej qartësi mbi gjendja e fshatarësisë kosovare, në prag të statusit final.

Krahasuar me pjesën më të madhe rurale të Kosovës, Cërrca është mjaft mirë e lidhur me zonat tjera. Ajo është vetëm 3 km nga Istogu, (Istok) , që është qendër administrative komunale dhe rruga kryesore nga Istogu për në Pejë (Pec) kalon përmes fshatit. Në perëndim të rrugës kryesore gjendet mali i Mokrës ose mali i Rugovës, që ngrihet i thepisur në 1.900 m lartësi mbi nivelin e detit, me kullota të mira për bagëtitë në verë. Tradicionalisht, delet dhe gjedhet kanë qenë shtylla kryesore e ekonomisë lokale dhe burrat e kalonin muajt e ftohte të dimrin ne male me bagëtinë e tyre. Në lindje të rrugës kryesore, shtrihet fusha pjellore e Dukagjinit (Metohija), prej ku Drini i Bardhë ushqehet me reshjet malore. Për shekuj me radhë, rrjedhat malore kanë mundësuar punën e mullinjve me ujë dhe kanë siguruar ujitje për kopshtarinë. Në krahasim me pjesë tjera të Kosovës, klima këtu është më e butë dhe më e përshtatshme për bujqësi. Vendbanimi i vjetër i Cërrces shtrihej shumë më sipër kodrës, ku rruga ku kullosin demat shkon përgjatë pyjeve dhe kullotave alpine. Sot, fshati mburret me një shkollë fillore, një qendër kulturore dhe dy dyqane të vogla.

Biri më i njohur i Cërrces është Ibrahim Rugova, i lindur në një familje me influence gjatë okupacionit gjerman në vitet 1944, kur fshati ishte pjesë e Shqipërisë së Madhe. Vendi në të cilën u lind Rugova ishte një familje tradicionale patriarkale dhe e lidhur me komunitetin fshatar. Ishte një shoqëri e rrënuar nga lufta, nga rivendosje të njëpasnjëshme të kufijve, dhe nga ardhja e komunizmit. Rugova u rrit jetim, kreu shkollën e mesme në Istog dhe vazhdoi studimet në Prishtinë në vitin 1960. Me kohë, banorët e Cërrcës u miqësuan me autoritetet komuniste, përmes personave eminentë të fshatit të cilët u pajisën me karta të partisë. Kjo e fundit solli avantazhe të ndryshme, veçanërisht për shkollim, vende pune në administratë dhe ndërmarrje shoqërore. Në 1989, kur iu mor autonomia e Kosovës, zyrtarët e Cërrcës e dogjën literaturën e partisë dhe përqafuan partinë e Rugovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë edhe sot forca kryesore politike në rajon.

Lufta e vitit 1999 pothuajse e shkatërroi tërësisht fshatin. Pasi shqiptarët u shpërngulën, forcat serbe shkatërruan gjithçka përveç një numri të vogël shtëpish. Por, që nga viti 1999, të gjitha këto shtëpi janë rindërtuar me përjashtim të 18 shtëpive të pakicave, (prona të serbëve dhe romëve), të cilët nuk janë kthyer akoma. Janë po ashtu edhe 60 shtëpi të mbyllura të familjeve shqiptare të cilët janë larguar nga Kosova. Nga 1.980 banorë të Cërrcës, 607 prej tyre jetojnë sot jashtë shtetit.

Ndryshe nga Cërrca, Lubishta është padyshim një vend i privilegjuar. Deri në mesin e viteve '70', nuk ka pasur rrugë të mirëfilltë për ta lidhur fshatin me pjesën tjetër të luginës dhe komunën e vogël të Vitisë, në Lindje të Kosovës. Cilësia i tokës është e dobët, dhe ka mungesë të ujit për bujqësi. Rruga e asfaltuar për në fshat është e vogël sa sheshi i fshatit. Ndërsa disa shtëpi janë të larta dhe të mirëmbajtura, të tjerat janë në gjendje të mjerueshme. Në majë të kodrës më të lartë është një xhami e financuar kryesisht me paratë e dërguara nga diaspora e fshatit në Gjenevë. Afër xhamisë ndodhen disa tenda strehimore të ushtrisë amerikane, të cilat shërbejnë si klasa për mësim. Përpjekjet e bëra për ta rindërtuar shkollën e vjetër të viteve '70-ta, e cila ishte dëmtuar nga një tërmet i vitit 2002, dështuan në mungesë të fondeve, duke e lënë ndërtesën e re të papërfunduar. Por çfarë të bie vërtet në sy në Lubishtë është mungesa e dukshme e jetës publike shoqërore, e cila përveç një dyqani të vogël në sheshin e fshatit, pothuaj nuk ekziston. Një internet-kafe që u hap dikur, u mbyll përsëri. Fëmijë të vegjël mblidhen në çast kur ndonjë vizitor ndalon për disa minuta. 45% e popullsisë së fshatit janë nën 16 vjeç.

Lubishta, po ashtu, ka qenë dikur një shoqëri barinjsh. Barinjtë i kullotnin bagëtitë në majat e larta të maleve të Karadakut, por kjo gjë mori fund pas krijimit të kufirit ndërkombëtar me Maqedoninë në vitin 1990. Gjatë dekadës së kaluar, ky rajon malor është përdorur nga refugjatët separatistë shqiptarë të Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës në Serbi. Pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, disa qindra shqiptarë të Maqedonisë, u shpërngulën përkohësisht në Lubishtë. Sot Lubishta ka një popullsi prej rreth 2.134 banorë, prej të cilëve 572 jetojnë jashtë vendit, shumica e të cilëve në Zvicër si dhe të lidhur ngushtë me komunitetet e krijuara rreth Bazelit dhe Gjenevës.

A. Familjet më të mëdha të Evropës

Kosova padyshim ka familjet më të mëdha në Evropë. Edhe në ditët e sotme, nuk është e nevojshme të kërkohet shumë për të gjetur raste të tilla. Mesatarja për familje në fshatin Cërrcë është 6.6 anëtarë, kurse në Lubishtë është 9.5.

Familja më e madhe në Cërrcë është ajo e Sadik Haskajt me 24 anëtarë që jetojnë në një shtëpi të madhe. Familja përfshin nënën e Sadikut (71), Sadikun dhe 6 vëllezërit e tij (njëri prej të cilëve jeton në Zvicër), të cilët kanë 4 gra dhe 12 fëmijë. Familja më e madhe në Lubishtë është ajo e Nure Nuras dhe gruas së tij Ramizes, të dy rreth të 70-ve. Familja ka 32 anëtarë: 6 djem dhe 6 gratë e tyre, një vajzë të pamartuar dhe 17 nipër dhe mbesa. Familja përdor dy shtëpi, por jetojnë vetëm nga një burim ekonomik të ardhurash. Dy nga djemtë e Nurës, Nefaili (46) dhe Faruku (42), jetojnë në Austri, por gratë i kanë në Lubishtë.

Familje të këtilla hasen akoma në zonat rurale të Kosovës. Çuditërisht, përmasat e familjeve në Kosovë nuk kanë ndryshuar gjatë një gjysmë shekulli të komunizmit jugosllav. Në vitin 1948, mesatarja e familjes kosovare ishte 6.4 anëtarë. Në 1981, kjo shifër shënoi rritje deri në 6.9 anëtarë, dhe në vitin 2003 ajo pësoi rënie përsëri në 6.4 anëtarë. Në Hapësirën Ekonomike Evropiane, mesatarja për familje ka rënë nga 2.8 në 1980, në 2.5 në 1995, me përjashtim të Irlandës me familjet më të mëdha në Evropën perëndimore prej 4.0 anëtarëve.

Sot, Kosova është fortesa e fundit e formës patriarkale të strukturës familjare e cila ekzistonte dikur në Ballkan. Është një strukturë e familjes e cila ka mbijetuar 50 vjet të komunizmit, dekada të emigrimit masiv në vendet perëndimore, sikurse edhe zhdukjen e ekonomisë baritore.

Imer Maxharraj, një pensionist që ka qene dikur njëri nga ekspertët kosovarë të drejtuesve për ujitje, ka lindur në Cërrcë në 1939 në një shoqëri e cila ka ndryshuar shumë pak në këto 100 vjet. Fshati përbëhej nga vetëm 14 familje të mëdha. 5 familjet më të njohura jetonin në kulla të mëdha me mure prej guri dhe çarje të holla të dritareve, në katin e dytë. Vatrat e mëdha familjare ishin simbol i pasurisë dhe fuqisë, disa prej të cilave kishin edhe nga 40 anëtarë. Familje të kësaj natyre tradicionale ishin të vetë-financuara, duke prodhuar jo vetëm ushqimin për vete, por edhe veshmbathje dhe orendi shtëpiake.

Familja Maxharraj mbante dhi, dele dhe lopë, për mish, qumësht dhe djathë. Prodhonte misër, grurë, thekër, pemë dhe perime, duke prodhuar kështu bukën dhe rakinë për shtëpi. Kryefamiljari, babai i Ymerit, jepte detyrat: një burrë ruante delet, një tjetër punonte me plug dhe qe, dhe i treti priste drunjtë në pyll. Lopët ruheshin pastaj nga fëmijët, të cilët e kalonin verën në kullotat malore. Kuajt dhe qetë përdoreshin për të sjellë kërcej nga pylli dhe gurë nga mali, materiale këto që shërbenin për ndërtim. Ndonjëherë, paratë fitoheshin nga shitja e bagëtisë ose e perimeve në tregun e gjelbër në Istog. Përndryshe, familja mund të mbijetonte pa problem larg nga ekonomia e parave, për shkak se puna për të siguruar jetesën kryhej nga anëtarët e familjes.

Familjet si ajo e Imerit, i kanë magjepsur vizitorët e huaj. 100 vjet më parë, këto raste mund të evidentoheshin në shumë hapësira rurale në Ballkan, dhe zakonisht quheshin nga sllavët 'zadruga'. Ky term i referohet praktikës sipas së cilës, burrat mbesnin në familje pas martesës, duke krijuar familje të mëdha, shumë-anëtarësh.

Një nga studiueset më entuziast të këtyre familjeve ishte Vera Ehrlich, e cila ndërmori një studim të madh krahasues për familjet e viteve 1930-të në Jugosllavi. Ajo vizitoi 300 fshatra shqiptare, myslimane-boshnjake, krishtere-boshnjake, serbe e kroate.

"Parimi bazë i 'zadrugës' ishte që pjesëtarët meshkuj nuk largoheshin kurrë nga shtëpia. Bijtë dhe pasardhësit e tyre mbeteshin aty, dhe vetëm vajzat dilnin nga shtëpia kur martoheshin, për t'u bërë anëtare të 'zadrugave' të burrave të tyre. 'Zadruga' udhëhiqej sipas sistemit të hierarkisë, ku çdo anëtar kishte një rang të caktuar brenda saj. Rangjet caktoheshin bazuar në moshë dhe gjini, ku gjinia dominonte në raport me moshën: meshkujt ishin superior ndaj femrave të çdolloj moshe..."

Nga pikëpamja ekonomike, 'zadruga' ishte një kolektiv i vërtetë. E gjithë pasuria ruhej bashkërisht.

"Në 'zadruga' përveç veshmbathjes dhe objekteve të vogla, nuk ekzistonte pronë private. Paratë administroheshin nga kryesuesi ose nga ndonjë person tjetër të cilit i ishte besuar aktiviteti i shit-blerjes."

Të gjitha vendimet madhore merren nga kryetari i familjes (i zoti i shtëpisë): që nga vendimi për kohën e mbjelljes ose therjen e kafshëve, e deri te ajo që nënkuptohej si "mënyrë e përshtatshme e jetesës". Ky autoritet vazhdon edhe sot, ku i zoti i shtëpisë vendos se si do të shpenzohen të ardhurat që dërgojnë anëtarët e familjes nga jashtë vendit, dhe se sa duhet të shkollohen fëmijët. Çdo burrë i rritur mendohet të kontribuojë njëlloj në të ardhurat familjare, pavarësisht nga lloji i punës. Të ardhurat mblidhen dhe anëtarët e familjes kanë të drejta të barabarta për përdorimin e tyre për nevojat personale. Në rast të ndarjes së familjes, pasuria ndahet në pjesë të barabarta mes vëllezërve, duke përfshirë edhe tokën. Duke qenë se gratë vijnë nga fshatra të tjera dhe vajzat mendohet se do të bëhen pjesë të 'zadrugave' të tjera nga martesat e tyre, ato nuk trashëgojnë asgjë nga pasuria familjare, dhe kanë një status nënshtrues brenda familjes.

Është e habitshme se sa pak gjëra kanë ndryshuar në organizimin familjar që nga ajo kohë. Sot, në Lubishtë, janë 89 familje me më shumë se 10 anëtarë, dhe 34 me mbi 15. Edhe në Cërrcë, rajoni më 'modern' nga të dy fshatrat, janë 27 shtëpi me familje me shumë breza që jetojnë nën të njëjtën çati. Shumë nga format patriarkale të familjeve të viteve 1930, të përshkruara nga Erlich, ekzistojnë akoma. Pothuajse nuk ka fare femra të pamartuara mbi moshën 30 vjeçare, burri më i vjetër akoma merr vendime për gjithë familjen, dhe jeta familjare është e organizuar sipas një hierarkie të qartë.

Haki Haskaj (36), pronar i kafenesë 'Globi' në Cërrcë, që ka kaluar shumë vjet në Austri dhe Gjermani, akoma jeton në një familje tradicionale, me shumë breza e anëtarë, me vëllain dhe babanë e tij, i cili po ashtu ka jetuar në Gjermani. Të dy bashkëshortet e tyre kujdesen së bashku për të 9 fëmijët dhe të gjitha të ardhurat grumbullohen në një vend.

Ismet Islami (49), drejtor i një shkollë fillore në Lubishtë, është njëri nga personat më të shkolluar në fshat. Ai ka studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe sot përpiqet t'i ofrojë 5 fëmijëve të tij (3 djemve dhe 2 vajzave), të njëjtën mundësi. Dy prej tyre, tanimë janë studentë, ndërsa i vogli ndjek shkollën e mesme. Edhe pse i shkolluar, Ismeti u përmbahet normave tradicionale. Ai dhe gruaja e tij jetojnë me prindërit e tij. Është babai i tij, ai që vendos se si do të shpenzohet paga e tij e mësuesit prej 222 eurove në muaj. Familjes i përket 6 hektarë tokë dhe rritë 8 gjedhe, gjë qe siguron të ardhura shtese qe e ndihmojnë atë në shpenzimet për studimeve të fëmijëve. Në rast se ai do të kishte vëllezër, të ardhurat nga toka dhe toka do të duhej të ndaheshin ndërmjet vëllezërve dhe fëmijëve të tyre, shpjegon Ismeti.

Qefser Qahili jeton në një shtëpi me 5 dhoma më vëllain e tij në Lubishtë. Vëllai i tij punon mësues në shkollën fillore lokale dhe ka 6 djem e 1 vajzë. Qefseri ka 2 djem dhe 1 vajzë. Tani që 2 djemtë e vëllait të tij studiojnë ne universitet, Qefserit i duhet të punojë më shumë se kurrë të ndihmojë financimin e studimeve të tyre. Së fundmi, ai ka filluar me ndërtimin e shtëpisë së dytë, për t'u përgatitur për ndarjen e familjes. Kur të bëhet kjo, ai dhe vëllai i tij do të ndajnë 5 hektarët e tokës në dy pjesë. Prej aty, dy familjet do të veprojnë ekonomikisht të pavarura nga njëra-tjetra.

Ekzistenca e vazhdueshme e familjeve me shumë anëtarë në Kosovë, megjithe zhdukjen e tyre nga pjesa tjetër e Ballkanit, është një nga karakteristikat përcaktuese për Kosovën rurale sot. Në shikim të parë, një gjendje e tille duket çuditërisht anakronike, duke marrë parasysh ndryshimet e mëdha në ekonomi dhe shoqëri që nga Lufta e Dytë Botërore, si është dobësimi i jetës tradicionale baritore, kufizimi i bujqësisë dhe ardhja e ekonomisë moderne.

Në Kosovën e një gjysmëshekulli më parë, toka ishte e mjaftueshme. Ishte fuqia punëtore mungesë për familjet bujqësore. Më shumë burra në familje, nënkuptonte më shumë pasuri dhe fuqi, duke qenë se punohej më shumë tokë dhe mbaheshin më shumë bagëti. Familjet ishin të vetë-financuara në shumë aspekte, që nga ushqimi dhe veshmbathja, e deri te ndërtimi i orendive, dhe merrnin shumë pak pjesë në ekonominë moderne. Vdekja e larte foshnjore ne atë kohë e mbajti të ulët numrin e popullatës, duke parandaluar kështu që familjet të bëheshin aq të mëdha sa të mos menaxhoheshin më.

Sidoqoftë, që nga viti 1950 e këtej, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në Kosovë, çoi në rënie të shpejtë të vdekshmërisë dhe rritje të popullsisë. Si rezultat i përmirësimit të përkujdesjes shëndetësore, mesatarja e jetës përgjatë viteve 1952 – 1982, shënoi rritje nga 49 në 68 vjet për meshkuj dhe nga 45 në 71 për femra! Deri në 1980, rritja e popullsisë ishte mbi 2.5%, më e lartë se në 1940. Në këtë shkallë, popullsia dyfishohet çdo 30 vjet.

Rritja e popullsisë i detyroi familjet të ndërtojnë shtëpi të reja dhe të ndahen për të jetuar. Në Cërrcë, familja e Rugovës së pari u nda në vitin 1949 – ngjarje e madhe kjo, e cila akoma kujtohet nga gjeneratat e vjetra. Sot atje janë 27 familje Rugova, që jetojnë në një lagje të veçantë e quajtur mëhallë Rugova. Kurse familja e Imerit, Maxharraj, së pari u nda në vitin 1961, dhe tani 'mëhalla' Maxharraj përmban 16 familje. Rexhajt, të cilët u ndanë të parët, e rritën numrin e familjeve në 91 shtëpi në 'mëhallën' Rexhaj.

Nga secila ndarje familjare, toka iu nda djemve, dhe toka e pronësuar nga secili anëtar i familjes u zvogëlua. Gjatë këtij procesi të fragmentimit të tokës, rënia e pasurisë në familjet e pasura të dikurshme do të ishte e shpejtë. Sot, mesatarja e tokës të një pronari në Cërrcë dhe Lubishtë është përafërsisht 1 hektar. Një numër i madh i familjeve nuk kanë fare tokë bujqësore. Si rezultat, pasuria e familjeve rurale ka rënë dukshëm, duke rënë pre e ekonomisë moderne. Mënyra tradicionale e jetesës ka kaluar, dhe një pjesë e madhe e produkteve ushqimore tani duhen blerë. Mjeshtëritë tradicionale për ndërtim dhe karpentieri paguhen tashmë, duke formuar bazën e sektorit privat rural.

Ka pasur ndryshime edhe në mënyrën e jetesës fshatare. Analfabetizmi, i cili ishte model i viteve 1940, ka rënë tashmë në 21% në vitin 2000 (edhe pse kjo shifër është prapë më e lartë se ajo e viti 1981). Ndërmjet moshave me të reja se 30 Vjeç, kjo shifër ka rëne ne me pak se 2 %. Shtëpitë janë të mbushura me mallra të importuara, përfshirë këtu edhe televizorë satelitorë, që rrisin kuriozitetin për imazhe nga bota jashtë. Emigrimi pra ka sjellë njohje për vlerat moderne dhe mënyrat e jetesës edhe në cepat më të prapambetura të Kosovës.

Për këto arsye, historianët kane parashikuar zhdukjen e shpejtë të familjes së madhe ne Kosovë për dekada me radhë. Në 1960-ën, Vera Erlich u paraqiti lexuesve të saj "një pamje të fundit te anijes që po mbytet", duke folur për të dhënat e fundit të një sistemi shoqëror patriarkal qe ishte ne zhdukje e sipër" Në 1979, një autore Norvegjeze Berit Backe, e konkludoi studimin e saj në Lindje të Kosovës duke arsyetuar kështu:

"Procesi I ndryshimit ne Isniq është I pakthyeshëm. Mënyrat e reja të jetesës do te parandalojnë kthimin ne mënyrën e vjetër të jetesës… Është më se e qarte se me idealet që kanë të rinjtë e fshatit sot, epoka e zadrugave është zhdukur njëherë e përgjithmonë."

Historiani Austriak Karl Kaser ka shkruar ne 1995-ën se familja patriarkale e Ballkanit, e cila është e kufizuar pothuaj vetëm ne zonat etnike shqiptare është pjesë e një "kulture në zhdukje" dhe se do të shpërbëhet nga trysnia e zhvillimeve socio-ekonomike.

Tabela 3: Përbërja e Familjes në Lubishte dhe Cerrce

%

Lubishte

Nr. i anëtarëve

Cerrce

%

10.5 %

24

1-4 natarë

65

21.7 %

50.7 %

116

5-9 natarë

195

65.0 %

23,6 %

54

10-14 natarë

28

9.3 %

14.8 %

34

15-30 natarë

12

4.0 %

0.4 %

1

Më shumë se 30

0

0.0 %

100.0 %

229

Totali

300

100.0 %

E megjithatë çdo parashikim mbi zhdukjen e shpejtë të familjes se madhe ka qenë I nxituar. Edhe pse ka shenja vështirësie për ketë lloj familje, sidomos nga mungesa e dukshme e tokës bujqësore, ndryshimet dramatike ne format shoqërore që ndodhen në vendet e tjera të Ballkanit disa breza më parë, nuk kanë arritur ende në Kosovë. Ky është paradoksi kryesor I Kosovës rurale sot dhe për këtë ndryshim dy shkaqe: Historia e saj karakteristike dhe sidomos ndikimi i komunizmit jugosllav si dhe emigrimet në masë të popullatës rurale jashtë vendit dhe paratë e dërguara prej tyre.

B. Premtimi I pambajtur i Komunizmit

Thelbi i agjendës socio – ekonomike të komunizmit jugosllav ishte të kapërcente gjendjen e prapambetur të zhvillimin rural. Sociologët jugosllav të periudhës së para-komunizmit kanë studiuar 'rajonet pasive', (pasivni krajli), 'hapësira këto me deficit të konsiderueshëm si në produkte ushqimore, ashtu edhe në mundësi të tjera të punës, duke qenë kështu shumë të varura nga të ardhurat nga jashtë." Siç ka vënë re edhe Jozo Tomaseviç:

"Çfarë u konsiderua si e rëndësishme për ekonomistët, politikanët dhe administruesit jugosllavë të viteve 1930 , ishte fakti qe problemi i mbipopullimit në zonat bujqësorë, ishte shqetësimi kryesorë ekonomik i vendit, i cili duhej konsideruar me rëndësi të madh politike dhe sociale....Duke qenë se emigrimi masiv ishte i pamundur, rruga e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme ishte...ajo e industrializimit."

Në pjesën më të madhe të Jugosllavisë, komunistët jugosllav drejtoheshin nga vizioni i shndërrimit të ekonomisë bujqësore ne një ekonomi moderne urbane dhe të industrializuar. Fshatarët duhej të duhej të shkëputeshin nga mentaliteti i sigurimit të jetës nëpërmjet bujqësisë "drejt një mentaliteti industrial që synon rritjen e vazhdueshme të pasurisë shoqërore." Mjeti për një transformim të tillë, ishte ndërtimi i fabrikave shoqërore, të shpërndara në mënyrë strategjike në të gjithë vendin sipas një logjike sociale dhe politike, ne vend që të kërkohej efikasitet ekonomik.

Megjithatë, komunizmi në Kosovë ishte që nga fillimi një përvojë tjetër. Së pari, në pjesën më të madhe të historisë së tij, ishte më represiv se në pjesën tjetër të vendit. Për periudha të ndryshme kohore, Kosova vuajti nga represion etnikisht i motivuar: ne vitet 1945-1966 (të ashtuquajturat, vitet e Rankoviçit, të emëruara nga shefi famëkeq i policisë sekrete të Titos), dhe pastaj në vitet1989-1999 gjatë periudhës së Millosheviçit. Periudha e menjëhershme e pasluftës dallohet për shkak të ekzekutimeve dhe konfiskimeve, të cilat në kohën e Rankoviçit çuan në një brutalitet, që në vitin 1956, detyroi një numër të madh të kosovarësh ta quajnë veten 'turq' dhe të emigrojnë në Turqi. Periudha e viteve 1970 përshkruhet si relativisht e qetë, por problemet u shfaqën sërish në vitin 1981. Kriza ekonomike e sociale në Serbi dhe Kosovë, pasohet nga periudha e Millosheviçit, në kohën kur Kosovës iu mor autonomia dhe shqiptarët u dëbuan në masë të madhe nga puna në sektorin publik. Gjithsej pra, bëhen 31 vjet represion i rendë, nga 54 vjet komunizëm në vend.

Së dyti, zhvillimi komunist në Kosovë ishte i vonë dhe shumë sipërfaqësor. Kishte mungesë të programeve serioze të industrializimit deri në mesin e viteve 1960-të.

Në Prishtinë dhe Mitrovicë, u ndërtuan disa uzina pranë një administrate të madhe publike, duke krijuar kështu një 'lustër' të modernizimit. Por zhvillimi komunist pothuajse nuk e preku pjesën rurale të Kosovës.

Komuna rurale e Vitisë, (Vitina) pjesë e së cilës është edhe Lubishta, e ilustron këtë situate në mënyrë të qartë. Deri në mesin e viteve 70-të, nuk kishte kurrfarë zhvillimi industrial. Një minierë gëlqerore u hap pastaj në vitin 1976, e ndjekur nga një kantier sharrash e hapur në vitin 1979. Në vitin 1980, u krijua një kompani e përpunimit të metalit e cila prodhonte gjera elementare. Gjithashtu kishte një fabrikë mielli dhe një firmë që konservonte ujë mineral. Në vitin 1985 u formua ndërmarrja më e madhe komunale, fabrika e tekstilit në Letnicë, për prodhimin e uniformave të punës. Ky ishte një investim politik, i destinuar për krijimin e vendeve të punës për rreth 460 kroatë katolikë të rajonit. 50% e këtyre fondeve erdhën nga Kroacia. Kjo fabrikë pushoi se prodhuari kur kroatët u larguan në vitin 1991. Në fund të viteve 80-të, jo më shumë se 1.500 persona ishin të punësuar në ndërmarrjet shoqërore komunale me rreth 50.000 vende pune, shumica prej të cilëve ishin serb dhe kroatë.

Mungesa e dinamikës ekonomike në qytete kishte pasoja edhe për zonat rurale, sidomos për fshatrat shqiptare. Në vitin 1950 komuna e Vitisë kishte 700 banorë, ku pothuajse asnjë prej tyre nuk ishte shqiptar. Në vitin 1978, kur Isa Uka, një zyrtar drejtues i komunizmit nga Lubishta, bleu një shtëpi në qytet, u bë njëri nga 7 blerësit shqiptar.

Fshati Lubishtë mbeti i paprekur nga hapat më të thjeshtë të zhvillimit. Sistemi elektrik mungoi deri në vitet 70-të. Rruga për në fshat u ndërtua vetëm në vitin 1976. Deri atëherë, njerëzit shkonin në fshatin Viti në këmbë duke kaluar poshtë luginës e cila ishte shpeshherë e pakalueshme edhe për traktorët. Në dimër, kjo rrugë ishte e pamundur të kalohej për muaj të tërë. Në Lubishtë shumë pak njerëz arritën të shkollohen dhe të gjejnë punë diku tjetër në Kosovë. Megjithatë, kjo ishte një gjë e rrallë. Lubishta kaloi nga prapambetja ekonomike e kohës para socialiste, në varfërinë pas socialiste, pa pasur ndonjë periudhe modernizimi ndërmjet këtyre fazave ekonomike.

Në fshatin Cërrcë të komunës së Istogut, ndodhi krejt ndryshe. Kur Imer Maxharraj u bë një nga personat e vetëm të fshatit që filloi një karrierë akademike – duke kaluar 8 vjet në shkollën e mesme në Istog para se të vazhdonte studimet për bujqësi në Beograd ai konsiderohej një rast i veçante. Deri në luftën e dytë botërore, në Kosovë nuk ka pasur shkolla fillore në gjuhën shqipe. Ndërsa, deri në vitet 1960, shkollat e mesme numëroheshin në gishta. Duke qenë se arsimimi ishte kusht për t´u punësuar, fshatarët shqiptarë u përjashtuan nga ekonomia zyrtare për shkak të gjuhës së tyre. Për fshatarët, arsimimi nënkuptonte lidhje me gjuhën dhe kulturën serbe, gjë të cilën shumë njerëz e refuzonin.

Prej viteve 1960-të, u zhvillua një fushatë madhore për luftimin e analfabetizmit në zonat rurale, dhe shumë fëmijë të bujqve vazhduan shkollimin e mesëm. Qëndrime të reja ndaj shkollimit filluan të shfaqeshin: 'Veç me shkollim ka ardhmëri' Në imagjinatën popullore, edukimi u bë alternativë e migracionit, dhe rrugë e preferuar për stabilitet ekonomik.

Kjo gjë stimuloi një revolucion për shpresa në një jetë më të mirë, si edhe u përshkrua nga Berit Backe në fshatin Isniq, të Kosovës Perëndimore gjatë viteve 1970. Mundësitë e punësimit pa kualifikim shkollor pothuajse nuk ekzistonin. Sipas Backe,

"njerëzit filluan ta shohin shkollimin si rrugën më e shpejtë drejt modernizimit. Kjo gjë u shfaq sidomos pas përmirësimit të statusit të gjuhës shqipe gjatë vitit 1968, në shkolla dhe administratë dhe sidomos pas hapjes së Universitetit në vitin 1969 në Prishtinë."

Duke iu referuar Backerit, fshatarët e shihnin shkollimin si „ një investim të sigurt'- frazë kjo e cila pasqyron optimizmin e viteve 1970-të.

Komunizmi në Cërrcë krijoi po ashtu variante të tjera pune. Që nga viti1989 në komunën e Istogut, 60 fshatarë gjetën punë në ndërmarrjet socialiste dhe 40 të tjerë u pajisën me vende pune në institucionet publike si: shkolla lokale, polici, spital në Istog. Pesë kooperativa socialiste lidhën fermerët privat me tregun. Ekzistonte një institut veterinar, një ndërmarrje për ujitje, dhe një fermë peshku (Trofta). Një sindikatë bujqësore zotëronte 2.145 hektarë tokë dhe vreshta, 1000 kokë bagëti, 18.000 derra dhe një uzinë për koncentrate ushqimore.

Sidoqoftë, komunizmi nuk e ndryshoi shumë karakterin e zonave rurale në Kosovën Perëndimore. Kishte pak industrializim të mirëfilltë në qytetin e Istogut: kantieri i sharrave në Radushë, e hapur në vitin 1950, ku që prej vitit 1989, 76 punëtorë prodhonin dyer dhe dritare; dhe një fabrikë tekstili e hapur në vitin 1960, ku 225 punëtorë prodhonin rrjeta tekstili. Një fabrikë e pjesëve të këmbimit, Ramiz Sadiku, në afërsi të Pejës, punësonte disa nga punëtorët fshatarë të pakualifikuar. Sidoqoftë në vitin 1981, 50.000 banorë të komunës së Istogut kishin më pak se 3.000 profesione jashtë bujqësisë dhe rreth 250 të tjerë në industri. Në vitin 1989, mbi 70% e produktit social të komunës së Istogut ishin rezultat i punës bujqësore.

Tabela 4: Premtimet e pambajtura të Komunizmit

Viti

Popullsia

popullsia në moshë pune

Punësimi jo- bujqësor (Përqindja në raport me popullsinë në moshë pune.)

1953

813,000

433,000

...

1963

1,021,000

529,000

77,658 (14.7%)

1973

1,329,000

682,000

120,168 (17.6%)

1983

1,676,000

909,000

198,484 (21.8%)

1989

1,939,000

1,102,000

243,441 (22.1%)

Rritja e shpejtë e popullsisë nuk ishte në të njëjtin ritëm me mundësinë e ekonomisë Kosovare për krijimin e vendeve të reja të punës. Ndërkohë që raporti i profesioneve jo-bujqësore për popullsinë e aftë për punë shënoi rritje nga 18 në 22% në vitet 70-të, në vitet 80-të kjo shifër mbeti në vend. Jo më shumë se 22% e popullsisë në moshe punë arriti të gjej një punë jashtë bujqësisë për të mbajtur veten gjalle.

Kolapsi i ekonomisë së Jugosllavisë, dëbimi nga puna i punëtorëve shqiptarë gjatë regjimit të Millosheviçit, dhe së fundmi, kolapsi i Jugosllavisë si shtet, çuan në humbjen e të gjitha fitimeve të deriatëhershme. Mundësitë për punë të paguar pothuajse u zhdukën tërësisht, duke kthyer fshatrat në gjendjen që kishin qenë një brez më parë. Shumë nga djemtë e rinj (dhe disa vajza të reja) të cilët kishin investuar në shkollimin e tyre, u ndien të mashtruar nga ndryshimi i ngjarjeve.

"Një djalë mbaroi shkollën e mesme dhe u regjistruar në zyrën për punësim, por pa rezultat. Në shtëpi nuk kishte çfarë të bënte – bartje të drunjve ose pak mbjellje të grurit. Ata nuk dinin nga t'ia mbanin. Nëse do të vazhdonin studimet, prapëseprapë do të përfundonin duke punuar punë fizikë si emigrantë."

Tendenca e viteve 80-të ishte veçanërisht e rëndësishme për vajzat nga fshati, prej të cilave më pak se 1 në 5 prej tyre përfundonin shkollën fillore. Sipas Janet Reineck, gjatë fundit të viteve 70-të në Opojë, 40% e studentëve të shkollave të mesme ishin femra. Në vitin 1988, 10 vite më vonë, kjo përqindje kishte rënë në 4.5%.

Familja Fejzaj nga Cërrca, e ilustron më së miri realitetin dëshpërues e premtimet e pambajtura të viteve 1970. Në vitin përkatës, kur puna me pagesë ishte e pamundur të gjendej, i riu Smajl Fejzaj iu përgjigj një njoftimi të publikuar në zyrën lokale të punësimit, për punë në një fabrikë të Shtutgartit të Gjermanisë, duke e lënë familjen e tij në fshat. Me pagën e tij u ble tokë bujqësore dhe kullosa shtesë. Me më shumë ushqim për dimër dhe më shumë kullosa për në verë, familja mund të mbante më shumë bagëti dhe filloi me prodhimin e kajmakut dhe djathit për shitje.

Katër djemtë e Smajlit kishin më tepër ambicie. Secili prej tyre përfundoi shkollën e mesme, duke shpresuar për punë në ndërmarrjet shoqërore ose në administratën publike. Sidoqoftë, vetëm djali i madh arriti të gjejë një punë disa vjeçare në një kompani lokale. Djali i tretë shkoi në Gjermani në vitin 1989, dhe pas 13 vjetësh jetese atje, në vitin 2002 arriti të sigurojë dokumentacionin legal të qëndrimit. Djali i vogël u shkollua në universitetin e Prishtinës. Në vitin 2001, familja e tij i gjeti një nuse 'me letra' e cila punonte në Zvicër, nga një fshat i afërm.

Djali i dytë, Faiku është futur ilegalisht në Gjermani në vitin 1994 me ndihmën e trafikantëve profesionist. Punoi ilegalisht dhe u arrestua dy herë nga policia gjermane gjatë kontrolleve. Ai dhe familja e tij morën një urdhër për t´u larguar nga Gjermania në vitin 2003. Disa muaj më vonë, policia gjermane erdhi në apartamentin e tyre, i arrestoi ata dhe dëboi familjen e tyre. Në shkurt të 2006-ës, Faiku vdiq në moshën 44 vjeçare nga një goditje në koke. Babai i tij kishte vdekur në vitin 2002, rrugës për në aeroportin e Prishtinës për tu kthyer në punë në Shtutgart.

Fati i katër vëllezërve Fejzaj përmbledh historinë moderne të fshatarësisë kosovare: bujqësi tradicionale deri në vitin 1960, një shpresë e vogël e modernizimit në vitet 70-të, ngecje ekonomike në periudhën e viteve 80-të dhe gjatë eksodit të 90-tave. Që të gjithë vëllezërit kishin shkollim dhe mundësi të njëjta, por nuk arrtën ta përdornin këtë për ekonominë lokale. Dy prej tyre sot jetojnë mirë në Zvicër dhe Gjermani. I treti, mundohet të mbijetoj nga pensioni perëndimor i nënës së ve. E veja e Faikut dhe të katër fëmijët kanë mbetur pa të ardhura me shpresën se vëllezërit e Faikut do të vazhdojnë tu ndihmojnë.

Shpresa e viteve 70-ë, edukimi, pagat e punës, dhe standardi i mirë i jetesës në Kosovë dolën zhgënjyese për pjesën dërrmuese të fshatarësisë kosovare. Një numër i madh i tyre u detyruan të migrojnë, si mënyrë e vetme për mbijetesë. Me një shtet të pa interesuar ose tërësisht të ashpër, familja tradicionale ishte institucioni i vetëm që ofronte mbrojtje ndaj varfërisë

C. Ndikimi i Emigrimit

Për Cërrcën dhe Lubishtën, ashtu si edhe për pjesën tjetër të Kosovës, periudha e viteve 90-ta u karakterizua nga një shkallë e lartë emigracioni. Në Cërrcë, jetojnë 1.980 banorë nëpër 300 shtëpi. Megjithatë, 1/3 e tyre (607) jetojnë në jashtë vendit. Në Lubishtë, nga 2.134 banorë të 227 shtëpive, ¼ e tyre (572) jetojnë jashtë vendit.

Migruesit e parë u larguan nga fshati në fillim të viteve 70-të si punëtorë të kërkuar,(gastarbeiter), pastaj emigrimi vazhdoi edhe gjatë gjithë viteve 80. Sidoqoftë, ishte periudha e viteve 90, pas kolapsit ekonomik të Jugosllavisë dhe agresionit të Millosheviçit, arsyet që emigrimi shënoi një rritje dramatike.

Nga Cërrcianët që emigruan, 36 ikën në vitet 1970, 41 në vitet 80-të dhe 204 gjatë viteve 90-të. Në Lubishtë, ky fenomen ishte i njëjtë: në 1970, ikën 38, në 1980 ikën 161, dhe në 1990 ikën 242. Ndërkohë që shumica e emigrantëve nga Lubishta shkuan në Zvicër, pjesa më e madhe që u largua nga Cërrcë iu drejtua Gjermanisë.

Megjithatë, që nga viti 1999, përvoja e emigrimit për dy fshatrat në fjalë, ndryshoi. Viti 1999 për Cërrcën flet për një periudhë kur rrjeti i emigrimit për të parën herë në historinë fshatare u kthye në një dukuri negative, duke qene se Gjermania filloi ti kthejë kosovarët në shtëpi. 45 njerëz u kthyen 'vullnetarisht' që nga viti 1999, dhe 31 të tjerë u dëbuan. Gjatë kësaj kohe, vetëm 20 njerëz arritën të largoheshin. Si rezultat, 33 shtëpi humbën burimet e të ardhurave nga emigrimi për të jetuar.

Në Lubishtë, migrimi është zvogëluar dukshëm krahasuar me periudhën e viteve 1990, por është akoma i pranishëm. Këtu, 17 emigrantë u kthyen vullnetarisht dhe u 16 të tjerë u dëbuan. Gjatë kohës për të cilën flasim, 39 njerëz u larguan nga Lubishta, duke e rritur rrjetin e emigrimit edhe për 6 njerëz të tjerë. Dallimi kryesor qëndron në vendndodhjen e diasporës së Lubishtës, 72% e të cilëve ishin në Zvicër, e cila në dallim nga Gjermania, nuk i dëboi kosovarët pas vitit1999.

Sidoqoftë, periudha e emigrimit të punëtorëve nga Kosova ka përfunduar si për Zvicrën, Gjermaninë ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës. Që nga viti 1999, rruga e vetme legjitime për migrim është bashkimi familjar. Vetëm ata të cilët i kanë anëtarët e familjes në diasporë mund të emigrojnë.

Cili ishte ndikimi i këtij vërshimi masiv të njerëzve në vitet 90-të në ekonominë dhe jetën sociale të të dyja fshatrave? Ekonomistja amerikan, Jane Jacobs, duke diskutuar për 'braktisjen e vendit nga punëtorët', argumenton se kontributi me paratë e dërguara është i dobët. Duke analizuar rrymat e hershme të migrimit të punëtorëve Jugosllav ajo ka vënë re se:

"Paratë e dërguara e lehtësojnë për njëfarë kohe varfërinë në rajonet e varfra, ashtu siç e çfarëdolloj tranferte nga një rajon I pasur në një të varfër, e zbut varfërinë e këtij të fundit për sa kohe qe ajo zgjat. Me këto para blihen gjëra të nevojshme për njerëzit, gjëra pa të cilat ata do të ishin të detyruar të jetonin nëse nuk kishin mundësi tjetër, por kjo është e gjitha çka këto donacione mund të bëjnë....Në shkallë më të gjerë ato nuk e kanë konvertuar ngecjen ekonomike në zhvillim."

Të ardhurat nga jashtë në Cërrcë dhe Lubishtë padyshim luajtën një rol vendimtarë në zbutjen e varfërisë, për sa kohë qe zgjatën. Në Cërrcë, së paku 14 nga 30 traktorët u blenë me paratë e fituara nga jashtë. Nga 100 familje që zotërojnë vetura, 45 u blenë me këto para. Ato gjithashtu ishin financuan rindërtimet: së paku 79 shtëpi u rindërtuan më paratë e diasporës, me një shumë mesatare prej 30.000 eurosh për shtëpi. Në Lubishtë, së paku 118 familje u financuam nga këto para. Nga 97 familje që zotëronin traktorë, 91 treguan se paratë për këto financime u vinin nga jashtë. Nga 147 familje që zotëronin vetura, 137 prej tyre u blenë me transferta parash. Me fjalë të tjera, pa transferta të tilla, vështirë se do të mund të kishte ndonjë veturë, traktor ose shtëpi të re në këto fshatra.

ESI po ashtu llogariti se kontributet e këtyre të hollave, përbëjnë shumën e përgjithshme të të ardhurave ekonomike të fshatarëve si në Lubishtë ashtu edhe në Cërrcë (shih aneksin 3). Në Lubishtë varësia ekonomike ndaj këtyre parave është jashtëzakonisht e lartë: 60% e të ardhurave të përgjithshme vijnë nga transfertat dhe pensionet nga jashtë vendit. Në Cërrcë, si më e pasur në krahasim me Lubishtën, të ardhurat nga jashtë llogariten në 27% të të ardhurave të përgjithshme. Edhe pse Cërrca ka më shume banorë jashtë vendit, Lubishta merr më shumë para të dërguara nga jashtë. (shih Aneksin 1 dhe 2).

Megjithatë, ndërtimi i shtëpive dhe blerja e veturave nuk janë premisa për zhvillim të qëndrueshëm. Cilat kanë qenë pasojat më të mëdha të emigrimit në strukturat ekonomike të të dyja komuniteteve?

Cërrca ka 766 banorë të aftë për punë. 231 prej tyre e thonë se marrin disi një shume të rregullt të ardhurash. Duke shikuar punët që sjellin këto të ardhura, demaskohet natyra thellësisht depresive e rajonit. Profesionet e vjetra industriale tanimë nuk ekzistojnë. Tregu Bujqësor është shembur tërësisht. Ndërtimi dhe puna në sektorin publik janë dy burimet kryesore të të ardhurave. Në Lubishtë situata është akoma më e vështirë. Nga 842 banorë të aftë për punë, vetëm 134 (16%) zotërojnë një lloj pune të paguar rregullisht, duke treguar kështu një shkalle tmerrësisht të vogël të punësimit.

Pjesë e kësaj arsye është se investimi i kapitalit nga të ardhurat e jashtme nuk kanë ndihmuar në ndryshimin e strukturës ekonomike – që do të ishte, mundësia që njerëzit të bëjnë gjëra të reja ose gjëra të vjetra në mënyra të reja. Gjendja e bujqësisë është një ilustrim i mirë. Një numër i madh traktorësh janë blerë përmes të ardhurave nga diaspora. Megjithatë, familjet e bujqve prodhojnë vetëm për konsumim vetjak. Kultivojnë misër për të ushqyer bagëtitë për bulmetin ditor, dhe rrisin grurin për bukë. Nuk ka specializim të punës dhe teknika të reja të korrjes. Blerja e traktorëve thjesht ka ndihmuar në një zhvillimi ekzistencial të bujqësisë.

Kjo ndodhë kryesisht për shkak të fragmentimit të tokës. Në Cërrcë, familjet mesatare kanë nga 1.14 hektarë tokë. Vetëm 2 fermerë posedojnë më shumë se 10 lopë, të cilat akoma i çojnë në kullota malore gjatë verës. Kooperativat socialiste nuk u ndihmojnë më bujqve në blerjen e ushqimit ose promovimin e produkteve. Vetëm pak pas luftës, disa dhjetëra fshatarë filluan të punojnë në tregun e gjelbër, duke shitur produktet e tyre dhe ato të importuara. Vetëm 4 prej tyre e vazhduan këtë veprimtari deri më sot. Skënder Kaliqani, ish-drejtor i kooperativës socialiste, zotëron të vetmin agrobiznes të specializuar në rajon. Ai drejton një fermë të pulave, shet vezë në dyqanin e tij dhe furnizon shitësit me pakicë në Istog.

Qefser Qahili Nga Lubishta ka 5 viça, 3 lopë qumështi dhe një dem. Në tokën e tij ai mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të miellit për sigurimin e bukës për 10 muaj. Por jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Para luftës, 1 litër benzinë kushtonte 0.30 euro cent, në vitin 2004 ajo blihej me 0.70 cent, ndërsa sot është 1 euro. Çmimi i plehut për 50kg u rrit nga 8 në 12 euro. Qefseri ankohet në raportin tonë se:

"Nëse shteti do të na jepte benzinën më lirë, do të ishte shumë më mirë. Ose nëse do të ishte mundësia e marrjes së kredive. Por nuk mund të marrim kredit ngaqë asnjë anëtarë i familjes nuk ka punë të qëndrueshme. Vëllai im ka vetëm një kontratë për 1 vit me një pagë të vogël."

Për të mbijetuar me bujqësi atij i duhet të blejë tokë të re nga serbët në rrafshin e poshtëm. Por ajo tokë është shumë e shtrenjtë dhe nevojiten kursime të cilat nuk mund të sigurohen gjatë tërë jetës. Në Kosovë, bujqësia sjellë shumë pak fitime në krahasim me investimet që bëhen në këtë fushë. Mesatarja e shpenzimeve vjetore për bujqësi është 658 euro. Sasia e fitimeve raportohet të jetë 507 euro.

Të dy fshatrat ilustrojnë qartazi se Kosova nuk ka politikë efektive zhvillimore të bujqësisë dhe agrikulturës. Në mungesë të ndihmës shtetërore, paratë e dërguara nga jashtë nuk janë të mjaftueshme për ti lëvizur fermerët fshatarë nga niveli ekzistencial.

Në sektorin ndërmarrës, shumë nga bizneset private operojnë me kapitalin e fituar nga jashtë, por ka pak shembuj të transferimeve të suksesshme të aftësive të fituara nga jashtë në ekonominë lokale. Në Cërrcë, çdo investim serioz në sektorin privat është financuar nga fitimet e emigrantëve. Nga bizneset e pakta të ndërmarra në fshat,shumica prej tyre, janë të kthyer nga emigrimi. Ky fakt po ashtu përkon të jetë i vërtetë edhe për bizneset (shumë të) e pakta në Lubishtë. Sido që të jetë, edhe këto investime kanë bërë shumë pak për të ndryshuar realitetin e ngecjes ekonomike në të dyja fshatrat.

Vitet e para të pasluftës u shoqëruan me një 'boom' rindërtimesh (jo çuditërisht, duke marrë parasysh që 90% e shtëpive në Cërrcë ishin të shkatërruara). Kompania më e madhe e ndërtimeve me 12 punëtorë u formua në vitin 2002, kur dy vëllezër u kthyen nga jashtë me një kapital prej 200.000 euro. Megjithatë, ndërtimi i shtëpive u përfundua në vitin 2004, duke bërë që sektori të kontraktohet me shpejtësi.

Pjesa e mbetur e sektorit privat në Cërrcë përbëhet nga ndërmarrje të vogla familjare si: dyqane, taksi dhe auto-mekanik. Janë disa restorante dhe kafene, një pishinë dhe një qendër interneti. Asnjëra nga këto ndërmarrje nuk kërkon aftësi të specializuara.

Koha e migracionit masiv tanimë është në përfundim e sipër, pa ndonjë ndryshim në strukturën ekonomike e pa krijuar ndonjë cikël zhvillimi të qëndrueshëm. Në kontestin ekonomik, të ardhurat nga jashtë thjesht kanë sjellë edhe diçka më shumë në ekonominë lokale – gjëra të cilat kanë ekzistuar edhe më herët si: shërbime ndërtimi, dyqane, kafene, shërbime taksish, auto-mekanikë dhe pompa benzine. Ato kanë plotësuar të ardhurat familjare, duke bërë të mundur që disa familje të shijojnë mallra të konsumit modern, por në anën tjetër kanë mbajtur familjet e varfra një hap para greminës së varfërisë së skajshme. Megjithatë, siç edhe tha Jane Jacobs, nëse shterojnë të ardhurat nga jashtë, këto fitime do të zhduken shumë shpejt.

"Taksia e blerë me kursimet e jetesës së lirë në Rotterdam dhe i importuar në një fshat të varfër në Afrikën veriore ose në Evropën jugore do të shkatërrohet,pa pasur mundësi të rregullohet, ndërkohë që i zoti i tij nuk i ka fituar akoma paratë për të blerë një tjetër. Kështu ky biznes do të dështoje. Problemi është se këto ekonomi rurale, prej nga vijnë dhe kthehen këta emigrantë ambiciozë, janë shumë jofleksibël dhe ekonomikisht të rrënuara për të krijuar mundësi për aktivitete të reja."

Si rezultat, problemet ekonomike e shoqërore, prej të cilave lindi nevoja e emigrimit në të kaluarën, janë edhe sot shumë prezent. Në Cërrcë, 35% e popullsisë është nën moshën 16 vjeçare. Çdo vit 30 prej tyre arrijnë moshën e pjekurisë për punë pa pasur ndonjë mundësi të vërtetë punësimi. Pa mundësi për migrim të vazhdueshëm, presionet sociale po grumbullohen. E megjithatë, për standardet Kosovare rurale, situata e Cërrcës është një ndër më të mirat.

D. Të jesh grua në Kosovë

Një nga realitetet shoqërore e cila e dallon sot Kosovën nga pjesa tjetër e Evropës është shkalla e lartë e papunësisë së femrave. Në Cërrcë, janë 35 femra të punësuara, duke shënuar shkallën e punësimit në 9% të të gjitha femrave të afta për punë. Kjo mesatare është afërsisht në tërë Kosovën. Në Lubishtë, vetëm dy femra janë të punësuara, që është më pak se 1%.

Papunësia ekstreme e grave krijon një nga problemet më serioze ekonomike me të cilat Kosova përballet – shkalla e lartë e varësisë ekonomike. Mesatarisht, çdo kosovar i punësuar duhet të mbajë edhe 4.78 njerëz të tjerë të papunë.

Shkalla e ulët e punësimit është pasqyrim i qëndrimeve tradicionale mbi rolin e gruas, gjë që po I reziston shume realitit të ri. Berit Backe ka vënë re se gjatë viteve 1970, shkollimi ishte e vetmja shpresë për ndryshimin e këtyre qëndrimeve ndaj grave.

"Sot, ndikimi i grave nuk është aq shumë rezultat i rebelimit të grave shtëpiake, se sa është ndikimi i shkollimit tek vajzat....Në vitin 1975 vajzat shkolloheshin më shumë se sa djemtë."

Por kjo tendence nuk i shpëtoi shfaqjes së krizës ekonomike të vitit 1981. Përqindja e femrave pa shkolle fillore është tre herë më e madhe sesa ajo e meshkujve. 70% e femrave të rritura kanë mbaruar vetëm shkollën fillore ose më pak.

Kjo gjë bën që femrat të jenë jashtëzakonisht të varura në familjet tradicionale. Siç ka vënë re edhe Janet Reinneck në fund të viteve 1980, një grua fshatare në Kosovë:

"…ka shumë pak mundësi për të mbijetuar ekonomikisht vetëm. Ajo është e destinuar të jetë ekonomikisht dhe emocionalisht e varur nga burri dhe familja e saj. Në mënyrë që të jetojë e qetë në mesin e tyre, ajo duhet të fitojë respektin e familjes dhe të komunitetit. Për të fituar këtë respekt, ajo duhet të përmbushë 'detyrimet' e saj, të cilat diktojnë çdo aspekt të jetës së saj."

Për Hyrie Azizin, sekretare në shkollën fillore të Lubishtës, arsyet kryesore pse një numër kaq i vogël i femrave nga Lubishta,- tanimë rreth 10, vazhdojnë shkollimin, janë varfëria e shumë familjeve dhe mungesa e një mundësie reale që femrat të mund të jetojnë me anë të shkollimit. Ajo shton më tej se, shumica e vajzave mendojnë se shumë femra të cilat tashmë punojnë si mësuese ose infermiere, fitojnë aq pak sa mbesin të varfra. Shpeshherë edhe prindërit më të shkolluar, të cilët duket se janë më të vetëdijshëm për shkollimin fëmijëve të tyre, u mungojnë mjetet financiare për ta bërë një gjë të tille. Familjet me gjendje të mirë ekonomike, të cilët i kanë të afërmit jashtë vendit në emigrim, nuk e vlerësojnë sa duhet shkollimin – sidomos nëse shkollimi nuk e lartëson statusin shoqëror të gruas. Hyra shton më tej:

"Një femër 'me letra' vlen më shumë, ajo gëzon pozitë më të lartë shoqërore krahasuar me një mjeke ose inxhiniere që punon këtu në Kosovë. Ka pak arsye për femrat që të vazhdojnë shkollimin....Disa prej tyre madje i ndërpresin studimet në prag të përfundimit të tyre nëse kanë rast të gjejnë një burrë 'me letra'. Shkollimi e ka humbur vlerën e tij."

Fikrete Dalipi, bija e një karpentieri, është një nga dy femrat në Lubishtë që po studion në universitet. Ajo ka përfunduar një semestër në Kaktus, një nga shumë universitetet private në Prishtinë, ku një semestër kushton 270 euro. Ajo po ashtu paguan 60 euro çdo muaj për banesën e saj të cilën e ndan bashkë me vajza të tjera në Prishtinë. Shoqja e saj, Melihatja, babai i së cilës është pronar i njërit prej tre dyqaneve në Lubishtë, do t'i bashkohet asaj semestrin e ardhshëm, për të studiuar ekonomi në universitetin privat Fama, për 1.300 euro në vit. Të dyja këto janë femrat e para të këtij fshati që do të studiojnë, gjatë dekadës së fundit. Pa hua bankare ose bursa, kostoja e studimeve është jashtë mundësive ekonomike për shumicën e familjeve.

Disa fshatarë, bëjnë sakrifica dhe shpenzime të mëdha, duke u munduar t'u ofrojnë fëmijëve të tyre shkollimin si mënyrë për të ecur përpara. Por shumica e tyre nuk e bëjnë një gjë të tille. Sipas drejtorit të shkollës fillore të Lubishtës, prindi i cili zgjedh të shkollojë fëmijën e tij, i duhet të shesë tokën në mënyrë që të financojë shkollimin, duke qene se nuk ekziston asnjë sistem bursash për familjet fshatare. Në këto kushte, vetë fakti që askush nuk pret që femra të punojë, vijon arsyen e të kursyerit për shkollimin e saj.

Mundësitë shoqërore për femra mbesin të kushtëzuara nga vlerat tradicionale. Shumica prej tyre martohen deri në moshën 30 vjeçare, përndryshe bëhen turpi i familjes nëse mbesin të pamartuara. Shkurorëzimet janë tepër të rralla, për shkak të detyrimeve ekonomike e shoqërore. Në një shoqëri pa një rrjet të sigurimit shoqëror, gratë kanë shumë pak mundësi të mbijetojnë vetëm. Sipas ligjeve të trashëgimisë, femrat kanë të drejta të barabarta me meshkujt, por shumë rrallë i pretendojnë ato.

Në Lubishtë, agjentët kërkues të këtij studimi kanë gjetur vetëm një rast të veçantë ku gruaja ka trashëguar pasuri, për shkak të mungesës së anëtarit mashkull. Për disa fshatarë, ligji zyrtarë i familjes është 'ligj serb' dhe nuk përputhet me traditat e tyre.

IV. GRUPI DONNER NË KOSOVË

Në vitin 1994, antropologu Amerikan Donald Grayson bëri një studim të njërës prej periudhave më të famshme të historisë së Amerikës perëndimore atë për Grupin Donner të cilit i priu një fat i keq, pas një tragjedie në dëborën e Sierra Nevadës. Donner ishte një grup kolonizatorësh, të cilët në vitin 1840 donin të kalonin me karrocat e tyre në aksin rrugor prej 2.000-miljesh nga Illionis në Kaliforni. Pasi kishin kaluar shkretëtirën e madhe të Salt Lake, grupi mbeti i bllokuar nga dëbora e para që filloi në male. Në pamundësi për të vazhduar tutje ose për ty kthyer mbrapsht, 40 nga 87 personat e pranishëm vdiqën, para se ndihmat të arrinin në pranverë. Në radhët e viktimave pothuajse të gjithë ishin djem të rinj të cilët kishin udhëtuar pa familje. Grayson vuri re se aty kishte një lidhje reciproke në mes të madhësisë së familjes dhe gjasave për mbijetesë:

"meshkujt që mbijetuan udhëtonin me familjet prej mesatarisht 8.4 anëtarëve. Ata të cilët nuk ia dolën dot, udhëtonin me 5.7 anëtarë. Femrat e mbijetuara udhëtonin me familjet e tyre prej 10.1 anëtarësh....grupet e mëdha farefisnore duket se ndihmonin jetëgjatësinë e anëtarëve të grupit Donner"

Në vitin 2006, autori gjerman Frank Schirrmacher publikoi librin 'Minimum' – në të cilin përdor metaforën e grupit Donner për të shpjeguar krizën e shoqërisë evropiane të shekullit 21. Schirrmacher i referohet familjes si 'Uberlebensfabrik' ('mekanizëm mbijetese'), e kërcënuar gjithnjë e më shumë nga rënia e theksuar e numrit të lindjeve në Evropë. Ai jep paralajmërime të llahtarshme për një të ardhme kur lidhjet fisnore po vyshken, shumë prej fëmijëve do të rriten pa vëllezër dhe motra, dhe njerëzit kur te plaken do ta kuptojnë se I kanë dhëne tepër rëndësi shtetit të mirëqenies sociale.

Debate të tilla po diskutohen edhe sot në pjesën më të madhe të Evropës. Sot, shtetet anëtare BE-së në Evropën qendrore kanë shkallën më të ulët të lindjeve në botë: Me 1.2 fëmijë për grua janë Çekia, Sllovenia, Latvia dhe Polonia, shumë larg 2.1-shit të nevojshëm për ruajtjen e popullsisë. Për një dekadë të tërë, Greqia, Italia dhe Spanja kanë pasur një shkallë lindjesh nën 1.3 fëmijë për një dekadë të tare. Siç ka bërë të ditur një raport alarmues (dhe I gabuar):

"asnjë vend evropian nuk është duke e ruajtur popullsinë nëpërmjet lindjeve"

Megjithatë, asnjëri nga pjesëtarët e këtij debati të familjes evropiane nuk ka përmendur faktin se ka pjesë të Evropës, që janë 1 orë larg udhëtim ajror nga Vjena, ku familja tradicionale, patriarkale është akoma në fuqi. Në fakt, situata në fshatarësinë kosovare sot, është e pasqyrimi I kundërt i po të njëjtës dukuri në pjesën tjetër të Evropës. Popullsia e Kosovës rritet rreth 1.6% çdo vit. Kjo do të thotë që ajo po dyfishohet çdo 43 vjet.

Ndryshe si ndodh në shumë fshatra të Gjermanisë sot, ku po mbyllen shumë shkolla fillore, klasat e shkollave kosovare punojnë me turne për shkak të kërkesës së madhe. Është pothuajse e pamundur që në një fshat të Kosovës të gjesh ndonjë femër të pamartuar mbi moshën 30 vjeçare. Në këto vise pothuajse nuk ka asnjë rast të vetëm shkurorëzimi mes bashkëshortëve, ashtu siç edhe nuk ka njerëz që jetojnë vetëm. Ashtu si dhe anëtarët e grupit Donner që udhëtonin vetëm, të cilët vdiqën edhe të parët, ashtu edhe fshatarë që do të jetonin vetëm në Kosovë, thjesht nuk do të mund të mbijetonin.

Schirrmacher ka të drejtë kur thotë se ta shikosh jetën tërësisht në kontestin ekonomik, është kundër 'ekonomisë morale' të familjes tradicionale, ku shërbimet jepen pa pritur shpërblim. Faktikisht, sot në Kosovën rurale, vështirë se ekziston ndonjë strukturë ekonomike që konkurron me ekonominë morale të familjes tradicionale. Toka nuk merret si vlerë ekonomike, por si baza fizike e familjes. Punësimi jashtë familjes është rast i veçantë. Mbi të gjitha, Kosova dallohet nga një mungese pothuajse totale e shtetit të mirëqenies që do të siguronte shërbimet e nevojshme.

Sistemi social i Kosovës bazohet në mekanizmin e solidaritetit të familjes së madhe Ballkanike. Ai nuk është I krijuar për një shoqëri të familjeve të ngushta Numri i marrësve të asistencës sociale në Kosovë ka rënë nga 2004 në 2005. Asnjë familje nuk merr kurrfarë ndihme nëse një anëtar i vetëm i saj është i aftë për punë, qoftë në Kosovë ose jashtë saj. Nuk ka rëndësi nëse ky anëtar i familjes është i punësuar apo jo. Përjashtimi i vetëm për këtë rregullore është për familjet të cilat kanë më pak se 0.5 ha, nuk kanë askënd jashtë shtetit dhe kanë një fëmijë nën moshën 6 vjeçare. Këto familje mund të marrin ndonjë ndihmë modeste, derisa fëmija të jenë nën moshën 6 vjeçare.

Historia moderne e Kosovës tregon se duhet paguar një çmim – qoftë ne terma të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik qoftë në terma të autonomisë personale - për të mbajtur familjen patriarkale tradicionale si të vetmin burimin të siguri sociale. Sidoqoftë, përderisa nuk do të ketë një rrugë alternative të sigurisë ekonomike, vlerat tradicionale do të vazhdojnë të mbijetojnë. Ashtu si dhe Hysen Maxharraj i tha ESI-t në Cërrcë:

"Cilët vëllezër, të martuar, do të donin të jetonin nën të njëjtën çati? Ne nuk jemi ndryshe nga ju në Evropën perëndimore. Ishte nevoja ajo që na bëri të jetojmë kështu."

Megjithatë, historia e Ballkanit tregon se në kushte të caktuara, familjet patriarkale mund të shpërbëhen, edhe në mungesë të një alternative për siguri materiale.

Një nga studimet më të mira rreth ndikimit të krizës ekonomike në strukturat familjare është ai i Vera Erlich, një shkencëtare sociale nga Kroacia, e cila doli me një projekt të madh hulumtues për ndryshimin e strukturave familjare në fshatrat jugosllave në fund të viteve 1930. E publikuar në vitin 1960, hulumtimi në fjalë tregon se si kombinimi i faktorëve si: rritja e varësisë të familjeve fshatare nga të ardhurat monetare, rritja e popullsisë rurale, kriza e përgjithshme ekonomike dhe zvogëlimi i mundësive për emigrim brenda ose jashtë vendit, janë faktorë qe përfundimisht e shpërbënë familjen tradicionale, duke e copëtuar atë në pjesë më të vogla.

Duke analizuar të dhënat e mbledhura nga 300 fshatra të vendit në vitin 1938, Erlich gjeti se në fshatrat ku ende mbizotëronte 'zadruga' (familjet të cilat përfshinin djem të martuar), mund të gjendeshin vetëm në fshatrat shqiptare dhe ato ortodokse të Maqedonisë. Në këto fshatra, "djemtë nuk ndahen nga i ati përderisa ai është i gjallë. Ndarje të tilla cilësohen të turpshme deri në ekstrem." Në këto fshatra, autoritetit i babait mbetej i pakontestueshëm. Këtu sigurisht bëhet fjalë për komunitete shumë të lidhura me njeri-tjetrin (në kuptimin e afërsisë), të cilat shumë pak e njohin ekonominë moderne e rrjedhimisht ishin të izoluar nga Depresioni i Madh që ishte I pranishëm në gjithë Jugosllavinë.

Kudo tjetër, familja tradicionale ishte në trazirë dhe "në faza të ndryshme të copëtimit". Me rritjen e popullsisë, qytetet nuk ishin të afta të thithnin forcën shtesë të krahut të punës nga zonat rurale. Në të njëjtën kohë, Depresioni i Madh shkaktoi krizë të çmimeve e produkteve bujqësore, duke shkatërruar të ardhurat nga bujqësia. Në Jugosllavi, kriza nëpër fshatra bëri që, në vitin 1939 standardi i jetesës të binte shumë më poshtë krahasuar me një brez më parë.

"Mbizotëronte një atmosferë dështimi, shpresash të rreme dhe pesimizmi. Fenomeni i kolapsit dhe ai i rebelimit janë të parat që vihen re kur studiohen marrëdhëniet familjare në transformim të shpejtë. Veçoria më e shpeshtë dhe ndoshta më e spikatur e kësaj periudhe janë mosmarrëveshjet dhe përçarja e madhe në familje, të cilat shfaqen krejt papritur"

Rritja e konflikteve ndërmjet baballarëve dhe bijve të tyre, ishte shenje treguese se familja tradicionale po përjetonte trazira. Një raport nga një fshat afër Nikshiçit në Mal të Zi, theksoi dimensionin ekonomik të kësaj sfide ndaj hierarkive tradicionale.

"Fshati u godit nga një valë e re e varfërisë dhe si rezultat, pozita e më të vjetërve pësoi rënie bashkë me familjen. Sot, më shpesh se kurrë, fëmijët i braktisin prindërit e tyre para kohe duke mos e respektuar dëshirën e asnjërit prej tyre."

Erlich vuri re se rënia e autoritetit të kryeplakut të 'zadrguës' rezultoi në konflikte dhe dhunë në fshatrat e Jugosllavisë. "Në një periudhë të shkatërrimit të sistemit patriarkal, të drejtat e çdo anëtari u bënë më të pasigurta, prandaj, secili prej tyre luftonte njëkohësisht për më shumë të drejta"

Një strukturë e ngjashme e faktorëve kanë ekzistuar edhe në Kroaci gjatë shekullit të 19 –të , kur filloi shpërbërja e 'zadrugës'. Siç e ka pranuar ekonomisti kroat, Rudolf Bicanic:

"Për sa kohë që çdo gjë në familje rridhte sipas zakoneve të vjetra, anëtarët e 'zadrugës' nuk i kritikonin të vjetrit, as nuk u ankoheshim për menaxhim të keq. Por kur çmim i produkteve bujqësore shënoi rënie, të gjitha nevojat nuk mund të realizoheshin më sipas metodës së vjetër."

A është ky kapitulli i fundit i historisë ballkanike, skenar i së ardhmes së Kosovës? Për një periudhë të shkurtër në vitet e 70-ve, mendohej se lëvizja nga familja tradicionale ballkanike në familjet e vogla urbane do të ishte graduale, e përkrahur nga urbanizimi dhe mbështetja në profesion. Kjo ka ndodhur në Prishtinë. Pastaj erdhën periudhat e 1980-ës dhe të 90-ës, të cilat sollën dy ndryshime: një mjedis ekonomik dhe politik tërësisht të ashpër, dhe mundësia e sigurimit të të ardhurave nga jashtë nga emigrantët. Familja tradicionale u rikthye në rolin e saj të vjetër, duke u mbështetur sërish nga të ardhurat nga Zvicra dhe Gjermania. Ishin këto të ardhura nga jashtë të cilat bënë të mundur mbijetesën e saj nga rënia e ekonomisë baritore dhe shoqërisë bujqësore, të cilat edhe e kishin krijuar atë.

Me përfundimin e emigrimit masiv, presioni në fshatarësinë e Kosovës po rriten me shpejtësi. Fshatrat e Kosovës të cilat gjatë vitesh nuk kanë qenë më ekonomikisht stabile, po mbushen edhe më shumë me njerëz. Si rezultat i rregullave të trashëguara, mesatarja e ngastrave të tokës po bëhet e pamjaftueshme edhe për sigurimin e jetesës nga bujqësia. Pasi që periudha e emigrimit është në ditët e fundit, Kosova do të përballet me rritje akoma më të shpejtë të popullsisë sesa ajo e viteve 90-të, sidomos në hapësirat rurale.

Sot, 1.397.333 ose 73.2% e popullsisë kosovare jetojnë në hapësira rurale. Në çerek shekulli, që nga viti 1981, popullsia urbane është rritur deri në 100.000 banorë, ndërsa ajo rurale deri në 220.000. Pikërisht në hapësirat rurale, vazhdon të rritet popullsia sot me rritje të shpejtë.

Në vitin 2004, Kosova kishte 117.967 familje bujqësore. Në mes tyre, kultivoheshin vetëm 115.000 hektarë tokë. Pothuajse 90.000 të fermave të tyre janë më të vogla se 2 hektarë (mesatarja është 0.88 ha). Një përqindje në rritje e familjeve fshatare, nuk janë më në gjendje të përballojnë nevojat familjare me grurë qoftë edhe për një vit. Thjeshtë është e pamundur që tokat të ndahen akoma.

Rezultati është pakënaqësi në rritje dhe mosmarrëveshje. Irritimet shfaqen për ata që punojnë jashtë vendit, dhe që kanë arritur kufirin e kapacitetit dhe vullnetin e tyre për t´ i ndihmuar familjeve të mbetura nëpër fshatra. Pakënaqësitë shfaqen po ashtu në mes të vëllezërve të cilët tashmë janë lodhur duke kontribuar fitimet e tyre në arkën e përbashkët dhe duan të provojnë fatin e tyre me familjen e ngushtë.

Në vitin 2004, ESI-t i është treguar një letër, e dërguar nga një fshatar që kishte emigruar në vitin 1971, nga fshati Gjylekar, i komunës së Vitisë, vetëm 5 km larg nga Lubishta. Që prej 1971-shit, ai i kishte blerë familjes së tij një kombajnë korrëse, 2 ha tokë dhe një mori mjete pune, sikundër që edhe kishte financuar ndërtimin e shtëpive për secilin nga 4 vëllezërit. Në letër ai i kishte informuar vëllezërit e tij se prej tani e tutje, ai do të punonte vetëm për veten.

Fundi i emigrimit në mase, që pret litarin e sigurisë të derdhjes së ardhurave nga emigrimi që investohen në zonat rurale, ka shumë mundësi të shtojë stresin në familjet rurale, duke sfiduar vlerat tradicionale dhe duke përshpejtuar krijimin e njësiteve më të vogla të familjes.

Historia moderne e Ballkanit tregon si edhe mekanizmat më të sprovuar të mbijetesës si familja patriarkale, mund të shpërbëhen. Tani qeveria e Kosovës dhe këshilltarët ndërkombëtarë, e marrin si të qenë rolin që luan familja fshatare Kosovare në zbutjen e gjendjes dhe në zëvendësimin e sigurimit social nga shteti të këtyre familjeve. Kjo është dicka e rrezikshme. Në periudhën që vjen, mungesa e ligjeve të të forta ekonomike e sociale në zonat rurale sigurisht që sa vjen e do të kushtojë shtrenjtë.

Historiani austriak, Karl Kaser, eksperti me famë në studimin e strukturës familjare në Ballkan, paralajmëroi në vitin 1995 se "ne mund të pranojmë se sistemet e vlerave tradicionale janë në sforcim të tmerrshëm nga proceset e modernizimit; kjo përfshin kërcënimin e një shpërthimi nën kushtet e krizave sociale." Sot, të gjitha kushtet tregojnë që një shpërthim i tillë ka mundësi të ndodhë . Për të imagjinuar pasojat e rastit më të keq për Kosovën, mjafton të kujtojmë kaosin që shpërtheu në Shqipëri në vitin 1997.

V. KONKLUZIONE – FUNDI I NJË EPOKE ?

Në çfarë Epoke të Re po hyn Kosova? Nëse pyet një diplomat apo punonjës ndërkombëtar, gazetar apo analist, përgjigja ka për të qenë e njëjtë: Kosova është duke marrë vendimin për fazën finale të statusit të saj. Në Kosovë, si politikanët ashtu dhe qytetarët, e konsiderojnë fazën finale të statusit si hyrje në një botë të re e të panjohur.

E megjithatë realiteti i vrazhdë që do të përballoj Kosova, një ditë pas statusit ka filluar të shfaqet tashmë. Që prej 2004-ës FMN-ja I ka rëne ziles së alarmit. Pasi janë festuar për disa vjet sukseset e politikave ekonomike të UNMIK-ut, gjendja e ekonomisë së Kosovës e paraqitur në raportet e tyre më të fundit ekonomike sa vjen e po duket më e vrazhdë. Kështu ata thonë se Kosova " mund të futet ne një rreth vicioz", ka "probleme të rrënjosura thellë" situata është "e brishtë"; "e dobët"; dhe "parashikimi afatshkurtër, edhe në rastin më të mirë, nuk duket premtues". Kështu, që prej vitit 2004, Ekonomia e Kosovës po shteron ngadalë, megjithe prezencën e vazhdueshme të personelit ndërkombëtar. Sidoqoftë ky lajm alarmues nuk ka filtruar akoma deri në diskurset ndërkombëtare që kanë lidhje me ardhmërinë e Kosovës.

Edhe pse lajmet e këqija ekonomike ndjekin njëra tjetrën, askush prej hartuesve të politikave, si lokal ashtu dhe ndërkombëtar, nuk ka marrë hapa të shqyrtojnë shkaqet që ndryshuan strukturat e e aktiviteteve zhgënjyese ekonomike që prej vitit 1999. Kjo gjithashtu nuk ka çuar në hulumtimin nga afër të tendencave ekonomike në zonat rurale dhe madje as nuk ka shkaktuar debate serioze mbi efektin e politikave Evropiane të emigrimit mbi Kosovën.

Nëse një debat I tillë do të fillonte tani, si do të duhej të zhvillohej ai ne mënyrë që rezultatet e dala prej tij të kishin efekte pozitive? Është e qartë se nga ana e politikanëve Kosovarë, hapi i parë që do të duhej të ndërmerrnin do të fillonte me hartimin e politikave të besueshme ekonomike e sociale për zonat rurale të cilat do të sillnin ndryshimet në strukturat që emigrimi vetëm nuk mund ti sjelle kurrë. Politikat bujqësore nuk kanë vëmendjen e duhur në debatin e politikave të vendit. Kosova ka relativisht një nga popullsitë më të mëdha rurale dhe shpenzon me pak për person në bujqësi dhe zonat rurale në gjithë Ballkanin perëndimor. Çdo strategji zhvillimi kombëtare duhet të adresoje gjithashtu problemin e mundësisë për shkollim dhe koston e larte të shkollimit të mëtejshëm për zonat rurale. Programe të mbështetjes financiare për studentët dhe studentet që vijnë nga zonat rurale, për edukim të mëtejshëm, duhet të jenë një prioritet kombëtar.

Vendet Evropiane duhet të punojnë me autoritet Kosovare për të zhvilluar programe të punësimit të organizuar në ato vende të BE-së që kanë nevojë për krahë pune, në mënyre të tille që të jetë politikisht e pranueshme për të gjitha vendet evropiane. Kjo do të kërkoje natyrisht që institucionet Evropiane të punojnë së bashku me institucionet kosovare për të luftuar krimin e organizuar, që është një interes me prioritet i BE-së në Kosovë, si dhe një shqetësim i opinionit publik në shumë vende të BE-së. Por kjo do të kërkonte gjithashtu që të ndërmerreshin hapa konkrete për të ndihmuar kosovarët të hyjnë në tregjet e punës të Bashkimit Evropian.

Që një proces i organizuar i punësimit jashtë vendit, është i realizueshëm, tregohet qarte nga eksperienca e lëvizjeve të punësimit në vendet e tjera të Evropës këto pesë vitet e fundit. Kështu, shteti i vogël i Latvisë, që prej momentit të hyrjes në BE, në maj të vitit 2004, ka parë lëvizjen për punësim të 50,000 deri në 100,000 qytetarëve të saj, të cilët kanë shkuar të punojnë në vende të tjera të BE-së. (kur ka qene e nevojshme për këto vende). Në Rumani, autoritetet vlerësojnë se ka rreth 2 milion Rumunë që punojnë jashtë vendit, shume prej tyre me punësim të përkohshëm në Itali dhe Spanjë, duke përfituar nga lidhjet direkt me autobus nga fshatrat e tyre në drejtim të Italise, Spanjës ose Francës, Disa tregues thonë se niveli i ulët i lindjeve dhe emigrimi në vendet e kamura të BE-së, kanë filluar të krijojnë mungesë të krahut të punës ne ekonomitë në zhvillim të BE-së, duke përfshire edhe vendet e Evropës Qendrore. Në vitet e fundit, ekonomia spanjolle e cila po përjeton një "boom" ekonomik, ka pranuar rreth 500.000 punëtorë të huaj në vit. Si edhe shkruan një artikull në lidhje me këtë teme:

"vlera e një dekade të rritjes së shpejtë ekonomike e ka transformuar Spanjën nga një vend që eksportonte emigrantë, ne një vend me nevojë të madhe për emigrantë… Ekzistojnë akoma shumë punë, sidomos në fushën e ndërtimit dhe të teknologjisë dhe informacionit, të cilat punonjësit spanjolle ose nuk duan ose nuk kanë dëshirë ti kryejnë. Për më tepër, suksesi i madh i ekonomisë spanjolle po shoqërohet me një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në Evropë, që do të thotë që firmat do të kenë probleme të gjejnë punonjës të rinj kur të vjetrit do të dalin në pension, nëse nuk do të duan të punësojnë emigrantë."

Kosova duhet të krijojë një institucion për të menaxhuar çështjet sociale, ekonomike dhe legale të emigrimit. Një institucion i tillë do të duhej të fokusohej jo vetëm në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si destinacione klasike të Kosovarëve, por në të gjithë tregun evropian të punës. Ky institucion duhet të studiojë eksperiencat e emigrimit nga e gjithë bota dhe të mundësojë hyrjen e Kosovarëve në këto tregje. Gjithashtu duhet ti raportojë institucioneve të edukimit dhe hartuesve të politikave në Kosove në lidhje me nevojat e tregut evropian të punës dhe pasojat logjike të tij për edukimin dhe trajnimet këtu në Kosovë.

Ekziston një retorik boshe e ekzagjeruar mbi Evropianizimin e Kosovës si e vetmja rruge përpara, pas zgjidhjes së heshtjes përfundimtare të statusit. Por nëse ky Evropianizim nuk fokusohet sadopak në politikat e emigrimit dhe mundësinë e punësimit të organizuar në tregjet e Evropiane të punës, ka për të mbetur thjesht një parulle boshe. Nëse përfitimet e këtij procesi nuk do të shihen nga qytetarët ne Lubishte dhe Cerrce, në Isniq dhe Opojë, rezultati ka për të qene po aq bosh sa edhe premtimet e pambajtura të komunizmit. Politikat e tanishme të BE-së, që vazhdojnë te investojnë dhjetëra miliona për të stabilizuar Kosovën dhe Evropën Juglindore pa pasur një politike të besueshme zhvillimi, janë thjesht jo koherente. E njëjta gjë po ndodh edhe me autoritetet Kosovare të cilët mbështeten në paratë e dërguara nga jashtë për të mbajtur gjalle ekonominë rurale.

Qytetarët e Kosovës rurale së bashku me taksa paguesit Evropianë meritojnë me tepër sesa disa politika të pakoordinuara dhe kontradiktore që janë të destinuara të dështojnë në të ardhmen. Vetëm duke rivlerësuar edhe një herë politikat e tanishme ka për tu arritur një qëllim i larta e me vlerë, ai i stabilizimit njëherë e përgjithmonë të Ballkanit to Jugut pas dekada të tëra lufte.


The PDF-version of this report contains a detailed annex with additional information on Cerrce and Lubishte, ESI's village research methodology as well as IMF remittances calculations.