Dokument me Informata Paraprake: Projekti Lista e Bardhė. Politikat e BE-sė pėr Udhėtimin pa Viza pėr Ballkanin Perėndimor
1 November 2008
Brussels
Click here to view this document as a PDF file in A4 format. To download the PDF file to your computer, right-click here, select "Save Link/Target As..." in the contextmenu and choose a destination on your hard disk. If you are having problems opening this PDF file, please click here for help. Please note that the PDF version of this document also contains footnotes that are not used in its web version.
Muri i Shengenit

Kur bėhet fjalė pėr BE-nė, njėra prej dėshirave mė tė mėdha tė qytetarėve tė Ballkanit Perėndimor, pėrveē anėtarėsimit nė BE, ėshtė udhėtimi pa viza. Pėr vite me radhė, ky ka qenė njė synim i pakapshėm.

Sot, pėr tė hyrė nė zonėn e Shengenit, e cila e mbulon pjesėn mė tė madhe tė Bashkimit Evropian, qytetarėt e Ballkanit Perėndimor duhet tė marrin vizė tė qėndrimit tė shkurtėr nė njėrėn prej ambasadave apo konsullatave tė 24 shteteve tė zonės sė Shengenit. Procedura e aplikimit pėr vizė merr kohė, kushton dhe ėshtė pėrplot stres. Kjo pėrfshin edhe pritjen e gjatė nė rend, mbledhjen e shumė dokumenteve e madje edhe rrezikun e refuzimit tė kėrkesės pėr vizė. E gjithė kjo e vėshtirėson planifikimin e udhėtimit.

Politika pėr reforma pro-evropiane nė rajon dhe pėrpjekjet e evropianėve tė interesuar nė stabilizimin dhe integrimin e tėrė rajonit tė Ballkanit, pėrmbajnė nė vete edhe njė kosto tė lartė politike. Politikisht ėshtė absurde qė BE-ja iu ka premtuar ardhmėri evropiane vendeve tė Ballkanit Perėndimor, derisa nė tė njėjtėn kohė u vėshtirėson 20 milion qytetarėve tė tyre ta vizitojnė BE-nė dhe tė mėsojnė se ēka ėshtė Evropa. Ata e shohin kėtė si refuzim, dhe pyeten nėse e ardhmja evropiane e vendit tė tyre ėshtė e vėrtetė pėr shkak tė faktit se BE-ja nuk dėshiron t'i pranoj ata as si turistė. Ata poashtu e shohin kėtė si qasje diskriminuese: pse shtetasit e Kroacisė kurrė nuk e kishin problem tė udhėtojnė nė BE pa vizė madje edhe nė fillim tė viteve tė 90-ta, derisa ky ėshtė problem i patejkalueshėm pėr qytetarėt e Maqedonisė dhe Shqipėrisė sot? Pse kroatėt e Bosnjės, tė cilėt shpesh i kanė nga dy pasaporta, mund tė udhėtojnė pa kufizime me pasaportėn e tyre kroate, derisa fqinjėt e tyre boshnjak nuk mund ta bėjnė kėtė? Pse BE-ja ishte nė gjendje t'i shfuqizoj kufizimet e vizave pėr Bullgarinė nė vitin 2001, por akoma nuk mund ta bėjė tė njėjtėn gjė pėr njė kandidat zyrtar pėr anėtarėsim nė BE siē ėshtė Maqedonia nė vitin 2008? Si njėra prej shumė qytetarėve tė frustruara tė rajonit, Amila Ēelebiq njė 30-vjeēare nga Sarajeva i pėrmbledh ndjenjat e shpeshta tė rajonit lidhur me kėtė ēėshtje:

"Ēėshtja e regjimit tė vizave ėshtė njėra prej atyre ēėshtjeve tė cilat autoritetet tona nuk kanė arritur ta zgjidhin vite me radhė. Gjeneratat e reja, si ajo e imja, as nuk e dinė ēka do tė thotė udhėtimi pa vizė. Prindėrit tonė e kanė pėrjetuar kėtė, dhe ndoshta ata sot janė mė tė hidhėruar… Shumica e tė rinjve nė Bosnje kurrė nuk kanė udhėtuar nė vende tė BE-sė, prandaj pyetja logjike ėshtė: si mund ta zhvillojnė ata vizionin evropian nėse kurrė nuk e kanė pėrjetuar Evropėn, madje as si turistė?"

Nė pėrgjithėsi, ministrat e punėve tė brendshme tė BE-sė janė ata qė e pėrkrahin vazhdimin e status kuo-sė. Sipas ministrive pėr punė tė brendshme, dy arsyet kryesore pėr kufizimet e regjimit tė vizave janė frika nga zgjerimi i krimit tė organizuar nė BE dhe nga migrimi pėr punė ilegale. Tė dyja kėto arsye duhet tė shikohen mė me kujdes.

Aplikacionet e refuzuara pėr vizė Shengen nė vitin 2007
 

Austria

Franca

Gjermania

Greqia

Italia

Shqipëria

21% (2006)

21%

24%

26%

9%

BeH

19% (2006)

5%

15%

2%

1%

Maqedonia

14%

9%

17%

3%

7%

Mali i Zi

-

-

-

5%

0.3%

Serbia

5% (2006)

6%

10%

3%

2%

Sa i pėrket zgjerimit tė krimit tė organizuar nga Ballkani Perėndimor, tė gjitha dėshmitė ekzistuese tregojnė qė ky kėrcėnim ėshtė nė rėnie e sipėr.

Sipas raportit tė fundit nga Zyra e OKB-sė kundėr Drogės dhe Krimit (UNODC), imazhi i Ballkanit si vatėr e aktiviteteve kriminale ėshtė i vjetruar. UNODC-i tregon qė "rajoni i Ballkanit ėshtė njėri ndėr rajonet mė tė sigurta nė Evropė." Niveli i krimeve klasike – krimeve kundėr njerėzve dhe pronave, siē janė vrasjet, plaēkitjet, dhunimet, vjedhjet dhe sulmet – ėshtė mė i ulėt nė Ballkan se nė Evropėn Perėndimore. Trafikimi i drogės, armėve dhe i qenieve njerėzore nė rajon ėshtė po ashtu nė rėnie e sipėr.

Ballkani mbetet zonė transiti pėr heroinėn e destinuar pėr Evropėn Perėndimore. Megjithatė, pėrkundėr mendimit tė pėrgjithshėm shqiptarėt etnik nuk janė trafikantėt kryesor tė heroinės nė Evropė. Bazuar nė njė analizė tė 18,749 arrestimeve tė trafikimit tė heroinės nė vitin 2005 nė 15 shtete evropiane, tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė, Serbisė dhe Maqedonisė tė bashkuar (meqė statistikat kriminale nuk bėjnė dallime nė mes grupeve tė ndryshme etnike brenda njė shteti dhe nė tė gjitha kėto tri shtete ka shqiptarė etnik) pėrfaqėsonin vetėm rreth 6% tė tė arrestuarve nė rastet e trafikimit tė heroinės. 

UNODC-ja erdhi nė pėrfundim:

"Thėnė shkurt, fenomeni i vetėm pothuajse mė famėkeq i krimit tė organizuar nė Ballkan – rol ky i luajtur nga trafikuesit shqiptarė nė tregjet e heroinės nė Evropės Perėndimore – duket se ėshtė nė rėnie e sipėr. Trende tė ngjashme janė vėrejtur edhe nė tregjet e tjera tė mėdha tė krimit tė organizuar nė rajon."

Edhe brengat pėr migrimin pėr shkak tė punės ilegale, janė shpeshherė tė ekzagjeruara si rezultat i numrit relativisht tė vogėl tė qytetarėve nga Ballkani Perėndimor (20 milion) dhe fakti qė diasporat e tyre nė BE tashmė ju kanė ndihmuar shumė prej atyre qė dėshironin tė punonin nė vendet e jashtme. Njė studim i kryer nga Programi Zhvillimor i Kombeve tė Bashkuara (UNDP), i cili analizoi njė gamė tė gjerė tė tė dhėnave qė ndėrlidhen me migrimin nga qeveritė dhe studimet e bėra nė Evropėn Juglindore, arriti nė kėtė pėrfundim nė vitin 2005:

"Tė dhėnat e studimit theksojnė dy konkluzione tė rėndėsishme. Sė pari, ato tregojnė qė shumica e atyre qė dėshirojnė tė punojnė nė BE tashmė e kanė bėrė kėtė, qoftė edhe nė mėnyrė ilegale. Sė dyti, tė dhėnat tregojnė qė potenciali migrues i Evropės Juglindore ėshtė relativisht i vogėl […]. Numri maksimal i migruesve tė pėrkohshėm nga Ballkani Perėndimor dhe Lindor – bazuar nė ekzistencėn e kontakteve dhe tė punės – mund tė arrij nė 1.5 milion. Kontributi i Ballkanit Perėndimor nė kėtė numėr mund tė jetė nė mes 500,000 dhe njė milion. Ky ėshtė numėr i menaxhueshėm pėr Bashkimin Evropian: vetėm Italia dhe Greqia tashmė kanė mė tepėr migrues nga rajoni se kaq."

Qeveritė e vendeve tė Ballkanit Perėndimor vazhdimisht kanė lobuar nė Bashkimin Evropian pėr liberalizimin e regjimit tė vizave. Qė nė vitin 2003, nė Samitin e BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor nė Selanik, udhėheqėsit e BE-sė iu premtuan atyre diskutime me Komisionin Evropian pėr reformat e nevojshme pėr shfuqizimin e kėrkesave tė regjimit tė vizave.

"Ne e njohim rėndėsinė qė popujt e Ballkanit Perėndimor ja kushtojnė perspektivės pėr liberalizimin e regjimit tė vizave tė BE-sė. Ne po ashtu jemi tė vetėdijshėm qė progresi varet nga zbatimi i reformave kyēe nė fushat siē janė forcimi i sundimit tė ligjit, lufta kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe migrimit ilegal, dhe forcimi i kapaciteteve administrative pėr kontrollimin e kufijve dhe pėr sigurinė e dokumenteve. Vendet e Ballkanit Perėndimor mirėpresin synimin e Komisionit qė tė zhvilloj diskutime pėrbrenda kornizės sė Procesit tė Stabilizimit dhe Asociimit, me tė gjitha prej tyre, rreth kėrkesave pėr ēuarjen pėrpara tė kėtyre ēėshtjeve."

Por shumė vite kanė kaluar nga ky samit dhe asgjė nuk ka ndodhur. Nė vitin 2006, mė nė fund, BE-ja pranoi tė lehtėsoj procedurat e aplikimit pėr vizė me kusht tė arritjes sė marrėveshjeve pėr riatdhesimin e migruesve ilegal nga, apo qė kanė lidhje tė qartė me, Ballkanin Perėndimor. Megjithatė, kjo mė tepėr kishte tė bėnte me dėshirėn e BE-sė qė tė jetė nė gjendje ti kthej prapa jo vetėm migruesit ilegal qė janė shtetas tė njė vendi tė Ballkanit Perėndimor, por edhe shtetas tė vendeve tė treta apo persona pa nėnshtetėsi qė kanė kaluar nėpėr Ballkan. Dėshira pėr thjeshtėzimin e procedurave tė aplikimit pėr vizė pėr t'i shtuar kontaktet ndėr-njerėzore ishte sekondare. Marrėveshjet pėr Lehtėsimin e Regjimit tė Vizave, tė cilat hynė nė fuqi mė 1 janar 2008, nuk kanė sjell ndryshime tė mėdha nė terren (shih kapitullin e ardhshėm).

Izolimi i Ballkanit: Indeksi Henley për Kufizimet e Vizave në vitin 2006
Numri i vendeve në të cilat shtetasit e vendeve të përmendura nuk kanë mundur të udhëtojnë pa vizë në vitin 2006.

 

 

Danimarka, Finlanda, SHBA (më të pakufizuarat)
Polonia
Kroacia
Serbia dhe Mali i Zi
Maqedonia
Bosnja dhe Hercegovina
Shqipëria

Burma (Myanmar)
Afganistani (më i pakufizuari)

130
106
84
32
31
25
17
15
12

Henley & Partners ėshtė kompani e specializuar nė ligj ndėrkombėtar pėr imigrim, konsullor dhe qytetar (Henley Visa Restrictions Index).

Duke njohur faktin qė lehtėsimi i regjimit tė vizave nuk mund ta zėvendėsoj liberalizimin e regjimit tė vizave, disa vende anėtare tė Bashkimit Evropian nisėn tė avokojnė qė Komisioni tė filloj diskutimet me Ballkanin Perėndimor pėr udhėtimin pa viza. Nė Kėshill, ku vendet anėtare tė BE-sė mblidhen pėr tė diskutuar dhe vendosur mbi politikat, u zhvilluan diskutime tė nxehta nė mes pėrkrahėsve dhe kundėrshtarėve tė idesė pėr liberalizimin e regjimit tė vizave pėr vendet e Ballkanit Perėndimor.

Sllovenia, e cila kryesonte BE-nė gjatė gjysmės sė parė tė vitit 2008, kėrkonte shfuqizimin e kėrkesave pėr vizė, duke e bėrė kėshtu Ballkanin Perėndimor njėrin nga prioritetet e saj. Pavarėsia e Kosovės, e cila u shpall mė nė fund nė muajin shkurt tė vitit 2008, bėri qė Bashkimi Evropian tė kėrkoj njė qasje mė tė butė ndaj Serbisė. Mė 18 janar 2008, atėherė Komisioneri pėr Drejtėsi, Liri dhe Siguri Franco Frattini shpalli dialogun me Serbinė pėr udhėtimin pa viza. Sapo u nis dialogu me Serbinė, kjo mė mund t'i mohohej vendeve tė tjera fqinje. Dhjetė ditė mė vonė, mė 28 janar, Kėshilli:

"mirėpriti synimin e Komisionit Evropian qė sė shpejti tė lanēoj dialogun pėr regjimin e vizave me tė gjitha vendet e rajonit dhe shprehi gatishmėrinė e tij ta diskutoj kėtė ēėshtje mė tej […] me qėllim qė tė definoj harta tė hollėsishme rrugore tė cilat do tė vendosin standarde tė qarta pėr tė gjitha vendet e rajonit nė mėnyrė qė kėto tė fundit tė avancojnė gradualisht drejt liberalizimit tė regjimit tė vizave. Kjo do t'iu mundėsonte Kėshillit dhe Komisionit ta monitorojnė pėr sė afėrmi progresin nė reformat e nevojshme."

Mė 5 qershor 2008, Komisioni lanēoi dialogun pėr regjimin e vizave me tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor, pėrveē Kosovės, dhe ofroi harta rrugore pėr tė gjitha vendet. Komisioni u desh tė bėjė lėshime pėr disa prej vendeve anėtare, tė cilat insistuan jo vetėm nė kushte tė rrepta pėrbrenda hartave rrugore por edhe nė angazhimin e tyre tė drejtpėrdrejt nė monitorimin dhe vlerėsimin e progresit nga ana e Komisionit.

Mė 4 shtator 2008, Jacques Barrot, Komisioneri Evropian pėr ēėshtjet e drejtėsisė, lirisė dhe sigurisė, deklaroi qė udhėtimi pa viza pėr vendet siē ėshtė Maqedonia, e cila tashmė po i pėrmbush pothuajse tė gjitha kushtet e nevojshme, mund tė hyj nė fuqi nė vitin 2009. Megjithatė, zyrtarėt e tjerė tė Komisionit mendojnė qė kjo qasje ėshtė tejet optimiste. Ata pėrmendin rastin e vendeve anėtare tė BE-sė siē ėshtė Gjermania dhe Belgjika, tė cilat akoma janė shumė skeptike pėr largimin e kėrkesave pėr vizė.

Megjithatė, vendet e Ballkanit Perėndimor tash kanė rastin ta eliminojnė shakanė e ndalimeve nė regjimin e vizave. Ėshtė e qartė qė kėto vende duhet tė arrijnė progres nė pėrmbushjen e standardeve tė pėrcaktuara nė hartėn rrugore pėr regjimin e vizave.

Shumė zhurmė pėr asgjė: marrėveshjet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave

Marrėveshjet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave me Shqipėrinė, Bosnjėn e Hercegovinėn, Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė hyn nė fuqi mė 1 janar 2008, pas negociatave nė mes Komisionit Evropian dhe kėtyre shteteve nė periudhėn prej nėntorit 2006 deri nė maj 2007. Kėto marrėveshje duhet tė lehtėsojnė procedurat e aplikimit pėr vizė, mirėpo ato nuk i largojnė nė tėrėsi kėrkesat pėr marrjen e vizės.

Janė disa lloje tė vizės Shengen, por viza qė pėrdoret mė sė shumti pėr tė hyrė nė zonėn e Shengenit ėshtė viza e qėndrimit tė shkurtė me njė hyrje. Kjo vizė mund tė vlej deri nė tre muaj (dhe e pengon mundėsinė e punėsimit). Derisa Bashkimi Evropian ka parashtruar disa kushte pėr marrjen e vizės, kėrkesat tjera dhe llojet e dėshmive qė duhen ofruar varen nga vendi qė e jep vizėn dhe nga rrethanat personale tė aplikuesit.

Aplikuesi duhet t'i arsyetoj qėllimin dhe kushtet e udhėtimit tė planifikuar. Para marrėveshjeve pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave, shėrbimi i konsullatės mund tė kėrkonte dokumente tė ndryshme pėr ta dėshmuar qėllimin e udhėtimit, pėr shembull njė letėr tė ftesės, njė letėr nga subjekti qė e dėrgon (punėdhėnėsi, universiteti), dhe rezervimin e hotelit apo njė deklaratė tė lėshuar nga ndonjė autoritet vendor ku garantohet qė aplikuesi do tė vendoset tek njė person privat apo njė institucion. Qė nga 1 janari 2008, zakonisht ėshtė nevojitur vetėm njė dokument pėr tė arsyetuar qėllimin – p.sh. njė afarist duhet ta posedoj njė dokument nga kompania apo organizata pritėse tė miratuar nga Oda Ekonomike e vendit tė aplikuesit, studenti duhet tė posedoj njė letėr apo dėshmi tė vijimit tė mėsimeve nė universitetin apo shkollėn pritėse, turisti duhet tė posedoj njė certifikatė nga agjensioni i udhėtimit, etj.

Megjithatė, kėrkesat tjera kanė mbetur nė fuqi. Aplikuesi duhet tė ofroj dėshmi qė posedon fonde tė mjaftueshme financiare pėr financimin e udhėtimit pėrfshirė kėtu edhe rrugėn e kthimit me para tė gatshme, me ēeqe, kredit kartela dhe/apo raportin mbi gjendjen e llogarisė e bankare. Aplikuesi po ashtu duhet tė ketė dėshmi tė sigurimit adekuat shėndetėsor i cili mbulon rrugėn e kthimit dhe kujdesin mjekėsor nė vlerė minimale prej 30,000€. Shėrbimi konsullor po ashtu mund tė kėrkoj nga aplikuesi tė ofroj dėshmi tė vendit tė qėndrimit, tė lidhjeve me vendin e qėndrimit (familja, punėsimi, biznesi, prona) apo dėshmi pėr gjendjen e tyre sociale dhe profesionale. Nė rast tė refuzimit tė kėrkesės pėr vizė, vendi i cili e lėshon vizėn nuk duhet tė ofroj asnjė shpjegim.

Ndryshimet e tjera qė i kanė bėrė marrėveshjet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave janė tarifat pėr vizė nė vlerė prej 30€ nė vend tė 60€ si dhe kanė paraparė lirim nga tarifa pėr shumė grupe tė aplikuesve (siē janė pensionistėt, studentėt, sportistėt, gazetarėt, etj. – nė rastin e Maqedonisė, Komisioni pohon qė 80% tė aplikuesve janė tė liruar nga kjo tarifė; nė rastin e Bosnjės, mbi 50% janė tė liruar nga kjo tarifė).

Ekziston njė afat 10-ditor pėr vendimet pėr aplikacionet pėr vizė, si dhe kushte mė tė qarta se kush kualifikohet pėr vizė mė shumė hyrje. Ajo qė u negociua me shtetet nė fjalė ishin grupet e njerėzve qė do tė pėrfitonin nga numri i zvogėluar i dokumenteve pėr arsyetimin e qėllimit tė vizitės dhe lirimi nga tarifa e aplikacionit pėr vizė. Pesė marrėveshjet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave dallojnė nė kėtė aspekt.

Sipas njė studimi tė kryer nga Rrjeti Evropian pėr Veprim Qytetar (ECAS) nė bashkėpunim me OJQ-tė rajonale, marrėveshjet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave nuk kanė arritur tė pėrmirėsojnė shumė gjėra nė terren.

"Ekziston njė zbrazėti e madhe nė mes tė deklaratės sė Kėshillit Evropian [takimi i liderėve dhe qeverive tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian] mė 20 qershor [2008] pėr rėndėsinė e jashtėzakonshme ‘pėr promovimin e kontakteve ndėr-njerėzore nė mes Ballkanit Perėndimor dhe BE-sė', dhe asaj qė po ndodh nė terren. Deri sot nuk mund tė gjejmė pėrgjigje pozitive nga vendet e rajonit pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave, pėrveē nė trajtėn e ideve. Shumica e njerėzve nuk shohin ndonjė dallim nė mes tė gjendjes paraprake dhe gjendjes aktuale pas hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes."

Disa ambasada dhe konsullata kanė futur nė pėrdorim procedurat e thirrjes pėr caktimin e takimeve. Kėto procedura menaxhohen nga nėn-kontraktorė dhe telefonuesi paguan tarifė telefonike (deri nė 1€ pėr minutė); edhe pse vendime pėr aplikacionet pėr vizė duhet tė merren brenda 10 ditėve, nė Tiranė koha e pritjes pėr takim nė konsullatat greke dhe italiane nganjėherė zgjasin edhe 2-3 muaj; akoma mungon respekti dhe mirėsjellja ndaj aplikuesve.

Drita nė fund tė tunelit: liberalizimi i regjimit tė vizave

Hartat rrugore pėr regjimin e vizave janė pothuajse identike pėr tė gjitha vendet, ato pėrfshijnė rreth 50 aktivitete individuale, por marrin parasysh gjendjen specifike tė ēdo vendi sa i pėrket legjislacionit dhe praktikės. Kushtet pėrfshijnė ēėshtje thjesht teknike, siē ėshtė lėshimi i pasaportave tė lexueshme me futjen graduale tė shėnimeve biometrike (shenjave tė gishtėrinjve), miratimin dhe zbatimin e njė seti ligjesh dhe konventash ndėrkombėtare, e deri te ēėshtjet shumė tė gjėra siē ėshtė progresi nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe migrimit ilegal. Veprimet e kėrkuara bėjnė pjesė nė kėto kategori:

  • Zbatimi i marrėveshjes pėr kthim nė vendin e origjinės
  • Zbatimi i marrėveshjes pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave
  • Pasaportat, siguria e dokumentit dhe shėnimet biometrike
  • Menaxhimi i kufijve
  • Pėrgjegjėsia e mbajtėsit
  • Politika e azilit
  • Menaxhimi i migrimit
  • Parandalimi dhe luftimi i krimit tė organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit
  • Bashkėpunimi gjyqėsor nė raste kriminale (nė rrafshin ndėrkombėtar dhe me BE-nė)
  • Bashkėpunimi pėr zbatimin e ligjit (nė rrafshin kombėtar dhe ndėrkombėtar)
  • Mbrojtja e tė dhėnave
  • Liria e lėvizjes pėr shtetasit e vendit nė fjalė
  • Jo-diskriminimi gjatė lėshimit tė dokumenteve tė identifikimit
  • Tė drejtat e qytetarėve, pėrfshirė kėtu mbrojtjen e komuniteteve pakicė
  • Rata e aplikacionit tė refuzuar pėr vizė nė zonėn e Shengenit duhet t'i afrohet 3 pėrqindėshit (kjo masė shkaktoi shumė diskutime meqė edhe praktikat konsullore – p.sh. informatat e mira dhe tė qarta – edhe aftėsitė intelektuale tė aplikuesit ndikojnė nė kėtė ratė)
  • Masat pėr zbatimin e ndalimeve tė udhėtimit tė BE-sė 

Siē u tha nė konkludimet e Kėshillit mė 28 janar, jo vetėm Komisioni por edhe Kėshilli do ta monitoroj progresin, qė ėshtė e pazakontė. Nė raportet e tij tė rregullta tė zbatimit, Komisioni duhet ta marr parasysh "kontributin e ekspertėve pėrfshirė kėtu edhe ekspertėt e Vendeve Anėtare". Njė zyrtar i Komisionit i tha ESI-tė: "Vendet anėtare ishin shumė tė qarta qė dėshirojnė tė pėrfshihen nė pėrcaktimin e kritereve, nė monitorim dhe nė vlerėsim."

Kur njė vend t'i ketė pėrmbushur kushtet, Komisioni do t'i propozoj Kėshillit t'i shfuqizoj kėrkesat pėr viza pėr kėtė vend duke e ndryshuar Rregulloren e Kėshillit 539/2001. Ky ligj pėrmend tė gjitha vendet shtetasit e tė cilave duhet tė kenė vizė pėr tė hyrė nė zonėn e Shengenit (lista e zezė) si dhe vendet shtetasit e tė cilave janė tė liruar nga ky kusht (lista e bardhė). Kėshilli do tė votoj me shumicė, qė do tė thotė se vendet kundėrshtuese anėtare mund tė mbivotohen. Nuk ka shumė gjasa qė Komisioni do ta bėjė njė propozim ndaj vendeve kundėrshtuese anėtare nėse kėto tė fundit pėrfaqėsojnė njė grup me ndikim tė madh.

Sipas Komisionit, Maqedonia dhe Serbia sot janė vendet qė kanė arritur mė sė shumti progres nė pėrmbushjen e kushteve tė hartės rrugore. Mė 4 shtator 2008, Jacques Barrot, Komisioneri Evropian pėr ēėshtjet e drejtėsisė, lirisė dhe sigurisė, deklaroi qė udhėtimi pa viza pėr vendet siē ėshtė Maqedonia, e cila tashmė po i pėrmbush pothuajse tė gjitha kushtet e nevojshme, mund tė hyj nė fuqi nė vitin 2009.

Megjithatė, zyrtarėt e tjerė tė Komisionit mendojnė qė kjo qasje ėshtė tejet optimiste. Periudha nga momenti kur Komisioni bėn vlerėsim pozitiv dhe momenti i vendimit formal tė Kėshillit pėr shfuqizimin e kėrkesave tė vizės mund tė zgjas gjashtė muaj, nėse jo edhe mė gjatė. Kjo do tė thotė qė Komisioni do tė duhej tė lajmėronte nė pranverė tė vitit 2009 qė Maqedonia plotėson kushtet pėr liberalizimin e regjimit tė vizave nė mėnyrė qė Rregullorja e ndryshuar pastaj tė hyjė nė fuqi para fundit tė vitit.

Derisa Maqedonia dhe Serbia besojnė qė mund t'i pėrmbushin kushtet edhe para fundit tė kėtij viti, vendet e tjera po bėjnė plane pėr njė periudhė mė tė gjatė tė zbatimit. Bosnja dhe Hercegovina, e cila tashmė ka miratuar planin e veprimit, parasheh qė do t'i pėrmbush tė gjitha kėrkesat deri nė fund tė vitit 2009; Mali i Zi planifikon ta bėjė kėtė deri nė mes tė vitit 2009. Kjo do tė thotė qė edhe sipas skenarit mė tė mirė tė mundshėm, kėto vende nuk do tė futen nė Listėn e Bardhė tė Shengenit para vitit 2010.

Drejt pėrfshirjes nė listėn e bardhė tė Shengenit?

Deri nė fillim tė shtatorit tė vitit 2008, pesė shtetet e Ballkanit Perėndimor ia kishin dorėzuar Komisionit raportet e gatishmėrisė dhe planet e veprimit, duke dėshmuar nė mėnyrė tė hollėsishme ku qėndrojnė me ēdo kėrkesė dhe cilat masa planifikojnė t'i ndėrmarrin pėr t'i pėrmbushur kėto kėrkesa.  

Pas analizės nga Komisioni, Komisioneri Barrot do tė ofroj njė vlerėsim tė shkurtėr tė progresit nė Forumin e Drejtėsisė dhe tė Punėve tė Brendshme tė BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor, i cili do tė mbahet mė 6-7 nėntor 2008 nė Zagreb. Njė vlerėsim mė i hollėsishėm do t'iu dėrgohet autoriteteve kombėtare nė mes tė muajit nėntor. Komisioni po ashtu do tė ofroj informata pėr ato misione nė terren tė cilat sipas mendimit tė tij kanė nevojė pėr informata mė tė hollėsishme. Ekspertėt e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian do tė ftohen tė marrin pjesė nė kėto misione nė terren. Gjatė tėrė procesit do tė mbahen takime tjera nė mes tė Komisionit dhe vendeve tė Ballkanit Perėndimor.

Raundi i dytė i vlerėsimeve ėshtė paraparė tė bėhet nė pranverė tė vitit 2009. Republika Ēeke, e cila do ta ketė Kryesinė e Bashkimit Evropian gjatė gjysmės sė parė tė vitit 2009, planifikon ta ēoj kėtė ēėshtje pėrpara meqė i kushton rėndėsi tė madhe kontakteve ndėr-njerėzore nė mes tė BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor. Sipas skenarit mė tė mirė tė mundshėm, Presidenca Suedeze e BE-sė gjatė gjysmės sė dytė tė vitit 2009 shpreson se do t'i ofroj Kėshillit propozimet pėr ndryshimin e rregullores relevante tė BE-sė dhe pėr shfuqizimin e kėrkesave pėr vizė tė paktėn pėr disa, nėse jo pėr tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor.

Brussels, 1 November 2008
Click here to view this document as a PDF file in A4 format. To download the PDF file to your computer, right-click here, select "Save Link/Target As..." in the contextmenu and choose a destination on your hard disk. If you are having problems opening this PDF file, please click here for help. Please note that the PDF version of this document also contains footnotes that are not used in its web version.